Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-11, 15:55   #5
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: "Kosova zemra Serbise" e "Prizreni Bibla e Turqise". E Shqiptart cka kane te

Kerkesa per ngjalljen e neotomanizmit shqiptare
“Hapi i parė nė likuidimin e njė populli, ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėherė vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė, kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė ishte”. Kjo referencė, e shkrimtarit tė madh ēek Milan Kundera, duket sikur tė jetė menduar dhe shkruar veēanėrisht pėr ne shqiptarėt. Kjo pėr faktin se, pikėrisht ky kėrcėnim, nė formėn e pėrshkruar, ėshtė artikuluar kundėr shqiptarėve kėto ditė nga ministri turk i arsimit Omer Dincer, thirrje kjo e pėrforcuar nga ambasadorja e tyre nė Prishtinė dhe e mbrojtur turpshėm nga qeveria jonė.
Njė tjetėrsim i historisė, nėnkupton edhe tjetėrsim tė kujtesės. Njė popull pa kujtesė, ėshtė e destinuar tė jetė objekt eksperimentesh, ku shfrejnė ambiciet e ndryshme tė shteteve tė forta qė hartojnė plane strategjike. Mė e keqja, njė popull pa kujtesė dhe sė cilit i ndryshohet historia, pėr t’iu rishkruar nga armiqtė, rrezikon tė shpėrbėhet. Prandaj, duhet tė thuhet troē se kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr rirobėrim tė ri tė shqiptarėve.
Qeveria e sotme e Kosovės, me njė pėrformancė proturke, ėshtė shmangur nga orientimi perėndimor dhe kėshtu ka pėrēarė keq shqiptarėt. Proklamimet perėndimore tė kėsaj qeverie, janė vetėm njė retorikė shterpe, nė prapavijėn e sė cilės, po farkon interesat turke nė Ballkan, duke e bė Kosova si trampolinė nė synimet e jashtme tė politikes turke. Kryeministri Hashim Thaqi, duke e thirr vėlla kryeministrin turk Taip Erdogan, ka shkaktua tensione jo tė pakta nė mes shqiptarėve. Ndėrsa kulmi i kėsaj, u arrit ditėve tė fundit, kur vendin tonė, e vizituan nė mėnyrė tė njėpasnjėshme disa zyrtarė tė lartė turk, tė cilėt nė fund treguan ēka duakan nga “vėllazėria” me shqiptarėt, kur kėrkuan ndryshimin e historisė, apo pastrimin e saj, siē e pėrforcoi qėndrimin e Ankarasė zyrtare, ambasadorja turke nė Prishtinė. Kėto pretendime, tronditėn rėndė shqiptarėt, reagimet e sė cilėve ishin shumė tė ashpra.
Nė Kosovė, tendencat dhe sentimentet neootomane, kohėve tė fundit, janė shfaqur hapur, edhe pse kryeministri Thaqi i ka fituar zgjedhjet e fundit, duke u pėrbe para qytetarėve tė Kosovės, pėr rrugėtimin tonė drejtė perėndimit, integrimin nė strukturat euro-atlantike pa ekuivokė. Vizitat e shpeshta tė zyrtareve turk dhe proklamomi i njė vėllazėri tė paqenė, ishin sinjalet e para ogurzeze. E, mė shqetėsues ėshtė fakti se kėtė lojė Turqia po e bėn, duke e instrumentalizuar fenė, njė gjė kjo e cila tek shqiptarėt nuk ka ndodh kurrė mė parė.
Ambiciet e Turqisė pėr ndryshimin e historisė, tė miratuara nė mėnyrė tinėzare nga qeveria jonė, janė akte tė paprecedent. E, pėrveē tjerash, kėrkesa turke, ishte edhe njė ndėrhyrje flagrante nė punėt e brendshme tė vendit. Historia nuk ndryshohet sipas tekeve tė politikės, ngase njė precedent tė tillė se njeh shkenca e historisė. Kėto tendenca turke, shihet qartėsisht se kanė konotacione tepėr tė rrezikshme dhe mund tė prishin keq ekuilibrat ndėrshqiptar.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė