Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:46   #38
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

VDEKJA E PARATHĖNĖSIT TĖ MADH TĖ TĖ GJITHA KOHĖVE


Nė ēastet e fundit tė jetės sė vet, Ndostradamusi seriozisht vuante nga dhimbja e eshtrave dhe nga sėmundja e ujit., sepse organizmi i tij ishti i lodhur dhe i raskapitur seriozisht. Gjatė tėrė kohės sė sėmundjes , nxėnėsi i tij besnik, Sevinije, nė asnjė ēast nuk ėshtė larguar nga shtrati. Atij ia kishte besuar shumė fsheftėsitė e parathėnieve, por edhe dėshirėn e vet tė fundit qė pas vdekjes tė varroset nė varrin qė personalisht e kishte ndėrtuar. Varreza ėshtė e vendosur ndėrmjet hyrjes dhe altarit tė kishės sė Shėn Martes nė Salone.
Ashtu siē jetoi dhe veproi, me pėrplot batica dhe zbatica tė jetės sė vet, i rraskapitur dhe i dėrmuar nga sėmundja , njė mbrėmje, para se t’i mbyllte sytė pėrgjithmonė, Nostradamusi ftoi notarin dhe vetė ia diktoi testamentin e fundit. Nxėnėsi i tij , Sevinije , duke e pėrshėndetur me fjalėt: “Do tė shihemi nesėr nė mėngjes” merr pėrgjigjen e prerė:
-“Nesėr, kur tė zbardhė dita, unė mė nuk do tė jem”Dhe me tė vėrtetė tė nesėrmen e gjejnė tė shtrirė nė mes tė shtratit dhe tavolinės sė punės, pranė dritares sė hapur, me sy tė mbyllur pėrgjithmonė.
Vdekja e tij ka mundėsi tė parathuhet edhe nė kėto vargje:
Kur lajmėtari tė kėthehet me dhuratėn e mbretit
Zoti si tė paaftė (ate) do ta njehi
Miqtė (qė) t’i njoftojnė vllėzėrit do tė ngasin
Ate nė shtrat tė vdekur do ta hasin.


Sėmundja e kaplon Nostradamusin pas kthimit tė tij nga njė vizitė te mbreti i Arlesit dhe nga ky udhėtim vjen me njė dhuratė madhėshtore:emėrimin e vet si mjek zyrtar nė oborrin mbretėror.
Vdekja pason 7 muaj pas botimit tė kėtyre vargjeve parathėnėse.
Ishte ditė e ngrohtė korriku i vitit 1566, kur pėrgjithmonė largohet nga bota fizike njė gjeni qė shekuj me radhė, me parathėniet e tij do ta mbajė nė ankth tėrė botėn.
Nostradamusi jetoi 62 vjet, 6 muaj e 12 ditė.Varroset nė varrezat e kishės sė SHĖN MARTES nė Salon tė Francės, nė njė varrezė tė cilėn e ndėrtoi sa ishte i gjallė. Me dėshirėn e tij tė fundit ėshtė varrosur , jo siē ishte zakoni horizontalisht, por vertikalisht. Ky zakon i varrimit nuk ėshtė i njohur askund nė botė. Nuk ka kurrfarė gjurmash materiale dhe as tė shkruara, se ndonjė popull i lashtė, apo ndonjė rast tjetėr individual tė varrosė tė vdekurit nė kėtė mėnyrė. Vlerėsimet se varrosja e till vertikale ėshtė bėrė pėr shkak tė mosshkeljes sė varrit, janė jo aq bindėse. Varri ishte ndėrtuar pranė murit, ndėrmjet hyrjes nė kishė dhe oltarit, prandaj, edhe sikur tė ishte horizontale , nuk do tė kishte mundėsi tė shkilej.
Pse ėshtė varrosur kėshtu, edhe sot e kėsaj dite mbetet enigmė e pazbuluar. Dhe, besoj se kurrė nuk do tė zbulohet.
Nostradamusi, sikur edhe i vdekur, ka dashur t’i tregojė njerėzimit se ai ėshtė njė profet i madh. Gjatė Revolucionit Francez disa revolucionarė tė dehur ia shkatėrrojnė varrin dhe ēuditėrisht shkatėrruesi vdes nė vend, e nė gėrmadhat e eshtrave tė tij gjendet pllaka me mbishkrimin e vitit 1791, vit kur shkatėrrohet varri i tij.
E pabesueshme, por e vėrtetė! Nostradamusi ka paraparė edhe vitin e rrėnimit tė varrit tė tij. Se sa do tė bėjnė bujė tė madhe veprat e tij nė parashikimin e ngjarjeve tė ardhshme tek gjeneratat qė do tė vijnė, ka qenė mė se i vetėdishėm dhe kėtė njohuri e parathotė kėshtu:
Kur pėrgjithmonė tė shuhet qenia ime materiale
Mė shumė do tė bėjnė (bujė) shkrimet e mia
Se sa unė gjatė tėrė jetės sime.


Kontributin pėr pėrmbushjen e vazhdueshme tė kėsaj parathėnie, po e japim edhe ne me kėtė prezentim tė tij modest pėr lexues shqiptarė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė