Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-07, 19:06   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Misteret e gjenisė sė Da Vinēit

Atij i mungonte vetėm njė gjė; qė nė kohėn e tij, nė epokėn e Rilindjes Evropiane, tė rizbulimit tė klasikes antike, nė fakt dukej se ishte diēka e patolerushme. Ai nuk zotėronte as latinishten e as greqishten. Ėshtė disi e habitshme pėr ēdo njeri qė dėgjon pėr bėmat e tij, kur has nė fakte tė reja e konstaton se natyra i kishte dhėnė atij shumė dhunti, tė cilat ai u pėrpoq gjatė gjithė kohės t‘i vinte nė zbatim e t‘i shfrytėzonte me modesti. E atij, pėr shumėkėnd, nė krah i ka qėndruar jo vetėm talenti i spikatur.


Leonardo da Vinci ėshtė bėrė sot nė kohėt moderne, njė nocion mė vete kur vjen puna pėr pikturėn, pasi veprat e tij, e sidomos e famshmja "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit", janė relike me vlera tė paēmueshme. Por vepra e tij nė tėrėsi, pėrtej asaj tė cilėsuar tė famshme dhe e mirėnjohur, qė ai la pas, pėr shumėkėnd akoma ėshtė e panjohur dhe e pastudiuar mirė.
Nėse hedh sytė sot nė dorėshkrimet e tij, e vėshtron jetėn qė ai bėnte, mbetesh i habitur, ndėr tė tjera edhe me faktin, se si ai ia ka dalė asokohe tė merrej edhe me pikturėn, ndėrkohė qė ėshtė dashur t‘ia kushtojė kohėn shumė eksperimenteve e njė veprimtarie studimore, gjė e cila me kushtet e mundėsitė qė tė ofronte koha, kushtonte, sigurisht, shumė kohė, mund e djersė.

Konstruktor armėsh luftarake
Si inxhinier dhe shpikės, Leonardo da Vinēi, interesohej sė pari pėr sferėn ushtarake. Ai ishte njė gjeni universal nė ēėshtjet e armėve e shpikjeve ushtarake. Ndėrsa trupat e Papės nė vitin 1470 rrethuan Firencen, ai zhvilloi plane pėr projektimin e armėve e makinave luftarake. Kėshtu, ai konstruktoi njė top shumė-funksional pa kundėr-reagim, i cili i parapriu principit tė tipave modernė tė artilerisė malore. Arma nė fjalė mbante 10 gjyle, tė cilat bėnin tė mundur shkatėrrimin e linjave armike.
Ai projektoi edhe njė bosht apo bazament cilindrik me prerje trekėndėshe nė fund, mbi tė cilin nė tri radhė vendoseshin gjithsej 33 gryka topash. 11 nga kėto gryka mund tė lėshonin zjarr nė tė njėjtėn kohė, 11 tė tjerė mbusheshin e bėheshin gati, kurse ata 11 qė mbeteshin si pėrfundim, ftoheshin e prisnin tė rinisnin ciklin. Kėshtu zjarri nė njė farė mėnyrė, mbeste gjatė gjithė kohės i pandėrprerė. Para se shpikjet e tij tė gjenin zbatim praktik nė front, nė vend ra sėrish paqja, e nuk qe nevoja qė ato tė provoheshin konkretisht sė bashku me pasojat qė do linin. Shumė projekte vijuan mė pas nė letėr pėr Leonardon, e qė patėn njė fat tė ngjashėm me ato qė theksuam mė lart, duke mos e marrė kurrė "patentėn" si shpikje tė mirėfillta nė histori. Ato nuk arritėn kurrė tė kapnin njė stad tė atillė saqė t‘i pėrgjigjeshin merakut e kujdesit, me tė cilat vetė.



Da Vinēi ishte marrė...
Nė moshėn 30-vjeēare, ai i ofroi Ludovico Sforza-s, zotit tė Milanos, shėrbimet e tij si njė ekspert i ēėshtjeve tė armatimit e taktikave ushtarake. Ai i dėrgoi princit njė memorandum tė detajuar me skica tė panumėrta, nė tė cilat ai pretendonte se mund tė ndėrtonte tė gjitha llojet e armėve e makinave luftarake, si dhe tė vinte nė jetė struktura arkitektonike, tė cilat Ludovico Sforza, mund t‘i pėrdorte me pėrparėsi nė rast tė ndonjė konflikti tė armatosur.
Nė njė dokument qė vjen nga ajo kohė, e ku jepet nė mėnyrė tė detajuar edhe korrespondenca me kryezotin e Milanos, bėhet fjalė ndėr tė tjera, edhe pėr ura tė ēmontueshme, qė mund tė transportoheshin e zhvendoseshin me lehtėsi, duke pėrbėrė kėsisoj edhe paraardhėset e mirėfillta tė tė ashtuquajturave "Urat Bailey", qė u pėrdorėn nė mėnyrė masive gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

I parapriu shpikjeve tė mėdha

Mė vonė, Leonardo projektoi edhe njė urė me bazament tė rrotullueshėm, realizimi i konstruksionit tė sė cilės u bė realitet vetėm nė shekullin e 20-tė. Pėr tė pushtuar kėshtjellat, ai propozoi tė hapnin tunele nė disa pika tė rėndėsishme strategjike dhe tė minonin sipėrfaqen e nėndheshme. Ai pėrmend nė projekt, edhe faktin se duheshin hapur kanale ku do kalonte uji, nė mėnyrė qė tė shkatėrroheshin ngadalė themelet e njė kėshtjelle qė nuk ishin prej shkėmbi natyral, e ku gėrryerja do bėnte punėn e saj. Leonardo, gjithashtu ndėrmori edhe njė projekt tjetėr, duke konstruktuar njė rruzull, apo gjyle tė madhe, e cila rrotullohej duke lėshuar flakė tė stėrmėdha nė njė bazament tė caktuar me konstruksion hekuri. Biografėt e studiuesit e veprės sė Leonardos, sot thonė se ai me kėtė hap, i parapriu le tė themi, konceptit tė motorėve tė raketave.
Njė shpikje tjetėr ishte dhe njė lloj bombe gazi, e cila ishte e mbushur me pluhur baruti, squfur e copa gjylesh. Ajo duhej tė shpėrthente nė njė hark kohor, qė nuk ishte mė i gjatė se sa njė lutje "Ave Maria" - theksojnė studiuesit nė njė nga pasazhet kushtuar shpikjeve tė gjeniut tė madh. Pėr t‘u shėnuar janė sidomos disa plane, qė ai kishte pėr ndėrtimin e njė paraardhėsi tė tankut, tė cilin Da Vinci e kishte ndėrmend me kohė. Kėtu, nė fakt bėhet fjalė pėr njė kėshtjellė lėvizėse nė formė konike. Nė bazamentin e saj ishin projektuar porta ku do tė dilnin grykat e zjarrit, tė cilat nė shumė aspekte tė kujtojnė tanket e sotėm. Ky lloj masivi luftarak, do tė vihej nė lėvizje pra me anė tė njė sistemi manivelash, llozesh e vinēash tė dėshmuara qartė pėr mėnyrėn se si duhet tė funksiononin, nė skicat e dorėshkrimet e Da Vinēit.

Kėto shpikje, sikurse edhe shumė tė tjera tė bėra prej tij, ishin tė destinuara tė mbeteshin vetėm nė letėr, derisa erdhi koha e shpikjes sė motorit me djegie tė brendshme, shekuj mė vonė. Da Vinēi zhvilloi edhe njė armė, e cila u projektua dhe u zhvillua nė ofiēinėn, ku ai kryente eksperimentet e qė ia vlen vėrtetė t‘u kushtohet vėmendje. Kėshtu ai projektoi njė lloj topi me avull, ku uji i nxehtė futej nė njė gyp tė gjerė. Me fuqinė qė ēlironte avulli, mund tė shtynte mė pas gjylen nga presioni deri nė njė distancė tė konsiderueshme. Ėshtė pėr t‘u vėnė re sidomos forma elegante e topit nė fjalė, e cila pėr kohėn ishte njė risi shumė e madhe dhe inovatore. Pėrveē kėsaj, Leonardo ndėrmori hapa tė tillė qė synonin tė ēonin pėrpara artin luftarak, duke parė pėrparėsitė e njė arme tė vjetėr si katapulta, tė cilėn e studioi dhe ia pėrmirėsoi rendimentin.

I mahnitur nga fluturimi

E dimė tė gjithė se Leonardo ishte shumė i pasionuar edhe pas fluturimeve. Leonardo ishte njė vėzhgues shumė i mprehtė nė radhė tė parė i fenomeneve natyrore, mekanike, fizike e kimike. Pėr sa i pėrket fluturimit, dėshmohet se ai u mor me kėtė fushė studimi pėr 25 vjet me radhė, duke mos lėnė pas dore siē theksuam mė parė, edhe fusha tė tjera. Kėto studime ishin ndėr tė tjera, edhe arsyeja se pse ai nuk provoi ndonjė teknikė mė tė thjeshtė fluturimi. Ai duket se ka dashur vėrtetė tė imitojė zogjtė e insektet, e iu kushtua studimit tė lėvizjeve tė krahėve tė tyre deri nė detaj. Deri sa vdiq, ai mbeti i mahnitur nga aftėsitė e kėtyre gjallesave pėr tė fluturuar, apo dhe nga "koncepti i Ornithopterit", megjithėse ai kishte bėrė gati me kohė shumė skica, qė sot tė ngjajnė se i kanė paraprirė projektimit tė njė helikopteri.
Leonardo la pas njė seri skicash, ku nė fokus kishin fluturimin, e qė janė pėrmbledhur nė "Codex Atlanticus". Sipas mendimit tė shumė ekspertėve e studiuesve tė tij, e tė fushave qė ai studioi, kėto paraqesin nė njė farė mėnyre edhe projektet e para evropiane pėr fluturimin.
Shpikėsi e novatori i talentuar, megjithatė nuk ka lėnė tė shkruar kurrkund, nėse ai ia arriti tė testonte ndonjėherė ndonjė pajisje fluturimi. Kėto i dhanė udhė mė pas edhe spekulimeve. Por njė rindėrtim i ideve tė tij sot mbi fluturimin human nė kohėt e Da Vinēit, tė bėn tė vihesh vėrtetė nė mendime pėr gjeninė e tij. Po kėshtu, shpirti i tij gjenial arrti tė jepte njė version tė parashutės nė formė piramidale. Edhe kėto shpikje, tė rindėrtuara sot nė praktikė, pa dyshim se funksionojnė. Historia e teknikės, sigurisht se do kishte vijuar ndryshe, nėse Da Vinēi do tė kishte mundur t‘i vinte nė jetė, qė nė kohėn e tij shumė nga projektet qė skicoi.

-vazhdon-
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 07-06-07 nė 19:13
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė