Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-14, 22:45   #59
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Dhori Qiriazi
‘’Vajza e Orleansit’’ nė shqipėrimin e Prof. Skėnder Luarasit.


Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Prof. Skėnder Luarasi u njoh me veprėn liridashėse tė F.Shilerit qysh nė rini dhe u dashurua sidomos me dramaturgjinė e tij duke shqipėruar veprat ‘’Vilhelm Tel’’, ‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, ‘’Fiesko’’, ‘’Don Karlos’’ dhe ‘’Vajza e Orleansit’’.
Besojmė se ajo qė e tėrhoqi mė fort nuk ishte vetėm romantizmi i Shilerit, por natyra e mesazheve universale me tė cilėn ai u drejtohet brezave.
Me kėto ndjesi bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Kėshtu emigranti politik Fan Noli, nė njė letėr drejtuar Vangjel Korēės nga Vjena, shkruante: ‘’Nuk e di a jam i zoti t’ju kėshilloj ē’vepra tė pėrktheni nga letratyra gjermane...Posa nistė me Shilerin mund ta vazhdoni me ‘’Rauber’’, ‘’Jungfrau von Orleans’’, ‘’Wilhelm Tell’’.... Kėto duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar. Sa mė pak pėrjashtime tė bėni nga ky rregull, aq mė mirė do tė jetė si pėr qėllimin, si pėr kėndonjėsit... ''
‘’Vilhelm Teli’’, dramė qė u shkrua nga Shileri nė vitin 1804, u bė e njohur nė Shqipėri pėr herė tė parė, qysh nė vitin 1934 dhe vargjet e saj u bėnė tema hartimi e burim frymėzimi pėr rininė shkollore, sidomos kundėr rendit tiranik, u bėnė himn i ndjenjės pėr liri nga thundra e rendit feudal qė ishte i gjallė, gjer vonė nė Shqipėri.
Me pėrkthimin e kėsaj drame aq tė bukur dhe elegante tė F.Shilerit, Skėnder Luarasi e renditi veten nė anėn mė progresive tė intelektualėve shqiptarė tė kohės sė tij. Pikėrisht ėshtė kjo arėsyeja pse ai gjeti mirėnjohjen e zemrave tė rinisė shkollore tė asaj kohe qė kish filluar tė bėhej e ndėrgjegjshme pėr detyrat e saj tė ardhėshme shoqėrore.
Doemos ai gjeti mėnyrėn qė t’ua bėnte tė ditur kėto ide asaj pjese tė rinisė qė ishte progresive dhe jo e turbulluar nga ndjenja tė vjetra fanatike dhe regresive. Qysh herėt e kam vėnė re se Prof. Skėnder Luarasi i pa figurat e dramės klasike gjermane, pėrparimtare, si tė pėrafėrta nga idetė dhe personazhet e saj me rrjedhėn progresive historike tė ngjarjeve nė Shqipėri, kur po kristalizoheshin kėto dy drejtime: njėri progresiv-revolucionar dhe tjetri konservator-reaksionar, qė pėrfaqėsohej nga mendėsi feudale, tė mbruajtur me fanatizėm aziatik dhe tė ndikuara tek shtresat e privilegjuara tė ish okupatorit osman. Ai pėrafronte figurat e Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Themistokli Gėrmenjit, Shote Galicės me Vilhelm Telin, Roderik de Pozėn, Zhan d’Arkėn (e personazhe tė tjerė tė dramave tė Shilerit) ndėrsa anadollakėt e prapambetur, konservatorė, ua kundėrvinte atyre.
Nė ribotimin e dramės ‘’Vilhelm Teli’’ nė vitin 1962 gjejmė dhe kėto rreshta:
‘’A ka tė drejtė populli tė bėjė kryengritje me armė nė dorė kundėr pushtetit qė e shtyp dhe e plaēkit?’’ Pėrgjigja jepet nė vargun e Shilerit:
‘’Jo, dhe dhunė e tiranisė ka cak e gardh!’’
Ky kushtrim shtjellohet gjerėsisht nė ‘’Vajza e Orleansit’’, e cila shprehet me aq zjarr pėr ndjenja tė dashurisė ndaj atdheut, kur ai ėshtė i pushtuar nga tė huajt.
Para vitit 1800 Shileri ka mbledhur shumė materiale nga koha e Luftės 100-vjeēare tė zhvilluar midis Francės dhe Anglisė, nė tė cilat dallohet njė figurė e shquar historike, pėrfaqėsuese e patriotizmit popullor, Zhanė d'Arka.
Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ u fillua nė vjeshtė tė vitit 1800 dhe u pėrfundua mė 16 prill 1801. Gjithė materiali historik qė vihet nė dukje nė kėtė dramė, pasqyron me besnikėri shekujt XIV-XV nė Francė dhe Luftėn 100-vjeēare midis Francės dhe Anglisė. Po Shileri nuk dėshiron tė shkruajė histori, ai na komunikon ato ligjėsi tė natyrės njerėzore qė pėrcaktojnė rrjedha historike dhe ato ndjenja tė dashurisė sė pakufishme qė objektivisht jetojnė nė zemrat e popullit, pėr tokėn dhe bashkatdhetarėt, atėhere kur atdheu pushtohet dhe shtypet nga tė huajt.
Nga kjo pikėpamje ‘’Vajza e Orleansit’’ u shkrua si reaksion ndaj pushtuesve francezė tė Napoleon Bonapartit, i cili e kishte kapėrcyer disa herė lumin Rin.
Po cila ėshtė kjo virgjėreshė e Orleansit, vajzė e thjeshtė e njė fshatari qė merr pėrsipėr tė udhėheqė ushtri kundėr pushtuesve anglezė?
Po japim disa tė dhėna tė njohura mbi biografinė e saj, por qė mund t’i plotėsojnė imazhin e plotė heroinės kryesore tė dramės sė Shilerit.
Ajo lindi nė Dom Remy tė Lorenės qė nė atė kohė ishte njė dukat i pavarur i cili pėrfshinte edhe njė pjesė tė Burgundisė. Familja e saj ishte fshatare dhe ajo vetė njė bareshė e vogėl, gjashtėmbėdhjetė vjeē.
Pas vitit 1429 Franca nuk kishte mbret. Karli VI vdiq ashtu si dhe mbreti i Anglisė Henriku V qė sipas traktatit tė mbarimit tė Luftės 100-vjeēare, do tė martohej me Katerinėn, tė bijėn e Karlit VI e do tė shpallej mbret i dy mbretėrive. Kur princi pasardhės nuk deshi ta pranonte kėtė padrejtėsi, disa fisnikė francezė e kundėrshtuan. Pikėrisht nė kėto momente, Zhan d’Arka, kjo vajzė e re, pa nė ėndėrr Shėn Mėhillin e Shėn Margaritėn qė i bėnin thirrje tė shpėtonte Francėn dhe ta kthente princin mbi fron. Njė vit mė vonė ajo mundi ta takonte princ Karlin nė Kinon tė fshehur midis kuartierit tė tij. Ajo i rrėfeu atij pėr misionin qė i ishte ngarkuar nga perėndia dhe e bindi se duhet ta ndihmonte tė ēlironin Orleansin e rrethuar nga ushtritė angleze. Princi pyeti pėr kėtė edhe klerin, i cili e pranoi planin pėr ēlirimin e Orleansit. Ajo mblodhi vėllezėrit e saj, i pajisi me armė si dhe me njė flamur tė bardhė me dy zambakė nė mes, ku ishin shkruar fjalėt: ‘’Krisht dhe Shėn Mėri’’. Lufta filloi mė 29 prill dhe fitorja e parė e madhe e saj kundėr ushtrisė angleze, ndodhi mė 9 maj. Anglezėt ishin ata qė e mbiquajtėn ‘’Virgina’’. Ajo ēliroi Jargonė, Mengun mbi Luarė, Boxhensin dhe mė 18 qershor mundi anglezėt nė Pati. Si rrethoi edhe qytetin Trojė, ajo e bindi princin Karl tė vinte nė Reims dhe aty ai u kurorėzua mbret i Francės, me emrin Karli VII, mė 17 korrik 1429. Kur lavdia e saj u ngrit lart nė sytė e popullit, aq sa ata e quajtėn shenjtore, filluan tė shpifin pėr atė. Ajo u mundua ta bindte mbretin qė tė rrethonte Parisin dhe ta merrnin, por ai hezitoi. Nė rrethana tė tilla ajo u rrethua nė Kompejn mė 24 maj 1430 dhe u tradhėtua nga peshkopi i Bovesė, Pierr Kosho qė ishte aleat i anglezėve. Dokumentat thonė qė qeveria angleze kishte paguar para pėr ta kapur Zhanė d’Arkėn dhe pėr ta dėnuar nė gjyqin e Inkuizicionit si njė tė virgjėr qė kishte lidhje me djallin. Gjyqi iu bė nė Ruan, nė shkurt tė vitit 1431. Atje u tha se ajo nuk komunikonte me zotin, por me djallin. Veē kėsaj, asaj i pėrmendėn dhe mėkatin qė kish bėrė, kur deshi tė vdiste me vetvrasje dhe u hodh nga kulla. Meqė thosh se ajo kish dėgjuar zėra, por ata nuk ishin zėri i kishės, u dėnua me djegie nė turrėn e druve mė 30 maj 1431 duke pėrthirrur emrin e Krishtit. Hirin e saj e flakėn nė lumin Senė.
Mbasi Karli VII mori Ruanin, si dhe me kėrkesė tė familjes sė Zhanė d’Arkės, Papa Kalisti III anulloi vendimin e gjyqit tė Inkuizicionit dhe mė 7 korrik 1456 e quajti Zhanė d’Arkėn martire dhe dėnoi Kokonė, i cili ishte ai qė ndikoi kryesisht nė gjyqin e djegies sė saj. Mė 16 maj 1920 kisha romane e shpalli atė shenjtore dhe dita e saj pėrkujtohet nė tė dielėn e dytė tė muajit maj.
Veē Shilerit mbi kėtė temė kanė shkruar edhe shkrimtarė tė tjerė prej tė cilėve do tė pėrmendja kėtu vetėm dy: Xh.B.Shoun me dramėn: ‘’Shėn Joana’’ dhe B.Brehtin me dramėn: ‘’Shėn Joana e forta!’’
Kur e kam lexuar pėr herė tė parė kėtė kryevepėr tė Shilerit, menjėherė mė ka shkuar mendja tek drama e famshme e Euripidit: ‘’Efigjenia nė Aulidė’’, ku mbasi vihen nė peshė ndjenja e detyrės dhe e vullnetit tė individit pėr vendin qė ze nė shoqėri, triumfon vullneti.
Nga ana tjetėr kjo tregon se Shileri i ka njohur ligjėsitė qė rrjedhin nga koha antike nė veprimin dramatik.
Por problemi themelor i dramės nuk mbetet vetėm triumfi i ndjenjės sė detyrės nė mbrojtje tė Atdheut, por drama e Shilerit, pėrmes veprimit, trajton realisht jo vetėm nevojėn e pranisė sė shtetit nė jetėn civile, por edhe tė persekucionit tė individit nga paragjykimet dhe shpifjet egoiste.
Kjo ndodh edhe tek ne, tani kur ende Shqipėria nuk ėshtė aq e civilizuar dhe e emancipuar nga paragjykimet e sė kaluarės, qofshin kėto shoqėrore apo politike.
Lufta e Zhanė d’Arkės pėr tė kthyer institucionin e mbretit, natyrisht ėshtė njė akt politik dhe po aq politik ai i kundėrshtarėve tė saj dhe aq mė tepėr i bashkėpunėtorėve me pushtuesin. Po fajtor mund tė bėhet edhe mbreti, kur nuk merr vendime tė drejtė.
Drama e Shilerit zhvillohet e gjitha pėrmes skenash luftarake dhe nė secilėn ai pėrshkruan gėzimin e fitores dhe trishtimin e humbjes. Kur Zhana del nga pylli me pėrkrenaren e ndritshme, ėshtė e bukur, por i ati e qorton atė pėrkrenare, e cila do t’i marrė vajzės ndofta jetėn. Vetė civilizimi shikohet si njė pėrparim qė vjen pėrmes disa mėkatesh. Pėrmes kontradiktės individi njeh vetveten. Veprimi unifikon konkreten me abstrakten, prapambetjen dhe progresin, tė veēantėn dhe tė domosdoshmen, natyrėn dhe gabimin.
Nuk dėshiroj tė bėj komente tė personazheve tė dramės, pse ata janė nė dramė dhe nė veprim. Por desha tė theksoj tani nė fund tė kėtyre pak shėnimeve mbi kėtė dramė tė bukur tė Shilerit se ky dramaturg i madh e shumė i talentuar, ka ditur tė bėjė dallimin kryesor se nga ndryshon njė vepėr arti nga ajo jo artistike. Thelbi i kėtij zbulimi tė tij edhe nė kėtė dramė ėshtė se arti nuk ėshtė moral apo moralizim, por ai ėshtė veprim real. Nė fakt ai shpjegon etikėn e veprimit, ose na le tė gjykojmė mbi tė, pra, mbi dualitetin e veprimit.
Viktima i pėrmban tė dyja. Ajo hesht para ēdo paradoksi. Tė tjerėt e bėjnė atė fajtore pėr shkak se pse hesht. Viktimėn njė e nga njė e braktisin shokėt, tė afėrmit, pse thonė qė ajo ėshtė fajtore, sipas shumicės keqdashėse. Kur tė gjithė e dėnojnė, duhet ta dėnojmė edhe ne.
Skena tė tilla mund tė zhvillohen kurdoherė, sidomos kur shoqėria ėshtė e ndėrtuar vetėm mbi interesa qė shpesh e kanė bazėn mbi krime, mbi egoizėm, dhe kur shoqėria ėshtė ende larg qytetėrimit dhe ndjenjės tė sė drejtės sė pėrgjithshme tė mbėshtetur nė ligje tė drejtė. Pėr shkak se kjo dramė na zbulon ide tė tilla universale, ėshtė njė dramė qė ka karakter universal.
Diktatura me anėn e censorėve tė saj, qė nė vitet ’50 ia mohoi kulturės sonė shqipėrimin e mrekullueshėm ‘’Vajza e Orleansit’’ qė u ‘’pluhuros’’ deri sa humbi skutave tė NSH Botimeve. Kujtoj takimet me profesorin e ndjerė tek mė fliste pėr intrigat e inskenimet me urdhėr nga ‘’lart’’ tė ‘’inkuizitorėve tė kulturės’’ dhe protestat e tij ndaj kėtij krimi. Jam shprehur edhe vetė publikisht qė nė atė kohė mbi vlerat e mirėfillta tė kėsaj vepre, por gjithshka ra nė vesh tė shurdhėr e sy tė verbėr. Ndaj gėzohem qė munda tė shprehem pėrsėri me kėto pak radhė, mbas afro gjysmė shekulli censure tė kėtij botimi postum, nė njė mjedis lexuesish qė tashmė mund tė mė kuptojė mė mirė mua, shqipėruesin e shquar, Prof. Skėnder Luarasin dhe vlerat madhore tė veprės ‘’Vajza e Orleansit’’ tė Shilerit, i cili u nda nga jeta 200 vjet mė parė.

Dhori Qiriazi

(Vijon)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė