Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-12, 19:30   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Borė mbi barrikada


Beqė Cufaj

Nėse ia vlen tė bėhet politikė nė kėtė dimėr tė madh qė ka mbėrthyer edhe Kosovėn, nuk e dimė, por ajo qė bie nė sy ėshtė se kėto ditė askush, ama askush, nuk po flet pėr barrikadat. Po pra. Pikėrisht barrikadat e vendosura nė pikun e verės nga serbėt nė pjesėn veriore tė territorit tė Republikės sė Kosovės nė drejtimin e pikave kufitare 1 dhe 31 nė kufirin me shtetin fqinjė, Serbinė.
Nė anėn tjetėr, ndoshta pikėrisht pse e kemi kėtė acar e kėtė borė tė paparė ndonjėherė pėr dekada me radhė, s’kanė sė rreshturi propozime e supozime, plane e pėrpjekje pėr ta zgjidhur problemin e veriut dhe me kėtė edhe pėr tė shėnuar shkėputjen pėrfundimtare tė Kosovės nga orbita politike e historike serbe.
“Statusi special” pėr veriun e Kosovės, “katėrpikėshi” konkret i Tadiqit, propozime pensionistėsh tė politikės pėr ndarjen, pėrkatėsisht “shkėmbimin” e veriut tė vendit me Luginėn e Preshevės dhe njė mori propozimesh tė kėsaj natyre i servohen opinionit ēdo mėngjes e ēdo mbrėmje, thuajse Kosova dhe Serbia janė nė prag tė njė lufte tė re apo tensionesh, tė cilat u ngjajnė atyre tė verės sė vitit tė kaluar. Nė tė vėrtetė asgjė nuk po ngjet.
Ose qė tė jemi edhe mė tė sinqertė, krejt ato qė kanė ngjarė javėn e kaluar, pėrfshirė edhe zbulimet a propozimet e lartpėrmendura a tė ngjashme me to nuk do tė duhej tė ishin gjė tjetėr pos njė vazhdimėsi e qartė e gjetjes paqėsore tė konfliktit mes Prishtinės e Beogradit, shqiptarėve dhe serbėve.
Ngjarja mė e rėndėsishme qė pėr Kosovėn shėnohet javėn e kaluar, s’ka dyshim qė ėshtė ajo e aprovimit tė Rezolutės sė Kuvendit tė Kosovės pėr pėrfunimin e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė vendit. Ndėrlidhur me kėtė, s’ka kurrfarė dyshimi, ishte dhe ėshtė takimi qė Presidentja e Republikės, Atifete Jahjaga nė margjinat e Konferencės sė Munihut pėr Siguri kishte me (super)ministrin e BE-sė pėr Zgjerim, Shtefan Füle. Dhe porosinė qė ai presidentes sė vendit ia dha me vete nė Prishtinė: duhet ta keni platformėn pėr veriun.

Jo pa qėllim duhet lėnė pak anash punėn e vizitės sė Cooperit apo atyre tė negociatave. Kjo, sepse njeriu i Baroneshės e ka mėse tė qartė qė Tadiqi nuk ėshtė i gatshėm ta vrasė veten politikisht duke pranuar tė shkruhet “Republikė” nė takimet rajonale, kurse Thaēi e di, e ka mėse tė qartė qė po qe se do ta jepte kėtė shprehje pėr Brukselin e Beogradin, do ta vriste po ashtu mantrėn e tij tė vetme politike - dukjen, pamjen, imazhin... armėn e tij kryesore dhe mbase tė vetme politike qė e ka pėr tė mbijetuar mes kaosit dhe keqqeverisjes, e cila di tė jetė talenti i tij i vetėm prejse e ka marrė nė dorė udhėheqjen e vendit.
Kthehemi pra te Rezoluta e Kuvendit dhe te porosia e Shtefan Füles. Mes tė cilave si Thaēi ashtu edhe Tadiqi kanė filluar jo veē tė flirtojnė, por edhe t’i ēojnė njėri-tjetrit “selame” a “pozdrav”-a politikė pėr “takime” tė mundshme. Nė tėrė kėtė lojė ka njė logjikė tė shėndoshė. I mbėrthyer me kėtė talentin defektuoz tė keqqeverisjes, Thaēit i duhet kohė dhe i duhet si infuzion permanent veriu. Tadiqit po ashtu, sepse sivjet i ka dy palė zgjedhje - pėr parlament dhe pėr karrigen e vet - tė presidentit.
Loja nxehtė-ftohtė apo gota e mbushur a e zbrazur, por kryesorja ėshtė pėrgjysmė, do tė jetė ajo qė do na pėrcjellė pėr muaj e muaj tė tėrė gjatė kėtij viti. Pa ndonjė pėrparim signifikant, qoftė nė bisedimet e Editės e Borkos, ashtu edhe gjendjen e pėrgjithshme nė veri.
Derisa tė kryhen zgjedhjet presidenciale nė Serbi (e mori kjo statusin e kandidatit apo jo) nė fundvit. Dhe ja, pikėrisht nė kėtė fundvit, edhe Kosova duhet ta pėrmbyllė procesin (ligjor, politik etj.) tė ICO-sė dhe tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.
Atėherė dhe kjo do tė thotė pas rreth njė viti si sot planet janė tė hapen kartat e veriut tė vendit. Tadiqi sipas gjasės do tė rizgjidhet president, Thaēi do t’i fėrkojė duart qė mbijetoi edhe njė vit, kurse Brukseli, sidomos Brukseli, do tė na thotė: Ahtisaari ėshtė pėrmbyllur ... prandaj hajdeni me propozimin e ri pėr autonomi tė atij rripi toke.
Sot tė mbuluar me barrikada e borė. E gjatė tėrė vitit me tensione e frymėmarrje tė zorshme, tė cilat shefave u hyjnė nė punė pėr mbijetesė, kurse popullatės i ofrohen si opium i politikave tė pėshtira proteksioniste... A do ta lejojmė kėtė?!


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 08-02-12 nė 19:31
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante