Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-03-06, 00:08   #65
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

DEKLARATĖ E MYFTINISĖ SHKODĖR

NĖ LIDHJE ME VENDOSJEN E BUSTIT TĖ SHENJTORES KATOLIKE
NĖNĖ TEREZA NĖ AMBIENTET PUBLIKE NĖ SHKODĖR


Myftinia Shkodėr del sot me kėtė deklaratė pėr median pas
kėrkesave dhe peticioneve qė i janė drejtuar asaj nga
besimtarėt myslimanė dhe nė veēanti nga njė bashkėsi
qytetare tė lagjes Xhabije pėr mos vendosjen e bustit tė
Shenjtores Nėnė Tereza nė pronat publike apo nė Xhabije, si
dhe pėr tė dhėnė qėndrimin zyrtar tė Institucionit tonė.

Nga ana tjetėr habitemi nga disa komente dhe interpretime
tendencioze tė disa mediave ndaj deklaratės tė dalur para
disa ditėve nga shoqatat Islame.

Ne pa mėdyshje nderojmė dhe respektojmė figurat kombėtare
dhe humane. Gjithashtu vlerėsojmė ēmimet, shėrbimet dhe
kontributin e Nėnė Terezės pėr tė varfėrit, jetimėt dhe tė
sėmurėt. Nė thelb figura e saj ėshtė fetare dhe si e tillė
thelbi i misionit qė ajo ka luajtur ka qenė propogandimi i
katolicizmit.

Ndėrkaq, informojmė ata qė nuk e dinė se Nėnė Tereza ėshtė
shenjtėruar nga Papa Gjon Pali i II pėr kontributin e saj
si misionare katolike pėr propogandimin e misionit fetar.
Po ashtu ai qė lexon literaturėn mbi jetėn, veprimtarinė
dhe biografinė e Nėnė Terezės vėren nė thelb misionin e saj
fetar.

Nėnė Tereza duke sqaruar pėrkatėsinė e saj thotė: “Pėrsa i
pėrket fesė jam murgeshė katolike, sipas thirrjes i pėrkas
botės, por zemra ime i pėrket plotėsisht Jezu Krishtit”.
Ndėrsa Dom Ndoc Nogaj nė kryeshkrimin e botuar nė revistėn
“Mbas Teje” tė muajit tetor 2003, duke vlerėsuar figurėn e
saj ndėr tė tjera thotė se: ajo ėshtė Lavdi e kishės
katolike botėrore, krenari e kombit shqiptar.

Ėshtė e padrejtė qė figura e saj tė vlerėsohet nė mėnyrė tė
njėanshme dhe tė harrohet me qėllim apo paqėllim misioni i
saj fetar pėr tė cilin ajo shkriu jetėn.

Prandaj mendojmė se cėnohet tolerance fetare nė Shkodėr nė
rast tė vendosjes sė bustit tė saj nė pronat publike apo nė
lagjen Xhabije.

Emėrimeve masive tė padrejta tė pjesės katolike nė postet
kyēe nė pushtetin lokal apo kryqeve tė paligjshme tė
vendosura ne vende publike i bėjmė thirrje anėtarėve tė
Kėshillit Bashkiak tė mos i shtojnė njė provokim tjetėr
i cili cėnon tolerancėn ndėrfetare nė Shkodėr.

Pėr kėto arsye kėrkojmė nga anėtarėt e organit vendimarrės
tė kėtij Kėshilli tė mos miratojė vendosjen e kėtij busti
nė pronat publike apo nė lagjen Xhabije, por po qe se
vendoset, tė vendoset nė ambientet fetare katolike.



Shkodėr mė, 25.03.2006
MYFTINIA SHKODĖR
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė