Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-06, 23:53   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si u shkrua romani "Gremina e dashunise"??

"Punonim bashke me Mustafa Greblleshin, tregonte Ibrahim Hasnaj, miku i tij me i ngushte, pak kohe para se te ndahej nga kjo jete, ne revisten "Njeriu". Ishte viti 1943. Bashke me ne ne redaksine e asaj reviste vertet prestigjoze te asaj kohe ishte edhe profesori i njohur Fiqiri Llagami. Mustafai lishte kohe qe me kishte folur per nje subjekt interesant kishte ndermend te shkruante nje roman, por sic shprehej ai, nuk po arrinte te gjente castin e duhur per te nisur punen. Ma kishte thene disa here kete gje dhe une nje dite ia tregoj kete fakt profesor Llagamit. Ishim duke pire kafe tek "London" (ish bar restorant ne bulevardin "Zog I"). Ai u mendua pak. Me sa kuptova i erdhi keq, ngaqe ia njihte aftesine e talentin Mustafait. Gjithsesi, pasi e shoshitem nje cope here muhabetin, kusdisem nje plan, nepermjet te cilit do ta shtynim per ta realizuar projektin, qe po e mundonte prej shume kohesh".

Madje, sipas tregimit te Ibrahim Hasnajt, zbatimi i planit kishte nisur qe ate dite. Sapo ishin kthyer ne redaksi, profesor Llagami kishte ngacmuar Hasnajn kinse duke iu drejtuar Greblleshit, qe e kishte lene mbas dore krijimtarine letrare kohet e fundit. Dhe Greblleshi kishte aprovuar verejtjen e profesorit. "Ti, i ishte drejtuar Hasnaj, Greblleshit, mos u merr me krijimet e mija, shkruaj ate roman qe me ke thone prej kaq kohesh, do e shkruaj sot e do e shkruaj neser". Kaq kishte mjaftuar per t'u ndezur debati. Dhe puna kishte mberritur deri aty, sa per zgjidhjen atij "konflikti" profesor Llagami, kishte shpallur nje "duel" letrar midis dy shkrimtareve te rinj tiranas, Ibrahim Hasnaj e Mustafa Greblleshi, duke filluar nga ajo dite, brenda harkut kohor te dy javeve, duhej te dorzonin ne redaksi secili nga nje roman. Per te cilet se kush permbante me shume vlera do te ipesh vlersimi nga nje komision, qe do te ngrite revista "Njeriu".

Dhe keshtu kishte nisur ky "duel" midis krijuesish te talentuar, ndoshta unikal ne llojin e tij. Gjithsesi, gjithnje sipas tregimit te Hasnajt, i cili personalisht as kishte patur nder mend edhe as e kishte marre mundimin ato dite per te shkruar nje roman, Gjithcka ishte bere kinse per te nxitur Mustafain, qe po ate dite e kishte nisur punen me shume vrull.

Ditet ne vazhdim profesor Llagami, mengjezeve sapo shkelte ne redaksi pyeste Hasnajt, si po i shkonte puna me romanin. "Bukuri, i pergjigjesha une, vijon tregimi Hasnajt, po me rreshket pena vetvetiu". Kurse Mustafaj thoshte vetem kaq: "Po punoj, te shohim se cdo te bej". Nderkohe ato dite ne Athine zhvillohej nje mbledhje e gazetareve ballkanas, nga redaksia "Njeriu" ishte caktuar te shkonte Mustafa Greblleshi. Madje, dita e nisjes se tij per ne Greqi, perkonte me ate te afatit per dorezimin e romanit. Dhe pikerisht ate mengjez para se te nisej per ne Athine, Mustafa Greblleshi erdhi ne redaksi, dorezoi doreshkrimin e romanit dhe u largua nga qe koha nuk i premtonte. "E kam gdhire mbreme, deri sa i dhashe fund, vetem kaq tha dhe u largua mgaqe koha nuk i premtonte. Bashke me profesor Llagamin e morem ne doreshkrimin e lene, dhe u pame sy me sy kur lexuam faqen e pare "Gremina e dashunise" roman nga Mustafa Greblleshi. Profesori pasi e lexoi faqen e pare ma kaloi mua.
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė