Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-14, 12:11   #47
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.

(Vijon)


Skėnder Luarasi
Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.


2. Gabim i dytė, i rėndė, i S.Spases ėshtė se ai i hyri punės pėr tė na ndriēuar historinė e Rilindjes sonė duke qenė vetė i ngarkuar me njė barrė opinionesh e paragjykimesh tė gatuara rreth shqiptarėve nga armiqtė e historisė sė tyre dhe duke patur njohuri tė cekta dhe tė pamjaftueshme. Pėr autorin e dy volumeve Shqipėria ėshtė vend pa histori, pa kulturė; populli shqiptar ėshtė pa kombėsi, pa tradita, pa virtute; gjuhėn e tyre e quajnė ''vėnēe'', ''bastarde'', vetveten me pėrēmim ''shqipo''; nė gjuhėn e tyre nuk ka fjalė pėr ''mbesė'', prandaj gjyshėrit i thėrrasin ''zuska''. Po, po; autori i vulgarizon me pėrkėdhelje; por thuaji trimit tri herė ''horr!'' dhe gjithė bota do ta thėrrasė ashtu. Pėr autorin rilindasit shqiptarė janė pa aftėsi tė krijojnė shtet mė vehte po tė mos kenė ndihmėn e ndonjė fuqie tė huaj. Autori nuk i njeh dhe s'i pėrfill fillimet e Rilindjes shqiptare; dhe me keqdashje shtrembėron figurat e mjaft patriotėve tė nderuar.
Nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtar'', edhe patriotėt mė tė dalluar tė Korēės nuk kanė ndjenja thjeshtė kombėtare: Orhan Cerēiz Pojani, i cili qė kėsaj kohe ka hyrė nė korespondencė me de Radėn pėr hallet e Shqipėrisė, herė mendon si efendi, herė si bej, herė si zotni, si ti teket autorit. Fehim Zavalanin, Kryetarin e Komitetit shqiptar tė Manastirit qė kur jetonte Naim Frashėri, Spasja na e paraqet si puthador tė Hysen Hilmi Pashės, ndonse qe ky pasha turk qė ja dėrgoi, mė 1911, duarlidhur, gjyqit ushtarak tė Dibrės qė tė dėnohej se qe patriot shqiptar. Tė nipin, Menduh Zavalanin, kapedanin e ēetės sė Dangėllisė, qė serbomėdhenjtė e Ohrit e vranė, mė 10 korrik 1914, nė Shėn Naum, krahpėrkrah me Telemaku n, Spasja e quan ''tradhėtar'', sikundėr edhe Qani Ypin, qė pat dalė komit qė mė 1905 kundėr Turqisė dhe ra dėshmor nė Badėr, nė maj 1914 nė luftė kundėr ushtrisė sė Kostandinit tė Greqisė. Kapedan Kajo Babienin e pėrshkruan si njė kryehajdut qė mbante Korēėn gjithnjė nė frikė se mos e sulmonte pėr plaēkė. (Tani qė ėshtė dekoruar!)
Pėr shkak qė mund ta dijė vetė, Sterjo Spasja inatin mė tė madh e ka kundėr patriotėve shqiptarė tė Manastirit. Ndė pati nė Shqipėri njė familje e cila pėr veprimtari patriotike mund tė krahasohet me te vėllezėrve Frashėri - ajo qe familja e Dhimitėr Qiriazit nga Manastiri. Nė gjithė Maqedoninė Spasja zorr se do tė gjente njė familje bullgare tė barabartė nė vlerė me tė Qiriazėve nė patriotizėm dhe kulturė. Nė kėtė urrejtje, shkrimtari ynė bėhet shok me dhespotin grek: nė dukje i dėnon Qiriazėt se qenkan ''protestantė''; Filotheu i mallkon Qiriazėt se japin shqip nė shkollėn e vajzave nė Korēė; Spasja i dėnon se japin jo vetėm shqip por edhe mė shumė anglisht. Veterani i rilindasve tė Korēės ėshtė njė personazh imagjinar Hamid Efendiu, njė ish-hoxhė, qė kovaēanėn e tij e ktheu nė qendėr agjitacioni, por qė nuk beson se gjuha shqipe mund tė shkruhet. Dhe kur ia tregojnė: ''Ē'thua more! Ku ka alfabetare tė shqipes! Ne s'dimė tė lidhim, me nder oshkuret, jo tė…'', thotė.
Mirė por ungjilli provosllav e konizmat e shenjtorėve, dhe korllogret e dhespotit, e dhaskajt e dhaskalicat zenė vend tė nderuar nė romanet e S.Spases. Dhe vetė e gjora abetarja shqipe nuk do tė kish arritur dot nė Korēė pa ndihmėn e zonjės Shėn Mari!
Qytetin e Korēės, njė nga qendrat e Rilindjes sonė Kombėtare, autori na e paraqet si ēerdhe filogrekėsh e turkoshakėsh, si njė qytet qė pėrdor gati vetėm gjuhėn greke, si ēerdhe tė korrupsionit e tė obskurantizmit. Ndėrsa na flet gjer e gjatė pėr revolucionarizimin e fshatarėve maqedonas, Sterjo Spasja ka harruar shtyllėn vertebrale tė Rilindjes sonė, fshatarėsinė, atė fshatarėsi trime e cila sa herė qė rrėzohej prap se prap ngrinte krye pėr liri. Ai na flet se Rilindja pėrgatitej nėpėr skuta tė errta ku vepronin oportunistė politikė, frikacakė, filogrekė e turkoshakė. Ndonjė filogrek, oportunist e frikacak ka patur edhe nė Korēė nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX porse ne do tė dėshironim qė letėrsia jonė tė na paraqesė nė radhė tė parė Korēėn shqiptare, Shqipėrinė e pamposhtur, qė lufton pėr liri, dhe tė mos na bėnte Spasja tė endeshim nėpėr labirinthin e njėmijė e njėqind faqeve, nė tė cilat u vesh aq shumė vese, paragjykime, fanatizėm e shovinizėm shqiptarėve tė asaj kohe, saqė kombi ynė del i pazoti pėr t'u vetqeverisur. Njė gabim themelor nė ciklin e S.Spases ėshtė qė Rilindjen shqiptare e nis rreth vitit 1880. Kjo s'ėshtė e drejtė. Dihet historikisht se qe Tepelenasi i madh me armatolozėt, tė shumėt shqiptarė, qė ndezi kryengritjen pėr indipendencėn e Greqisė.
''Po tė kish qenė Ali Pasha mė pak njeri i kohės sė tij, dhe mė shumė i paisur me paramendime politike, do tė kish organizuar me kohė grushtin kundėr Turqisė, dhe Shqipėria dhe Greqia, me gjithė Thesalinė e Maqedoninė, do tė kishin bėrė njė mbretėri indipendente shumė tė fuqishme''. Kėtė mendim e jep kryerilindasi Ismail Qemal Vlora, tė cilit S.Spasja nuk denjon t'i pėrmendė as emrin nė ciklin e tij. Le Bushatllinjtė dhe kryengritjet fshatare qė nuk ekzistojnė pėr S.Spasen nė historinė e Shqipėrisė e nė folklor, por jo, as Bolena, e zeza Bolenė qė zuri dyfek me mbrenė!
Bashkėluftėtari i tepelenasit Marko Boēari, qė fliste shqip nė familje, jo vetėm lexonte por edhe shkruante shqip qė nė atė kohė. Nė atė kohė mėsohej shqip; nė Arbėr lulėzonte kultura nė gjuhėn e Skėnderbeut. Rreth motit 1880, kur luftėtarėt e Lidhjes akoma s'e kishin zbrazur plumbin e fundit kundėr ushtrisė sė sulltanit dhe marshonin drejt Shkupit, nė Vakėfet e nė Kolonjė fshatarėt pėrpiqeshin tė shkruanin shqip. Si ndodhi , pra, qė heroi ''pozitiv'' i ciklit tė rilindasve ''Elinopullosi'' i shkėlqyer nuk mundi t'i lexojė s'ėmės letrėn shqip qė i pati shkruar i ati nga kurbeti? Dhe ndėrsa dinte historinė e Greqisė qė prej Homerit deri te Marko Boēari nuk e dinte qė pati rrojtur njė Skėnderbe qė ''qenkesh m'i madh se Leonidha''?
Autori, ndėr tė pesė taborėt lebėr, tregon simpati tė veēantė pėr atė djaloshin gorar, Fehmi Ali Zboqin, i cili duke u nisur radif e pėrqafon Miston dhe i thotė: ''Sikur tė kthehem gjallė, o Misto , sikur…''. Nė romanet nuk marrim vesh ēė ndodhi me tė pesė taborėt lebėr pėrtej Urės sė Qabesė, por gjatė luftės Nacionalēlirimtare marrim vesh qė Fehmi Ali Zboqi ėshtė kthyer shėndoshė e mirė pėr tė keqen e Mistos dhe pėr dobi tė Fazlli Frashėrit, tė cilin e shoqėroi kur eksponenti i Ballit bėnte propagandė nėpėr fshatrat e Gorės. Fehmiu u dėnua nga gjyqi i popullit, sikundėr edhe i biri Abdullah, qė u ekzekutua. Kur tė shqyrtohen edhe procesverbalet e gjyqit tė Themistokliut do tė marrim vesh edhe kėtė: Qė ky Fehmi Ali Zboqi ėshtė njė nga jallan shahitėt qė ndihmuan gjyqin ushtarak francez ta pushkatonin Themistokli Gėrmenjin nė Selanik, mė 1917. Mund tė marrim vesh edhe shkakun pėrse S.Spasja ka ardhur nė kėto shtrembėrime tė sė vėrtetės historike tė Rilindjes, kur autori tė na tregojė ''veteranėt'' prej tė cilėve i mblodhi burimet letrare. Letėrsia duhet tė tregojė se Rilindja qe njė epokė e ndritur, kur populli ynė, i vetėdishėm, ish i sigurtė dhe i vendosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė; edhe sepse shpallja e pavarėsisė u shty gjer mė 28 Nėntor 1912, vonesa nuk ndodhi pėr faj tė shqiptarėve se s'kishin ndėrgjegje kombėtare, por ndodhi pėr shkak tė politikės antishqiptare tė fuqive tė mėdh, sa dhe tė shteteve fqinj.Nga letėrsia jonė do tė kėrkonim demaskimin e kėsaj politike, gjė qė nuk e gjejmė nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė''…Dikush mund tė thotė qė romanet e S.Spases kanė edhe gjėra tė mira. Unė nuk do tė pranoja t'i vija nė peshė kėto ''tė mira'' po tė pranohet qė romanet e tij i kanė gabimet e tė kėqijat e pėrmendura mė sipėr. Dikush mund tė thotė gjithashtu qė romanet janė letėrsi, ku nuk bėhet pa invercione dhe ku autori ėshtė i lirė tė trillojė. Por unė mendoj se trillimi nuk duhet pėrdorur kundėr sė vėrtetės historike.
Historia e kombit tonė na dhimbset mė shumė se sa delli i shkrimtarit pėr shpikje e shpifje qė errėsojnė madhėshtinė e epokės sė Rilindjes. Letėrsia duhet tė edukojė njėsoj si historia.

7 Mars 1976 Skėnder Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė