Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-11, 09:07   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: "Kombi kosovar"?

Pikėrisht kėtu qėndron prapavija qėllimkeqe dhe antishqiptare e nocionit "Kosova multietnike". Kosova multietnike u duhet qarqeve tė lartpėrmendura qė t’u mohojnė shqiptarėve tė Kosovės dėshirėn e natyrshme dhe shumė tė drejtė pėr bashkim me shtetin e tyre amė. "Kosova multietnike" ėshtė siguri pėr ata qė nuk duan Shqipėri tė fuqishme nė Ballkan, pasi njė Kosovė e tillė nuk mund t’i bashkohet asnjė shteti tjetėr "etnik". "Kosova multietnike” dhe "Shqipėria etnike" janė nė kontradiktė tė drejtpėrdrejtė dhe pėrjashtojnė plotėsisht njėra-tjetrėn, edhe si nocione edhe si realitete tė imagjinuara nga dikush qė punon kundėr interesave shqiptare nė rajon. Prandaj, vendimmarrėsit politkė shqiptarė, bashkė mė elitėn shkencore, duhet t’ua shpjegojnė mirė aleatėve tanė tė medhenj si ShBA-tė dhe disa shteteve europiane "multietnicitetin artificial" nė Kosovė, me gjithė argumentet e mundshme racionale/logjike kundėr tij. Njė formė e tillė e zgjidhjes shumetnike nė njė shtet me 95 % popullsi njėetnike ėshtė jodemokratike dhe imponuese. Format e tilla detyruese totalitariste janė pjesė e sė kaluarės sė dhimbshme e cila nuk duhet lejuar tė pėrsėritet mė. Vitet 1878 -1912- 1981 - 1998, kur Kosova bėhej multietnike me dhunė, nuk duhet tė pėrsėriten mė. Nėse nė ato vite Rankoviqi detyronte shqiptarėt tė regjistrohen si turq, sot ndikimet ekonomike janė duke e bėrė tė njėjtėn gjė. Prandaj, duhet qėndruar bashkė kundėr kėtyre forcave tė errėsirės, pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe shqiptare tė gjeneratave tė ardhshme.

-Produkt i dytė akoma mė i rezikshėm i atyre qarqeve qė nuk duan faktorizimin e shqptarėve nė rajon, ėshtė i a.q. "kombi kosovar". Ky ėshtė njė zbulim akoma mė monstruoz, i pranuar me shumė kėnaqėsi nė Shqipėri dhe nė Kosovė nga struktura tė ndryshme minore interesi.
Nė Shqipėri, falsiteti "komb kosovar" u pranua menjėherė nga individė e grupe qė financohen nga Greqia dhe gjithė infrastruktura e saj e fuqishme nė Tiranė, si nė ekonomi ashtu edhe nė politkė e masmedia. I pari qė e pranoi me shumė gėzim dhe i dėrgoi njė pėrshėndetje tė madhe sa Bjeshkėt e Nemuna ekzistencės sė "kombit kosovar" tė ndryshėm nga ai shqiptar, ishte "Hirėsia e tij, fortlumturia e tij, doktor profesor i shkencave politike dhe juridike, mėkėmbėsi i Jezusit nė tokė, patrioti i madh i ēėshtjes kombėtare greke, martiri i kombit grek- Janullatos Anastasios".
Pas tij vrapuan ta konfirmojnė ekzistencėn e "kombit kosovar", apatridėt pa identitet tė qartė kombėtar, si Fatos Lubonja, Maks Velo bashkė me kompaninė e organizatave "joqeveritare" qė i financon qeveria e Greqisė. Lubonja nuk u surprizua shumė nga zbulimi i kombit kosovar, pasi gati njėzet vjet merret me ndryshimet mes "ne shqiptarėve dhe ju kosovarėve". Bile, iu fanit si nė ėndėr para syve realizimi i profecisė sė tij pėr ndarjet e dallimet e pakthyeshme mes "shqiptarėve dhe kosovarėve".
Nė Kosovė teoria false e "kombit kosovar", u pranua menjėherė nga individė me komplekse tė ndryshme inferioriteti ndaj shkencės sė mirėfilltė shqiptare, persona qė nuk janė nė gjendje ta pėrvetėsojnė atė mė elementaren - standardin e gjuhės shqipe. Si pėrfaqėsues mė tipik i kėsaj kategorie tė paktė personash nė Prishtinė ėshtė Migjen Kelmendi. Paramendoni Migjenin duke u pėrpjekur tė flasė siē duhet anglisht, kur nuk ėshtė nė gjendje tė mėsojė si duhet standardin e gjuhės sė tij amtare - shqipes. Pra, kjo kategori konformiste, pragmatiste, karrieriste e gati analfabete, e frikėsuar nga konkurrenca e fortė qė u vie nga Tirana, u akomoduan menjėherė me "shtetin tonė multietnik tė Kosovės" dhe me "kombin kosovar", duke ngritur nė "kufijtė" e Kosovės me …Shqipėrinė barriera akoma mė tė mėdha e mė tė pakalueshme se ato qė i ngriti Sėrbia nė kohėn e apart-heidit (1990-1999). Zaten kėta kanė pervojė me njė kosovarizėm shumė tė ngjashem nga e kaluara e afėrt e artė e "vėllazėrim - bashkimit " jugosllav.
Ēėshtja e formimit tė kombeve (kombformimit), siē thamė edhe nė fillim tė shkrimit, ėshtė komplekse, delikate dhe e ndikuar/influencuar/kushtėzuar nga njė numėr i madh i faktorėve, nė periudha shumė tė gjata kohore. Ajo nuk mund tė spjegohet nė bazė tė shkrimeve tė vetėm njė autori dhe ideve tė shprehura vetėm nė njė libėr me titull "Imagined Communities", pas tė cilit ėshtė kapur si prifti pėr kryqi njė analist "kosovar" me pėrkatėsi etnike shqiptare kohėve tė fundit. Tani ky, edhe pse nė shkrimet e tij pėrpiqet ta hedhė poshtė teorinė e Stalinit pėr kombin e atė tė Leninit pėr vetėvendosje, pėrsėri, ndoshta pa vetėdije, bie nėn ndikimin e asaj maksimės sė njohur marksiste: gjendja ekonomike (baza materiale) pėrcakton vetėdijen kombėtare (shoqėrore). Kėtyre u erdhi mirė provincializmi i Prishtinės dhe izolimi nė qarqe mė tė ngushta kulturore ku mund tė paraqiten si mė tė arrirė nė punėn e tyre. Financohen dhe i shėrbejnė asaj pjese tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila ka marrė pėrsipėr qė nė mėnyrė te kamufluar e paqėsore ta zhbėjė pavarėsinė reale tė Kosovės dhe identitetin historik shqiptar tė saj, duke e shndėrruar kėtė nė lėkurė leopardi.
Kėtė mosvullnet pėr t’u pėrballur denjėsisht me mungesat e kapaciteteve personale profesionale, pėrpiqen ta mbulojnė me teorizime boshe, duke cituar autorė tė ndryshėm ndėrkombėtarė. Njėri prej kėtyre analisteve, vazhdimisht, nė ē'do shkrim apologjetik per "identitetin kosovar", e citon Benedikt Andersonin dhe veprėn "Imagined Communities". Ne do ta ndihmojmė qė ta zgjerojė pak horizontin dhe i rekomandojmė edhe disa vepra tjera tė kėsaj fushe, si p.sh Ernest Gelner "Nations and Nationalism", Andrew Wilson "The Ukrainians, an Unexpected Nation", Adrian Hastings "The Construction of Nationhood", Anthony Smith "Theories of Nationalism", Erik Hobsbaum "Nations and Nationalism since 1870", "Hugh Seaton - Watson "Nations and States", e shumė tė tjerė, ku gjenden njė numėr i madh teorive dhe kėndvėshtrimeve tė ndryshme nė lidhje me identitetet kombėtare dhe pėrdorimin e teknikave e metodave tė ndryshme pėr, tė themi kushtimisht, "formimin e kombeve". Nuk ėshtė e thėnė se kėto teori angleze (apo perėndimore) janė mė tė pėrparuara, mė tė drejta, mė demokratike e mė tė zhvilluara se teoria marksiste pėr "kombformimin" dhe vetėvendosjen e popujve/kombeve. Kontributi i njė diktatori komunist, si Lenini pėr vetėvendosjen e kombeve tė ish- BRSS-sė, qoftė edhe e kushtėzuar nga faktorė tė ndryshėm interesi, duhet pranuar se ka qenė shumė i madh dhe pozitiv. Ėshtė e vėrtetė qė vetėvendosja e popujve ka dhėnė njė kontribut tė madh nė procesin e pėrparimit dhe kalimit tė popujve nė njė shkallė mė tė lartė, nė nivelin e shtetit-komb (kombit-shtet).


>>>>>>>>>>
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė