Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-12, 11:56   #13
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Urimi i 4-vjetorit tė pavarėsisė u takon; kombit, UĒK-sė, heronjve dhe dėshmorėve

Shkruan: (Qerim Pllana), 16 Shkurt 2012
Injorimi i patriotizmit ėshtė rreptėsisht i dėnueshėm Ekziston patriotizmi kolektiv human njerėzor e kombėtar dhe ai individual Ėshtė krenari kur kryhet njė vepėr e mirė humane patriotike dhe kombėtare

Nė njė shkrimin para kėtij, pata shkruar pėr patriotizmin e vėrtet puro tė pastėr dhe atė “modernė”! Patriotizmi i vėrtetė, i pastėr dhe i pranuar nė shkencė, pra nė vepėr, ėshtė atėherė kur njerėzit apo njeriu vihet nė shėrbim tė sinqertė tė popullit dhe vendit tė vetė. Qoftė nė luftė pėr liri me besnikėri vetėmohim dhe dinjitet, qoftė duke kryen njė shėrbim madhor ndaj kombit, atdheut, njeriut dhe perėndisė. Kjo u shpreh kėto ditė nė tragjedinė e fshatit Restelicė tė komunės sė Sharrit nė (Dragash). Kėta banor janė tė Kosovės dhe Kosova ka pėrgjegjėsinė ndaj tyre, kur sesi Serbia, por as Maqedonia, siē u dėshmua nė vepėr dhe nė luftė pėr shpėtimin qoftė edhe tė vetmes vajzė, Amserės sė njomė, mbetur pa familje, por nėn pėrkujdesje tė dajave dhe humanizmit njerėzor, qė duhet tė dėshmohet ndaj saj dhe pėr te! Kurse injorimi i veprės kombėtare-patriotike ėshtė rreptėsishtė i dėnueshėm!
Intervenimi vetėmohues i bashkėfshatarėve, FSK-ės, Policisė, Zjarrfikėsve dhe gjithė atyre qė u gjinden pranė kėsaj tragjedie natyrore, e cila mori 10-viktima sa (qelė e mbyll sytė nga orteku i madh i dėborės), ndaj dy familjeve Reka. Ngase nė vepėr u shpreh solidariteti dhe patriotizėm kolektiv. Nė kushtet nė tė cilat u zhvillua aksioni nė luftė pėr shpėtimin dhe nxjerrjen e viktimave, fletė pėr njė vepėr humane dhe njerėzore. Varėsisht kushteve tė vėshtira tė motit tė ashpėr, qė s`u mundėsua diēka mė shumė. U shpėtua njė fėmijė (vajzė), e cila do tė mbetet legjendė kohe e shpėtimit e gjetur gjallė nė gjoksin e sė ėmės. Por edhe njė legjendė e dhembshme e humbjes sė familjes, njė histori tjetėr kohe, roman jete pėr jetėn e Amserės bonjake!
Nė jetėn e pėrditshme, luftėn pėr liri, bashkim - ribashkim, nė ēdo kohė, vend dhe hapėsirė, njeriu i ndershėm, patriot dhe atdhetar i devotshėm, ndeshet me vepra tė tillė, duke kryen njė obligim patriotikė. Patriotizmi ėshtė edukatė, pastėrti ndaj veprės sė kryer me nxėnės, studentė popullin nė nevojė. Patriotizmi ėshtė puna e ndershme mėsimi, respekti, frymė bashkuese dhe vėllazėrore, kudo qė e gjen njeriun. Nė shkollė, fakultet, kuvend, qeveri, presidencė, nė situata tė tilla si nė Restelicė, pranė halleve tė shumta njerėzore, humane e shoqėrore.
Ėshtė krenari kur me sukses kryhet njė vepėr njerėzore dhe patriotike
Shprehja patriotizėm paraqet nderė dhe respekt, sidomos kur finalizohet me sukses njė vepėr e tillė, por edhe kritika ka vendin e vet. Apeli pėr tė bėrė dhe pėr t`u sjellė mirė, ndershėm, ndaj votuesit, elektoratit, popullit, i cili i ka mundėsuar; njė deputeti, udhėheqėsi, gjyqtari, porotės, gjykatės, avokatit tė popullit, policit, ushtarit, punėtorit, arsimtarit etj., njė vend meritor. Nėse nė vendin e punės u ėshtė afruar besimi, obligimi duhet kryer me respekt. Gjithsesi ėshtė njė patriotizėm i kryer ndaj shtetit, popullit, komunitetit, rrethit familjar, si pjesė dhe celulė e shtetit. Me ē`rast ėshtė krijuar njė ind mė shumė kombi, shteti dhe populli. Ėshtė patjetėr nderė, mirėsi, humanizėm dhe valerė e ēmuar patriotike. Nėse pėr rrethin, mjedisin ku gjendesh, ke bėrė njė shėrbim qoftė ai edhe ngritje e njė burimi, i cili do t`u mundėsoj kalimtarėve, pėr ta shuar etjen, ėshtė njė vepėr patriotike e vlerave humanitare-njerėzore shoqėrore. Me ketė ke kryer njė shėrbim human e kombėtar.
Nė hierarkinė shtetėrore, pėr ēdo orė, ēdo ditė dhe javė, mund tė kryhet njė vepėr humanitare, patriotike, por mund edhe tė keqpėrdorėt, nėse kryhet shkel e shko, ose ara-mara, siē i thuhet veprės sė keqe. Vepra patriotike kėrkon njė pėrkushtim mė tė sinqertė sesa vepra e zakonshme dhe e rėndomtė. Patriotike ishte vepra e njerėzve tė FSK-sė nė ndihmė banorėve tė fshatit Restelicė. Por, jo sall e ushtarakėve. Sepse nė luftė pėr shpėtimin nga fenomeni i ortekut tė borės, nga i cili e pėsuan disa viktima, morėn pjesė bashkėfshatarėt, shumė individė vullnetarė, pavarėsisht pėsimeve...
Nė ndodhitė e fenomeneve tė natyrės, ujėrave, zjarreve, tėrmeteve, vullkaneve, ortekėt e dėborės, furtunave dhe tė ligave tjera tė tilla, pasqyrohet dhe dėshmohet vepra patriotike e ēdo njeriu tė aftė, pėr tė ofruar ndihmė, duke u pėrpjekur qė rreziqet apo rreziku tė jetė sa mė i vogėl. Pra, patriotizmi dėshmohet nė shpėtimin e jetės sė njerėzve. Nė fatkeqėsi dėshmohet patriotizmi individual dhe kolektiv. Por, gjithmonė shteti duhet bartė barrėn kryesore, obligimin ligjor me organizmat dhe institucionet; ushtrinė, policinė, grupet e intervenimeve tė shpejta, zjarrfikėsve, pastaj pėrfshirja e ēdo individi, ēdo njeriu me shpirt humanisti dhe patriotizmi.
Pėr raste tė tilla, dikur ekzistonin ēmime, lavdėrime, shpallje heronjsh pune dhe sakrifice, nderi dhe shpėtimi njerėzish, nga pėsime tė mundshme dhe tė rrezikshme. Ndonėse veprat patriotike nuk kanė nevojė pėr lavdėrime, as pėr ēmime, meqė janė obligim njerėzor, moral, human e kombėtar pėr ēdo individ, i cili merr pėr obligim vullnetar, me dinjitet dhe vullnet tė pastėr e tė sinqertė, pėr ta kryer cilėndo detyrė qė i ėshtė besuar. Qoftė vullnetarisht dhe pa u obliguar dhe pa u detyruar nga askush! Me fjalė tjera, atdhedashuria dhe patriotizmi nuk njohin kategorizime tė posaēėm tė vlerėsuara nė shkallė gradimi. Pos heronjve, sakrifikuesve, dhe flijuesve pėr liri atdhe dhe pėr komb, tė cilit i takojnė. Nuk ėshtė thėnė kotė nė popull: “Bėnė mirė nė mal, gjen mirė nė shtėpi, ose me “sjellje tė mirė nė Prizren ke siguruar konak (bujtinė) nė Shkodėr” dhe anasjelltas ! Ėshtė krenari kur kryhet njė vepėr e mirė humane, njerėzore dhe e ēmuar nė shkallėn patriotizmi human e kombėtar!
Pėrbuzja e patriotizmit arealit etnik gjuhėsor historik ėshtė e dėnueshme!
Nė fund do tė shtoja edhe kėtė referencė politike: Nė Bruksel po takohen ekspertė nga Kosova dhe Serbia, me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar evropian. Grupi nga Kosova, (populli s`i njeh kush janė ata), por duhet tė jenė tė kujdesshėm sa tė mos shpallėn anti-patriotė tė kombit dhe vendit tė cilit i takojnė! Ata duhet tė shkojnė mė larg sesa Rambujea! Mė larg takimeve tė Vjenės dhe pranimit tė Pakos shumė tė dhembshme tė Ahtisarit! E cila Kosovės i ka sjellė lėshime tė tepėrta pėr komunitetin serb! Pasojat e tė cilės Pako u panė qė nė Ditėn e Pavarėsisė mė 17 shkurt 2008! Me heqjen e simboleve, pranimin e tė drejtave jashtė kushtetuese me komunat etnike serbe. Shembulli konkret i strukturave paralele kriminele, referendumi serb nė veri, i cili shkel sovranitetin, integritetin dhe kushtetutėn, ligjet e shtetit “sovran”, tė pranuar nga afro 90-shtete dhe GJND-ja. E cila nė jetėn praktike dhe juridike nė Kosovė nuk po zbatohet. Strukturat kriminele, Kosovėn e sollėn para aktit tė kryer, luftės sė haptė politike..! Kjo ėshtė pasojė e bisedimeve kuturu, t`imponuara me hile nga Brukseli me vendorėt! Kjo ėshtė shkelja me dy kėmbėt mbi patriotizėm! Amanetin e heronjve, dėshmorėve dhe gjithė patriotėve tė kombit. Ky mė nuk ėshtė patriotizėm, por shkelje e veprės, tė sė drejtės pėr liri, sovranitet, patriotizėm dhe amanet i heronjve dhe dėshmorėve tė rėnė pėr liri. Tė gjallėve, tė cilėt s`do tė pajtohen kurrė me shkeljen e gjakut pėr liri, unitet, bashkim dhe ribashkim tė kombit, Kosovė-Shqipėri!
As me kėmbim territoresh tua, me territorin tėnd! E keni gabim z. akademik, Rexhep Qosja, po ua them pėrherė tė dytė, se jeni kah gabon atdhetarisht! Nuk dhurohet ara jote pėr ta marrė arėn tėnde, qė gjithashtu ėshtė okupuar, ėshtė marrė me dhunė. Mbase ju z. akademik dini mė shumė sesa ne “idealistet”, pėr atdhe dhe pėr ruajtjen tė paktėn tė asaj tėrėsie, qe ka mbet, e pranuar edhe nga GJND-ja, ndėrkombėtaret, nga afro 90 shtete mė tė fuqishme tė botės. Pos pesė tė tjerave nė Evropė, tė cilat luajnė lojėn e futbollit me Brukselin dhe me vendorėt nė Kosovė! Pjesa veriore e Kosovės, dikur me qendėr nė Rasė (Rashkė), fundi i mesjetės sė hershme, ishte themeluar nga dinastia e Nimanasve. Pra Stefan Nimani i kėsaj dinastie u kurorėzuar pėr mbret, nga Papa, qė do tė thotė se ky mbret ishte shqiptar dhe i takonte Kishės Shqiptare. Pėr ketė dėshmojnė faktet si kėto:
Emri Deēan, si llagap i mbretit Stefan, si emėr i manastirit dhe si emėr fshati, ka etimologji shqipe: Deē-an, anė e deēėve, ( e deshve; vend blegtorė i dhenve e deshve). Stefani i dinastisė sė Nimanasve, themeloi principatėn e Rasės tė shtrirė deri nė Pantinė. Shih:”Shqiptarėt dhe Serbėt nė Kosovė”, fq. 12, Kapitulli:”Kush janė shqiptarėt? Kush janė serbėt? Kush ėshtė Kosova? Prof, dr. Skėnder Rizaj, historian dhe njohės i shkėlqyeshėm i Mesjetės sė hershme tė mesme dhe mesjetės sė vonė. Prandaj, pjesa veriore e Mitrovicės, pėrkatėsisht e Kosovės, ėshtė po aq autoktone shqiptare sa edhe Lugina e Preshevės, respektivisht Kosova Lindore! Duke mos u mohuar kurrė historikisht, Sanxhaku i Nishit dhe ai i Jeni Pazarit si toka tė okupuara nga Serbia me pėrkrahjen ryse, pikėrisht si aktualisht me tri komuna, gjysmė fshatra tė imagjinuara, nga strukturat kriminele serbe tė pėrkrahura nga Serbia, hilet e Brukselit si pėrherė ndaj shqiptarėve. Pra, z. akademik Qosja, ėshtė njė thėnie e Hamletit te Shekspiri, ju e dini, po ju kursej, s`po ua them..! Nuk falėt toka jote pėr tokėn tėnde! Kosova i ka humbur brenda mė pak se 150- vjet, dy Kosova tjera, deri kur kėshtu z. Qosja?! Jemi nė 4-vjetorin e pavarėsisė, urimi u takon; (kombit, UĒK-sė, heronjve, Familjes Jashari, Banorėve tė Reēakut, Mejės, Gllogjanit, Gjakovės, Izbicės, Prekazit, Drenicės). I takon popullit i cili sakrifikojė. Atyre qė u flijuan pėr atdhe, bashkim dhe ribashkim. Prandaj, injorimi i patriotizmit ėshtė rreptėsishtė i dėnueshėm, i papranueshėm..!
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė