Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-07, 01:51   #51
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lexo me kujdes virtytet e besimtarėve nė fillim tė kaptinės El-Enfal, vetitė e tė devotshmėve nė fillim tė kaptines El-Insan, cilėsitė e bėmirėsve nė kaptinėn Edh-Dharijat apo cilėsitė e tė zotėve tė mendjes (ulul el-bab) nė kaptinėn Er-Ra'd.
Lexoje me vėmendje biografinė e Muhammedit s.a.v.s., do ta gjesh atė me tė vėrtetė si njė Kur'an tė gjallė, shpjegues i vėrtetė dhe praktik i Kur'anit. Jeta e tij nė pėrgjithėsi ishte nė pėrputhshmėri tė plotė me Kur'anin. Nuk kishte kurrfarė ndarje nė mes personalitetit dhe biografisė sė tij, nė mes jetės sė tij praktike dhe Kur'anit, ngase nė tė kundėrten armiqėt e tij do tė gjenin pretekst pėr ta kundėrshtuar e do t'i thonin: o Muhammed, ajo ēfarė vepron ti bie ndesh me mėsimet qė pėrmban libri yt (Kur'ani)?!.. mirėpo askush nuk bėri njė gjė tė tillė, pėr shkak se ai pa kurrfarė dyshimi kishte pamje reale tė moralit kur'anor.
Ndėrsa sa i pėrket moralit tė kėtij Pejgamberi madhėshtorė, dr. Jusuf Karadavi tha: "Morali dhe sjellja e tij ėshtė shembull pėr mbarė njerėzimin, pėr tė fuqishmit dhe tė dobėtit, pėr ndihmuesit dhe kundėrshtarėt, pėr njerėzit e afėrm dhe tė largėt, pėr muslimanėt dhe jomuslimanėt. Ishte mė i sjellshmi me familjen e vet, po ashtu ishte mė i sjellshmi edhe me tė afėrmit e tij, me njerėzit e largėt, bile edhe me ata qė e urrenin…Me tė vėrtetė ėshtė shembull i gjallė dhe nė gradėn mė tė lartė tė pėrsosmėrisė njerėzore nė tė gjitha kėto raporte, saqė edhe me shėrbėtorėt e tij."
Tregon Enesi (r.a.) nė fund tė jetės sė Muhammedit s.a.v.s.: "I kam shėrbyer Pejamberit (s.a.v.s.) 10 vite tė plota e ai asnjėherė nuk mė tha as "uf". Asnjėherė nuk mė qortoi pėr njė punė qė e pata bėrė, pse e bėre atė, e as pėr diē qė se pata bėrė, pse se bėre?! Por thoshte: "Ajo qė ėshtė kader (e pėrcaktuar) do tė ndodhė." Ndodhte qė ndonjėherė ta zemėronin ndonjė nga shėrbėtorėt e tij, e ai vetėm e shikonte dhe thonte: Pasha All-llahun, sikur tė mos ishte hakmarrja Ditėn e Kijametit, do tė ndėshkoja me kėtė misvak… jo me thupėr e as me kėrbaq.
Dr. Karadavi nė vazhdim potencoi edhe kėtė: "Pejgamberi i All-llahut jetonte sikur Dita e Gjykimit tė ishte prezente tek ai, jetonte nė kėtė botė me zemėr tė banorėve tė ahiretit, kėmbėt e tij ecnin nėpėr tokė, kurse shikimin e drejtonte kah qielli… Komunikonte dhe ishte nė kontakt me njerėzit, mirėpo zemra e tij ishte e lidhur me Krijuesin…Kishte sjellje shumė tė mira edhe me shėrbėtorėt dhe njerėzit mė tė ulėt. Pėr kėtė, sahabet e tij tregonin se i Dėrguari i All-llahut askėnd kurrė nuk e kishte rrahur (goditur) me diēka, as ndonjė bashkėshorte, shėrbėtorė apo kafshė…
"Morali i tij ishte gjithėpėrfshirės i cili pėrfshinte tėrė jetėn, dhe nga madhėshtia e kėtij morali ishte se posedonte njė moral stabil. Ekzistojnė njerėz tė cilėt me ndryshimin e gjendjes sė tyre, ndryshon edhe morali e sjellja e tyre. Ndryshe sillen kur janė tė pasur e ndryshe kur janė tė varfėr, ndryshe kur janė nė vėshtirėsi e ndryshe nė lehtėsi… kurse Muhammedi s.a.v.s. gjithnjė qėndronte stabil nė moralin dhe sjelljen e tij, si gjatė paqės ashtu edhe gjatė luftės. Nuk ekzistonte tek ai ajo ēfarė thonė perėndimorėt se "qėllimi justifikon mėnyrėn-mjetin", jo, ai nuk pranonte vetėm se qėllimin e ndershėm dhe mjetin e pastėr. Nuk pranonte kurrė qė tė afrohej pranė Krijuesit nė mėnyrė tė padrejtė, ngase All-llahu ėshtė i mirė dhe nuk pranon vetėmse tė mirėn. Politika ishte nė korelacion me moralin e tij, e po ashtu edhe lufta, ekonomia dhe shkenca...tė gjitha ishin nė pėrputhje me moralin e tij.
Mė pastaj dr. Karadavi foli edhe pėr emanetin (besnikėrinė) e tij, ku ndėr tjerash tha: "Idhujtarėt mekkas nga Pejgamberi s.a.v.s. kėrkuan siguri dhe garanci qė mallin dhe pasurinė e tyre mos t'ua marrin kur tė kthehen prej Medines nė Meke. Atėherė, kur All-llahu i dha leje qė tė shpėrngulet, e mbajti fjalėn qė u kishte dhėnė atij populli tė cilėt e kishin maltretuar nė mėnyrėn mė barbare dhe e kishin persekutuar e larguar nga vendi mė i dashur i All-llahut dhe vendi mė i dashur i tij (Mekka), e kishin bėrė lloj-lloj veprime tė shumta pėr t'i penguar njerėzit nga rruga e vėrtetė. Pejgamberi i Zotit kishte mundėsi qė si shkėmbim tė asaj qė vepruan idhujtarėt t'ju konfiskojė gjithė pasurinė e tyre, por ai nuk bėri njė gjė tė tillė. Obligoi Aliun r.a. qė t'ju kthente amanetin tė zotėve tė tyre... e quajtėn Emin-besnik qysh nė rininė e tij...
"Dr. Karadavi nė fund theksoi se nga madhėshtia e moralit Muhammedan ėshtė se ai kishte njė moral tė barazpeshuar, i jepte ēdo sendi hakun e vet. Kryente pėr mrekulli obligimet qė kishte ndaj All-llahut, ndaj vetvetes dhe tė tjerėve duke iu drejtuar muslimanit se ka pėr obligim qė t'ia jep hakun Zotit tė tij, trupit, familjes, bashkėshortes, pra me njė fjalė duhet t'ia jep ēdo sendit hakun e vet. Prandaj ishte prej atyre qė mė sė shumti e adhuronte All-llahun, por nė tė njejtėn kohė i kryente edhe obligimet qė kishte ndaj grave tė veta, shokėve dhe tė gjithė njerėzve nė pėrgjithėsi. Jeta e tij ishte nė balancim tė plotė nė mes anės ezoterike dhe ekzoterike, nė mes trupit dhe shpirtit, kėsaj bote dhe botės tjetėr.
Ky pra ėshtė Pejgamberi s.a.v.s. i cili plotėsoi tė gjitha normat e moralit tė mirėfilltė dhe tha: "Vėrtetė jam dėrguar qė tė pėrsosė normat e moralit (tuaj)".

Hytbe e mbajtur nė Doha, Katar, 10.02.2006
Pėrktheu nga gjuha arabe
Enes ef. Koshi
08.03.2006.islamgjakova.net
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė