Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-12, 20:34   #86
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Poezi me karakter Fetar (Islame).

Mėrgimtari

Nuk janė Shami dhe Jemeni vende tė mėrgimit
Mėrgimi i vėrtetė ėshtė drejt varrit dhe qefinit
Udhėtimi ėshtė i largėt e ushqimi s’mė mjafton
Forca mė ėshtė dobėsuar e vdekja po m’kėrkon

Kam mbi supe mėkate tė cilat nuk i di
Vec Allahu i ka ditur nė dukje e fshehtėsi
Mė ka lėnė nė jetė sa i butė ėshtė treguar
Kur shtoheshin mėkatet Ai i ka mbuluar

Sa orė edhe ditė kalojnė pa pendim
Pa u mėrzitur pa qarė dhe pa frikėsim
Unė vetė i mbylla dyert gjithnjė duke mėkatuar
E syri Allahut pėrherė mė ka shikuar

Ah, pėr gabimin e shkruar n’pakujdesinė qė shkoi
E mė pas keqardhjen qė zemrėn ma pėrvėloi.
Mė lėr tė vajtoj pėr vetveten time
E kohėn tė kaloj me kujtime e hidhėrime

Tashmė lėre qortimin o ti qė mė qortoje
Sikur ta dish se c’kam do mė arsyetoje
Mė lėr tė derdh lotė, lotė pa pushim
Ndoshta njė pikė loti ėshtė shkak pėr shpėtim

Ja tek jam i shtrirė, mbi shtrat mė rrotullojnė
Duart e familjarėve tė cilėt mė rrethojnė
Janė mbledhur rreth meje, dikush po loton
Dikush po qan me zė e diksuh po m’vajton

Kanė sjellė edhe mjekun t;mė shohė e kurojė
Por mjekėsia sot s’mund tė mė shpėtojė
Trupi u bė gati e vdekja m’u afrua
Hic pa mėshirė po mė merr edhe mua

Shpirtin ma morėn pas gargarės sė dridhur
Nė atė moment pėshtyma mu bė shumė e hidhur
Sytė mbi mbyllėn dhe tė gjithė shkuan
Tė mė blejnė qefinin disa u larguan

Njėri prej tė dashurve me vrap nxitoi
Tė sillte njė larės tė mė lajė e pastrojė
Dhe erdhi njė burrė pėr tė mė pastruar
Mė zhveshi nga rrobet e mė la tė vetmuar

Mė vendosėn mbi rrasa ashtu i shtrirė
Dhe bėnė gati ujin pėr tė mė dėlirė
Me ujin qė rridhte tri herė mė lanė
-Qefinin bėni gati- thirri dikush matanė

Pa mėngė mė veshėn njė rrobe tė lirė
S’mė lanė lanė si ushqim vec erės sė mirė
Mė nxorrėn nga kjo botė oh sa trishtim
S’mora gjė me vete nė kėtė udhėtimin tim

Katėr burra mė mbajtėn e tė tjerėt rrinin
Pas tyre tė heshtur nga pas mė pėrcillnin
Mė nxorrėn pėrpara pastaj u larguan
T’mė falin xhenazen pas imamit u rreshtuan

Mė falėn njė namaz pa seshde e ruku
Me shpresė tek Allahu t’mė falte kėtu
Pastaj ngadalė nė varr Brenda mė zbritėn
Gropėn e varrit pėr mua pėrgatitėn.

Ai qė ishte pranė fytyrėn ma zbuloi
Loti qė i rrodhi sa shumė mė lėndoi
U cua aty pranė i vendosur qėndroi
Gropėn e varrit mė rrasa mbuloi

Hidhni dhe mbi tė, tha dukė shpresuar
Tė jetė te Mėshiruesi njeri i mėshiruar
Nė errėsirėn e varrit pa babė edhe nėnė
Pa motėr e vėlla aty mė kanė lėnė

I vetėm fillikat ohh sa mjerim
Pėr kėtė ndarje ku s’kam as punė pėr shpėtim
Munkeri dhe Nekiri sapo m’u afruan
Me pamjen e tyre sa shumė mė t’merruan

Vec te Ti shpresat, mė fal o Zoti im
Se sot jam njė peng i mėkatit tim
Familja e ndau tė gjithė pasurinė
Ndėrsa mua mėkatet mė rėndojnė mbi shpinė

Me njė burrė tjetėr gruaja u martura
E la tė komandojė c’mė pėrkiste mua
Fėmijėt tė gjithė i vuri nė shėrbim
Dhe pasurinė e morėn pa c’mim e mundim

Me bukuritė e kėsaj bote ti mos u mashtro
Se c’bėri kjo botė me njerėzit shiko
Shiko cdo njeri qė botėn sundoi
A mori gjė me vete pasi nga bota shkoi?!

O mbjellės i sė mirės, tė mirėn do korrėsh
O mbjellės i sė keqes, tė keqen do shohėsh
Kėnaqu nga kjo botė me c’ka posedon
Sikur tė kesh shėndetin ty tė mjafton

Largohu nga mėkatet, mundohu tė fitosh
Kėnaqėsinė e Allahut me punėt qė do veprosh
Nė Sham dhe Jemen, aq sa vetima shndrin
Salat dhe selam pastė Pejgamberi ynė

Dhe falėnderimet qofshin vetėm pėr Krijuesin
Dhuruesin e tė mirave, falėsin, Mėshiruesin.
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė