Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-08, 14:57   #2
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Fytyra nė Mars

Nė vitin 1992, gjatė njė ligjėrimi nė selinė e Kombeve tė Bashkuara, Hoaglandi shfrytėzoi rastin qė ta sulmojė vendimin e NASA-s pėr refuzimin qė prapė tė fotografohet sipėrfaqja e Cydonias nėpėrmjet sondės Mars Observer, e cila duhej tė lansohej kah fundi i atij viti. Kjo sondė ishte e pajisur me instrumente shumė mė tė fuqishme se ato tė sondave Viking 1 dhe 2, dhe kėshtu do tė zgjidhte njėherė e pėrgjithmonė fenomenin e Cydonias. Ėshtė ironike, por misioni i sondės Mars Observer dėshtoi gjatė hyrjes nė orbitėn e Marsit.
Edhe astronomi i njohur amerikan C. Sagan, i cili “Fytyrėn nė Mars” nė fillim e kishte interpretuar si lojė e hijes dhe dritės, kėrkoi nė dhjetor tė vitit 1996, pak para vdekjes, qė njė mision i ardhshėm ta hulumtojė mu kėtė regjion tė Cydonias dhe ta zbardhė fenomenin e kėsaj “fytyre mistike”.
Me lansimin e sondės Mars Global Surveyor, qė arriti nė Mars kah fundi i vitit 1997, supozimet e lartpėrmendura filluan ta humbin kuptimin. Fotografitė precize dhe me njė rezolucion shumė tė lartė, tė bėra nė regjionin e Cydonias, ku ndodhej figura, dėshmojnė se “Fytyra nė Mars” nuk ishte asgjė tjetėr vetėm lojė e dritė-hijes, e cila nga ana e majtė, e vėshtruar nga lart, krijonte iluzionin e fytyrės sė njeriut. Sipas skeptikėve tė mėparshėm, ishte nėna natyrė, ajo qė kishte krijuar formacione me dukje tė tilla, e jo jashtėtokėsorėt, Marsianėt ose Atlantėt.
Nė prill tė vitit 1998, sonda Mars Global Surveyor fluturoi pėrsėri mbi regjionin e Cydonias. Kėtė herė caku ishte qendra e “Sheshit tė qytetit”. Nė fotografitė e rezolucionit shumė tė mirė nuk shihej askund asnjė rrugė, asnjė ndėrtim, asgjė e jashtėzakonshme. Formacionet, qė mendohej se ishin krijesa artificiale, dukej se ishte krijesa natyrore tė formuara pėrmes erėrave dhe erozionit.

Edhe fotografitė e fundit qė i bėri sonda Mars Global Surveyor nė kėtė regjion, nė prill tė vitin 2001, gjatė misionit tė zgjatur, me gjithė rezolucionin e lartė, nuk e zgjidhėn plotėsisht kėtė enigmė. Megjithėse, pėr shumicėn e ekspertėve tė NASA-s kjo ishte ēėshtje e mbyllur. Pėr ta, strukturat e krijuara nė regjionin e Cydonias janė formacione absolutisht natyrore dhe kurrfarė ndėrtimesh artificiale tė krijuara nga jashtėtokėsorėt. Mirėpo, nė anėn tjetėr, ata edhe zyrtarisht konfirmojnė hulumtimin e gjurmėve tė inteligjencės jashtėtokėsore.
Shkencėtarėt, adhurues tė teorisė sė qenieve jashtėtokėsore, nuk pajtoheshin me tė dhėnat zyrtare tė NASA-s. Mark Carlotto, pas hulumtimit tė fotografive tė sondės Mars Global Surveyor, me gjithė rezolucionin e lartė tė tyre, nuk pėrjashton mundėsinė e krijimit artificial tė formacioneve nė atė regjion, e sidomos “Fytyrės nė Mars”. Shkencėtarėt mendojnė se objektet nė regjionin e Cydonias janė ndėrtime tė lashta e, natyrisht, erozioni gjatė viteve ka lėnė gjurmėt e tij, duke i dėmtuar mjaftė ato. Fotografimi i “fytyrės” nga afėr, qė u bė nga sonda Mars Global Surveyor, nuk e zgjidh enigmėn e saj, pasi dimensioni i saj ėshtė mjaft i madh, qė kap njė gjatėsi prej rreth 1. 5 km, dhe i jep kuptim skulpturės vetėm kur tė shikohet nga njė lartėsi e mjaftueshme, qė lė tė kuptohet se ajo ėshtė krijuar si mesazh pėr vizitorėt e jashtėm. Me gjithė ndryshimet klimatike qė pasuan gjatė historisė sė Marsit, kėto objekte i rezistuan erozionit duke ruajtur simetrinė e tyre deri nė ditėt tona, e sidomos piramida D&M. Kjo piramidė pesėkėndore, qė u studiua edhe nga specialisti hartografik nė Ministrinė e Mbrojtjes, Erol Torun, kap njė sipėrfaqe prej rreth 1000 x 1500 m, ka njė lartėsi prej rreth 1000 m, dhe ruan edhe sot e kėsaj dite njė simetri prej 99% rreth boshtit tė saj. Sipas matjeve qė ai bėri, gjatėsia dhe diagonalja e kėtyre kėndeve qėndrojnė 1:1.6 nė raport mes veti, e qė sipas mėsimeve tė famshme tė Leonardo DaVincit, qė ka bėrė nė vizatimet proporcionale tė trupit tė njeriut, kjo paraqet: “Prerjen e artė”.

Edhe pas gjithė kėtyre debateve, diskutimeve, supozimeve, hipotezave shkencore, laike ose sharlatane, misteri i regjionit tė Cydonias mbetet akoma temė e nxehtė dhe aktuale, jo vetėm nė kornizat e shkencės sė astronomisė, por edhe nė opinionin e gjerė. Zgjidhja e plotė e kėtij fenomeni si dhe shumė fenomeneve tė tjera qė fsheh planeti i kuq - Marsi, shpresohet se do tė bėhen, vetėm atėherė kur kėmba e njeriut ta shkelė sipėrfaqen e tij. Tė mos harrojmė tė cekim kėtu edhe misionin e 9 sondave „Ranger“, qė u lansuan nga viti 1961 (Ranger 1) e deri nė vitin 1965 (Ranger 9), pėr zbulime nė Hėnė. Sondat e kėtij misioni, bėnė mbi 17.000 fotografi tė sipėrfaqes sė Hėnės (300-500 i janė ekspozuar opinionit) por, nė momentin kur njeriu pėr herė tė parė shkeli mbi tė, vetėm atėherė e kuptoi se pėr atė trup qiellor nuk di gati asgjė!

(Marrė nga libri “Marsi planet i mistereve")
Libri “Marsi planet i mistereve” mund tė shkarkohet falas nė web faqen:
www.sa-kra.ch
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė