Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-04-11, 17:40   #19
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime pashket

Urimi i Imzot Dodė Gjergjit pėr Pashkėt

Ipeshkvi i Kosovės, Imzot Dodė Gjergji, iu ėshtė drejtuar besimtarėve dhe vullnetmirėve tė vendit me njė urim me rastin e Pashkėve.

Ipeshkvi i Kosovės nė urimin me rastin e Pashkėve ndėr tė tjera shkruan “Ne, tė cilėt besojmė, me zemėr plot gėzim, falėnderojmė Zotin e Ringjallur, i cili, na bashkon nė dashurinė e Tij tė pėrkryer dhe jetėdhėnėse. Dashuri kjo, tė cilėn, Zoti e ka manifestuar nė forma tė ndryshme dhe e ka vulosur me gjakun e Qengjit tė pafajshėm, nė flijimin e Kalvarit”.

“Sot, ditėn e Pashkėve, me gėzim-plotė dhe me shpresė dėshmojmė se: Zoti ynė Jezu Krishti, e ka mundur vdekjen dhe me ngjalljen e Tij, tė gjithė ne jemi ftuar, tė jemi tė bijtė e Atit tonė nė Qiell”, thuhet nė urim.


Myftiu Tėrnava pėrgėzon Ipeshkvin Dodė Gjergji

Me rastin e Festės sė Pashkėve, kryetari i Bashkėsisė sė Fesė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava i ka dėrguar njė telegram urimi Ipeshkvit Dodė Gjergj.

“I nderuari Ipeshkėv, zotėri Dodė Gjergji, me rastin e festės sė Pashkėve kam nderin dhe kėnaqėsinė qė nė emrin tim personal dhe nė emėr tė bashkėpunėtorėve tė mi, si dhe nė emėr tė besimtarėve tė besimit Islam t’u pėrcjell Juve personalisht, bashkėpunėtorėve tuaj, si dhe tė gjithė besimtarėve tė besimit katolik urimet e mia mė tė sinqerta, duke u dėshiruar gjithė tė mirat e begatitė e Zotit.

Uroj qė mesazhet dhe porositė qė dalin nga festa e Pashkėve tė jenė nė funksion tė fisnikėrimit tė popullit tonė dhe gjithė popujve anembanė globit.Festat tona janė rast i mirė pėr tė pėrkujtuar dhe shprehur respektin ndaj Krijuesit tė pėrbashkėt. Shfrytėzoj rastin qė pėr kėtė festė tė pėrgėzojė edhe tė gjithė pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, qė veprojnė nė Kosovė”, thuhet pos tjerash nė urimin e myftiut Tėrnava.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė