Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-09, 19:28   #159
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "Bac, u kry"! Nėnshkruhet protokolli Serbi-EULEX

KE- Serbia ta trajtojė kufirin me Kosovėn, si kufi shtetėrorKomisioni Evropian do ta vizitojė kufirin Kosovė-Serbi nė mėnyrė qė tė bindet edhe vet se autoritetet e Beogradit e trajtojnė kėtė kufi, si secilin kufi shtetėror....Postuar: 01:30:29 / 29.09.2009Kėtė e kanė konfirmuar zyrtarėt e Komisionit Evropian duke precizuar se vizita do ndodhė nė mesin e muajit tetor dhe ka pėr qėllim tė vėrtetohet se ne ē’masė po implementohet protokolli i nėnshkruar nė mes EULEX-it dhe Serbisė.

Kjo u tha gjatė njė debate pėr vizat nė Parlamentin Evropian, kur shumica e deputetėve kėrkoi qė edhe me Kosovėn tė nisė procesi i dialogut pėr liberalizim, duke precizuar se ky proces nė asnjė mėnyrė nuk paragjykon tė drejtėn e atyre vendeve tė BE-sė qė mos ta njohin pavarėsinė.

Pos deputetėve spanjoll, tė gjithė tė tjerėt insistuan se nuk duhet pėrzier ēėshtjen e njohjes sė njė shteti me ēėshtjen e mundėsisė sė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve tė tė njėjtit.

Raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin Evropian, Ulrike Lunachek, pėrshėndeti vendimin e Qeverisė sė Kosovės qė nė mėnyrė tė njėanshme tė nisė implementimin e udhėrrėfyesit pėr vizat, dhe insistoi qė procesi i liberalizimit duhet tė nisė edhe me kėtė vend, sepse vetėm ne kėtė mėnyrė vėrtetohet agjenda e Selanikut, kur tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor patėn marrė premtimin e perspektives evropiane.

Deputetėt e Parlamentit Evropian gjithashtu kėrkuan sqarime nga Komisioni Evropian pėrse u mor vendimi arbitrar, qė nė valėn e parė tė liberalizimit tė vizave tė hyjnė Serbia dhe Mali i Zi, pavarėsisht se nuk i kanė tė gjitha kushtet e pėrmbushura, ndėrsa kjo tė mos vlejė pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn e Hercegovinėn.
Shumica e deputetėve kėrkojnė nga Komisioni Evropian qė nė vendimin mbi liberalizim sa mė shpejtė tė futen edhe kėto dy vende, sepse pohohet se realisht situate nė rajon ėshtė e tillė, ku nė tė vėrtetė vetėm Maqedonia ka pėrmbushur tė gjitha kushtet qė tė meritojė kalimin nė listėn e bardhė.

Pėrfaqėsues tė Komisionit Evropian tė ngarkuar mė ēėshtje tė brendshme dhe tė drejtėsisė pranuan se vendimi i korrikut, kur nė liberalizim hyri edhe Serbia e Mali i Zi, ishte nė tė vėrtetė vendim politik me ca elemente teknike mė tė.

/Gjeraqina Tuhina/
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė