Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:41   #4
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pas vdekjes sė Titos nė Maj 1980, demonstratat paqėsore tė pranverės sė viti 1981 (demonstruesit mbanin nė duar fotografi tė Titos) u pėrdorėn nga Serbia si pretekst pėr rrethimin e zonės dhe ndėrhyrje jashtėzakonisht brutale kundėr demonstruesve. Duhet tė ketė pasur rreth 200 tė vdekur. (xviii) Kjo ndėrhyrje u ndoq nga njė valė spastrimesh nė administratė dhe ēdo institucion shtetėror nga "tjetėrsimi ideologjik", dmth nga "separatistėt shqiptarė" si edhe nga njė fushatė shpifjesh e mediave jugosllave kundėr shqiptarėve. Sidomos sukses pati kjo fushatė me pretendimin se shqiptarėt e Kosovės pėrdhunojnė nė mėnyrė masive gra serbe, deri edhe murgesha serbe. Nė tė vėrtetė numri i pėrdhunimeve nė Kosovė ėshtė shumė mė i vogėl sesa ai mesatar i Serbisė ose i Jugosllavisė. Vetėm 9.6% e viktimave tė keqbėrėsve shqiptarė ishin serbe dhe asnjėra nuk ishte murgeshė. (xix) Numri i madh i lindjeve tek shqiptarėt u pa si njė sulm ndaj RFJ i cili duhej neutralizuar duke i ēuar ritmet e shtimit tė shqiptarėve nė zero (xx). Pėr kėtė dolėn rregulla mbi kontrollin e lindjeve dhe pėr pengimin e familjeve me shumė fėmijė. Kėto rregulla u kufizuan nė mėnyrė tė rafinuar vetėm tek shqiptarėt edhe pse kjo nuk thuhet shprehimisht nė tekstin e ligjit (xxi). Nė vitin 1989 Kosovės ju hoq edhe formalisht autonomia (sipas njė vendimi tė Parlamentit kosovar me 23.03.1989, para tė cilit parlamentarėt u kėrcėnuan jashtėzakonisht, gjatė votimit Parlamenti ishte i rrethuar me tanke, mbi tė fluturonin helikopterė, nė votim morėn pjesė edhe joparlamentarė dhe numri i saktė i votave nuk u numėrua (xxii). Pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Kryesinė federale u pėrpoq mė kot ta fuste Autonominė e Kosovės nė projektin e njė kushtetute tė re (xxiii). Heqja me dhunė e autonomisė sė Kosovės ishte hapi i parė i madh i Serbisė drejt shkatėrrimit tė Jugosllavisė dhe ndėrtimit tė njė shteti tė ri nėn sundimin serb. Pėrfaqėsuesit e Republikave tė tjera dhe kryeministri i atėhershėm i Jugosllavisė, kroati Markovic, i panė me shumė frikė veprimet e Serbisė. Por ata shpresonin se Kosova do mjaftonte pėr tė kėnaqur aspiratat e Serbisė. "Kosova ėshtė njė fushė me mina, ku ne nuk guxojmė tė shkelim" ka thėnė Markovic. Ai shpresonte ta shpėtonte Jugosllavinė duke u pėrqėndruar nė reformat e ekonomisė sė tregut. (xxiv) Tė lėnė tė vetėm nė kėtė mėnyrė, parlamentarėt e Parlamentit tė Kosovės (4/5) u mblodhėn pėrsėri me 02.07.1990 dhe e shpallėn Kosovėn si shtet federal ("Republikė") tė Jugosllavisė, vendosėn nė vitin 1990 njė kushtetutė tė re dhe, pėrfundimisht, me 22.09.1991 Pavarėsinė e plotė tė Kosovės. Kjo Pavarėsi u ligjėrua nė Referendumin e mbajtur me 26-30.09.1991 nga 87% e banorėve me tė drejtė vote (xxv). Kosova ka njė Parlament, njė President dhe administratė lokale (tė gjitha tė zgjedhura rishtaz nė vitin 1998) dhe njė qeveri nė ekzil (Bonn). Tė gjitha kėto institucione financohen nga kontribute vullnetare. Pothuaj krejt popullsia e Kosovės e refuzon regjimin jugosllav dhe nuk merr pjesė nė zgjedhjet serbe/jugosllave. Serbia/Jugosllavia nuk e njeh gjithė kėtė organizim (xxvi) dhe ndjek njė politikė gjithnjė e mė tė ashpėr persekutimi ndaj shqiptarėve.
Mė qartė duket kjo nė fushėn ekonomike. Nė Kosovė, si nė gjithė ish-Jugosllavinė, tė gjitha ndėrmarrjet e mėdha ishin "Organizata tė punės sė bashkuar", njėfarė ortakėsie. Pronar ishte kolektivi i punonjėsve tė ndėrmarrjes, i cili duhet tė vendoste edhe mbi pushimet nga puna. Qysh para 1989 merreshin nė punė me preferencė jo-shqiptarė. Kėshtu nė marrėdhėnie tė qėndrueshme pune ishin 59.000 serbė dhe vetėm 164.000 shqiptarė. Pas heqjes sė autonomisė sė Kosovės, parlamenti i Serbisė miratoi njė ligj mbi marrėdhėniet e punės nė raste tė veēanta. Ky ligj u pėrdor vetėm nė Kosovė dhe i lejonte drejtorėve tė firmave tė pushonin nga puna punonjėsit me vendim tė tyre personal. Veē kėsaj, nė ndėrmarrje tė veēanta kosovare mes 1990 dhe 1992 u morėn 371 vendime mbi "masa tė pėrkohshme pėr mbrojtjen shoqėrore tė tė drejtave tė vetadministrimit". Kėto vendime hoqėn organet drejtuese tė zgjedhura tė deriatėhershme dhe ia kaluan tė gjitha tė drejtat personave serbė tė emėruar si "organe tė pėrkohshme". Kėto "organe tė pėrkohshme" kishin tė drejtėn tė vendosnin mbi "marrėdhėniet e statusit dhe tė punės" dhe "shpėrndarjen e tė ardhurave personale". Mbi kėtė bazė u pushuan nga puna rreth 145.000 punonjės shqiptarė. Shumė prej tyre iu morėn edhe banesat, tė cilat iu dhanė personave serbė. Sipas tė dhėnave tė ministrit serb tė industrisė, u pėrgatitėn pėr privatizim rreth 253 "ndėrmarrje tė mbrojtura nga shoqėria" ("90% e ekonomisė kosovare"). Rreth 1/3 do t'i shitet me kushte tė volitshme punonjėsve, qė ishin tashmė pothuaj krejtėsisht serbė. Edhe pjesa tjetėr i shitet pothuaj vetėm serbėve. Firma tė mėdha i shiten gjithashtu blerėsve tė huaj (Telekomi serb, i cili ka pėrvetėsuar edhe atė kosovar, iu shit njė firme italiane dhe njė firme greke, miniera e Trepēės firmės greke Mytilneos, pjesė tė Ferronikelit Thyssen-it, etj) (xxvii). Kėshtu pėrvetėsohen firmat kosovare dhe pasuritė nėntokėsore nga serbėt. Firmat e vogla shqiptare, artizanati, tregtia, etj, gjenden vazhdimisht nėn presionin e policisė financiare dhe tė autoriteteve tė tjera serbe. Ata shpesh detyrohen tė mbyllin (xxviii). Nga ana tjetėr, fonde dhe toka vihen nė dispozicion pėr tė mbėshtetur serbėt: pėr formimin e ndėrmarrjeve ku ata do gjejnė punė, pėr toka pėr ata qė janė fermerė, pėr ndėrtimin e shtėpive. Suksesi i kėtyre masave ėshtė i vogėl. Rreth 14.000 Kolonistė serbė kanė ardhur deri tani nė Kosovė, 2/3 e tyre por e kanė lėshuar pėrsėri atė pėr shkak tė varfėrisė qė mbizotėron atje (xxix). Me mjetet qė vihen nė dispozicion pėr serbėt e ardhur pasurohen serbė lokalė, qė nganjėherė edhe makineritė pėr ndėrmarrjet e reja serbe ose ato tė blera prej tyre i kanė nisur nė Serbi (xxx). Vetėm shitjen e tokės tek shqiptarėt e pengon njė ligj serb i 18.04.1991, (xxxi) i cili ndalon tregti imobiliare qė mund tė ndryshojnė "pėrbėrjen kombėtare tė popullsisė". Shuma tė mėdha fitojnė pushtetmbajtėsit serbė dhe policėt edhe nėpėrmjet rryshfeteve qė paguhen nga administrata kosovare nė mėnyrė qė shkollat, spitalet, etj. kosovare tė l ihen nė njė farė mase nė qetėsi. Ata fitojnė gjithashtu edhe nėpėrmjet shumave qė grabisin kur zbulojnė nisje tė hollash nė Kosovė nga jashtė vendit. Kritikuesit e linjės sė qėndresės sė padhunshme tė udhėheqjes kosovare pretendojnė se aparati policor serb mund tė financohet plotėsisht nga burime tė tilla (xxxii).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė