Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-06, 01:38   #17
beli_gl
 
Anėtarėsuar: 30-04-06
Vendndodhja: gjilan
Postime: 3
beli_gl i vlerėsuar jo keq
Gabim

Pra, i derguari i Allahut e lejoi dhenien e beses nga femra dhe e beri ate pengese per vrasjen e atij mushriku. Prandaj kafirat qe jane ne vendin tone ne bese (dmth iu jepet viza nga shteti musliman, sh.p.) jane te respektuar dhe eshte haram te vriten. Nga e tere kjo shihet se aksioni me bombe ne qytetin Huber (Khobar), i cili u krye ne vend te banuar, me banore qe e kane te mbrojtur gjakun dhe pasurine, naten e dites se merkure (10) te ketij muaji Safer te vitit 1417h (1996 sh.p.) dhe qe shkaktoi me shume se 18 te vrare dhe 386 te plagosur, prej te cileve ka muslimane femije, gra, pleq, burra dhe te rinj dhe ne te cilin u shkaterruan mallra dhe ndertesa te shumta, eshte gabim dhe s'ka dyshim se kete aksion nuk e perkrah as sheriati, as mendja, e as natyrshmeria.


Sa i perket sheriatit, ju i degjuat pak me pare argumentat Kur'anor dhe Sunnetik: detyrimin e respektimit te gjakut dhe pasurise se muslimaneve, gjithashtu edhe te jomuslimaneve, te cilet kane bese apo kontrate apo garance nga muslimanet. Respektimi i atyre, te cileve u eshte dhene besa, eshte prej miresive te fese islame. Dhe nuk do te thote nese ne i respektojme ata ne baze te marreveshjeve qe i kemi me ta se ne i duam ata apo i ndihmojme ata, mirepo kjo eshte zbatim i premtimit, ngase premtimi ka pergjegjesi.


Sa i perket mendjes, asnje njeri i menēur nuk prek ne nje gje te ndaluar, ngase i di pasojat e keqija te kesaj vepre. Gjithashtu i menēuri nuk e vepron nje veper te lejuar deri sa te dije rezultatin e saj dhe ēfare pasojash ka. Ka thene ResulUllahi sallAllahu alejhi we sellem:'Kush beson ne Allahun dhe diten e gjykimit, le te flase ate qe eshte mire ose le te heshte'. Pra urdheroi i derguari te mos flase njeriu asgje pos asaj qe eshte mire, nga imani i plote. Nga kjo thuhet se, qe njeriu te mos beje asnje veper pos veprave te mira, eshte nga imani i plote i njeriut. Dhe s'ka dyshim se kjo veper e ulte ka pasoja shume te keqija, prej te cilave do te permendim ne vijim ato qe na lehtesohen t'i permendim.


Ndersa sa i perket refuzimit te kesaj vepre nga natyrshmeria e njerezve, ēdo njeri me natyrshmeri te shendoshe e urren sulmin mbi te tjeret.


Cili eshte gjynahi i te lenduarve muslimane nga ky sulm?


Cili eshte gjynahi i njerezve te qete ne shtreterit e tyre, qe te goditen nga ky sulm i dhimbshem?


Cili eshte gjynahi i atyre qe u eshte dhene besa nga muslimanet?


Cili eshte gjynahi i femijeve, pleqve dhe plakave?


Ky me te vertete eshte sulm i keq dhe i paarsyeshem.


Sa i perket pasojave,


Se pari:ky sulm eshte mosrespektim i Allahut dhe te derguarit te tij, ngacmim i te ndaluarave nga Allahu dhe cytje e vetes para mallkimit te Allahut, melaikeve dhe te gjithe njerezve dhe se Allahu nuk ia pranon vepruesit te kesaj vepre as farzin e as nafilen.


Se dyti:prej pasojave te keqija eshte njollosja e Islamit me kete veper, ngase armiqte e kesaj feje do ta shfrytezojne kete veper per njollosjen e Islamit dhe largimin e njerezve prej tij, edhepse Islami eshte i paster nga kjo veper. Ngase, edukata islame eshte sinqeritet, miresi dhe mbajtje e beses, dhe Islami terheq verejtjen shume kunder kesaj vepre dhe veprave te ngjashme me te.


Se treti:nga pasojat e keqija eshte se do te akuzohen te perkushtuarit ne fe per kryerjen e ketij akti, edhepse ne e dime se ata qe e praktikojne sheriatin e Allahut me perpikmeri nuk e pranojne kurre kete veper, bile distancohen prej saj dhe e kundershtojne deri ne fund. Kjo ngase i kapuri per fene e Allahut, eshte ai qe vepron ne fene e Allahut ate qe do Allahu, jo ate qe ia ha mendja apo ia thote shija e tij e bazuar ne emocione te vrullshme dhe ne mehnexh (metodologji pune) te larguar nga e verteta. Dhe kjo, e kam per qellim te kapurit e vertete per sheriatin, eshte e shumte ne mesin e rinise sone (e ka per qellim Arabine Saudite), dhe Hamdi i takon Allahut.


Se katerti:prej pasojave te keqija eshte se shume njerez te thjeshte, te cilet nuk e dine realitetin e te kapurit per fese se Allahut, do t'i shikojne shume prej te kapurve per feje, te cilet jane te pafajshem nga ky akt, me sy te armiqesise, frikes, kujdesit dhe paralajmerimit kunder tyre, siē kemi degjuar nga disa injorante te thjeshte te ua terheqin vemendjen femijeve te tyre nga te kapurit per feje, posaēerisht pasi i pane ata qe u denuan per sulmet me eksploziv ne qytetit e Rijadit.


Me kete rast, o vellezer, ēuditem me disa njerez qe u kane dhene liri gjuheve te veta te flasin per vendimin e gjyqit (vendimi i gjyqit ishte te vriten kryesit e kesaj vepre, sh.p.) edhepse ky vendim eshte dhene ne rruget me te forta te gjykimit, ngase eshte dhene nga nje numer i gjykatesve, te cileve u besohen gjakrat dhe pasurite e njerezve. Pastaj u pajtua me kete gjykim edhe gjykata e apelit, pastaj u aprovua nga keshilli suprem i gjyqesise dhe u zbatua nga pushtetari i ketij vendi.


Si mundet pas tere kesaj te leshoje gjuhen mbi kete gjykim muslimani qe beson ne Allahun dhe fjalet e Tij, dhe te thote se ky gjykim eshte me afer gjynahit se miresise. Nese flet njeriu ēka flet per kete gjykim qe eshte marre me rruget me te forta te gjykimit, atehere e ka te lehte te flase per pune edhe me te vogla. Mirepo, te gjithe e dine se vendi yne eshte vendi me i forte ne bote ne gjykim sipas asaj qe e ka zbritur Allahu dhe per kete deshmon ēdokush, dhe Hamdi i takon Allahut. Dhe besoj se po te ishte goditur ne te afermit e tij ky foles, nuk do te kishte folur keq per kete gjykim. Por nese supozojme qe ka gabuar gjykatesi ne kete gjykim, atehere ai eshte gabim i falur dhe shperblehet per kete gjykim te gabuar me nje shperblim, siē ka ardhur ne hadith te vertete nga ResulUllahi sallAllahu alejhi we sellem mbi gjykatesin qe ben ixhtihad (mundohet te jape gjykim te drejte) dhe gabon.


Ky gjykim ishte ndeshkim per ata qe u munduan te bejne fesad (ērregullim) ne kete vend, e ata qe u gjykuan, mbaruan ate qe e kishin te caktuar te jetojne dhe do te shperblehen per veprat qe i kane bere. Mirepo, ne ne kete vend u besojme gjykatesve tone, atyre qe gjykuan dhe atyre qe e zbatuan gjykimin, dhe e lusim Allahun t'i drejtoje ne fjalet dhe veprat e tyre.


Se pesti:nga pasojat e keqija te kesaj vepre te shemtuar, e kam per qellim eksplodimin ne qytetin e Huberit, eshte se kjo veper nxit anarkine ne kete vend, i cili duhet te jete vendi me sigurine dhe qetesine me te madhe ne bote, ngase ne te eshte Ka'beja, te cilen e ka bere Allahu vend jetese per njerezit qe i kryejne ne te punet e tyre fetare e boterore.


Thote Allahu (kuptimi shqip):"Dhe kur e beme e Ka'ben vendkthim per njerezit dhe vend te sigurt" el-Bekareh 125.


Dhe thote:"E beri Allahu Ka'ben, shtepine e shenjte, vend jetese" el-Maideh 97.


Dhe eshte e ditur se njerezit s'mund te arrijne te Ka'beja pos nese kalojne neper ndonje ane te ketij vendi.


Se gjashti:prej pasojave te keqija te kesaj vepre te shemtuar, eshte ēka ka ndodhur si pasoje e saj ne humbje jetrash dhe pasurishe, dhe demtim dhe lendime siē eshte pare ne mjete te informimit, gje nga e cila pelcasin zemrat dhe rrjedhin lotet: kur shihen femijet e lenduar ne shtreter te spitalit te lenduar ne sy, vesh, dore, kembe apo ndonje pjese tjeter te trupit, se si i shikojne vizitoret e tyre. S'mund te shlyejne ate qe u ka ndodhur e as te shtyejne ate qe i pret.


A ka njeri qe e pranon dhe e pelqen kete?!


Permiresimi i gjendjes nuk behet me keto pune. E keqja nuk sjell te mire dhe mjetet e keqija kurre s'do te jene rruge per permiresim.


Si mund te pastrohet e felliqura me nje gje edhe me te felliqur!


E dime ne dhe te diturit dhe njerezit me pervoje, dhe falenderimi i takon Allahun, se vendi yne sot eshte vendi me i mire islam ne gjykim me ate qe e ka zbritur Allahu dhe ne largim nga punet e ulta dhe gjerat qe e shkaterrojne moralin. Nuk ka ne vendin tone, dhe Hamdi i takon Allahut, varre qe behet tavaf rreth tyre dhe qe adhurohen; nuk ka, nuk shitet dhe nuk pihet alkoholi haptazi; nuk ka ne te kisha ku lutet tjeterkush pos Allahut, dhe s'ka ne te shume gjera qe dihen sot ne shume vende islame.


A mund te paramendohet nga nje njeri qe punon sinqerisht per Allahun, pejgamberin dhe muslimanet, t'i barte fitnet ne vendin tone?!


Prandaj, le t'ia kene drone Allahut dhe le te flasin fjale te drejta dhe le te bejne pune te lavderuara.


O Allah, ne te lusin ne kete vendqendrim tonin, duke e pritur nje farz nga farzet e tuaja, qe ta shkaterrosh fesadin dhe fesatgjinjte. O Allah, shkaterroje fesadin dhe fesatgjinjte. O Allah, beji kurthat e tyre qe ata vete te bien ne to, dhe beji planet e tyre shkaterrim te tyrin, o Zoti i ēdo gjeje. O Allah, ruaje vendin tone nga fitnet e qarta dhe te fshehta. O Allah, na ruaj nga sherret e veteve tona dhe nga sherret e robeve Tu dhe mbaje te forte sigurine ne vendin tone dhe shtoji atij miresi dhe permiresim, se Ti me te vertete ben ēka te duash.


I them keto fjale dhe kerkoj falje te Allahu per mua dhe per ju dhe per te gjithe muslimanet per ēdo gjynah. Pra kerkoni falje te Ai se Ai eshte Fales i madh dhe shume i Meshirshem.
beli_gl Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė