Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-10, 02:07   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dinjiteti kombėtar (!?)

Ditari i plotė i agjentit tė SHIU-t: Vlorė ‘97

Nga Konstandin Koliqi

edsh.org - Konstandin Koliqi, ish-shefi i Shėrbimit Informativ pėr vijėn bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit tė vitit 1997. Ditari i pashkruar i njėrit prej tė "17-ėve" qė do tė ekzekutoheshin prej kryengritėsve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Skėnder Gjinushit, Neritan Cekės, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tetės pėr tė manipuluar turmat kundėr "malokut". Trimėria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, qė rrezikoi jetėn e qindra policėve tė paarmatosur. Emri i tij ka qenė i 17-i nė listėn e atyre, qė do tė ekzekutoheshin nga kryengritėsit, por siē thotė edhe vetė, qė tė mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit tė vitit 97, do tė mendonte Zoti dhe njė oficer i policisė ushtarake, emrin e tė cilit dėshiron ta mbajė anonim. Ai nuk ka mbajtur deri mė sot ndonjė ditar, por tmerret qė ka parė me sy i janė ngulur nė kujtesė pėr gjithė jetėn.

Quhet Konstandin Koliqi dhe ka shėrbyer nė detyrėn e kreut tė Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė pėr Flotėn Detare, qė nga korriku i vitit 1993 e deri nė 20 shtator tė vitit 1997. I nxjerrė nė lirim, deri mė sot ai nuk ėshtė thirrur nga askush pėr tė dėshmuar, megjithėse ka qenė dėshmitar okular i atyre ngjarjeve tė tmerrshme.


"Italianėt e pikasėn kohė mė parė se ēfarė do tė ndodhte", - fillon tė tregojė Konstandini. Qė mė 15 janar 1997, zėvendės komandant i bazės detare tė Brindizit bėhet nėnkoloneli Baliēia, oficer i SISDE-s, Shėrbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte kėshtu masa pėr njė dyndje tė madhe tė refugjatėve nga bregu i Vlorės. Shėrbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, qė i parashikonte shpėrthyese.

Gafat e njėpasnjėshme tė PD-sė

Mė 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-sė nė Vlorė. Tritan Shehu deklaron se "Gjallica falimentoi". Nė bllokun e shefit tė SHIU-ut ky deklarim quhet njė gafė politike. "As njė karrocier nuk mund ta bėnte kėtė gafė dhe jo mė njė kryetar partie. Me kėtė deklaratė aludohej pėr njė ngatėrrim tė panevojshėm tė PD-sė me firmat piramidale. "Pėr tė mė njoftoi shefi i seksionit tė SHIK-ut nė Vlorė. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci kėtė", - komenton Konstandini, koloneli i shėrbimit sekret tė Vlorės.
Po atė natė, Fitim Gėrxhalliu, president i Gjallicės, thotė nė televizion se nuk kishte falimentuar. Dy ditė mė pas, Fitim Gėrxhalliu deklaroi falimentin, nė kushtet e gjysmė arrestit. Mė 7 shkurt, fillojnė protestat e para. "Ato ishin tė paorganizuara dhe nėpėr mitingje dėgjoheshin vetėm thirrje sporadike", - kujton ai. Kėrkesat ende ishin ekonomike, si parrulla "Duam paret tona". Pėrsėri gafė e madhe, por kėsaj radhe, e policisė. Ajo ndėrhyn kundėr turmės, e cila nuk ishte armiqėsore me tė. Pėrballė komisariatit tė policisė, digjen dy makina IFA tė policisė. Mė 8 shkurt, nė mėngjes, pas sulmit tė bėrė nė komisariat, zhduket pa gjurmė Sokol Mulosmani, shef i komisariatit tė policisė. Nė vend tė tij, vijnė tė komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i Pėrgjithshėm i policisė. Skafistėt fillojnė tė lėvizin.

Paralajmėrim i pavlerė

Mė 9 shkurt, duken politikanėt e parė, por ata nuk priten ngrohtė nė Vlorė. Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.
"Nė mbrėmje mė vjen informacioni se tė nesėrmen, do tė bėhej njė protestė e madhe. Nė zyrė mė mbėrrijnė tė dhėna se pėrveē atyre, qė dilnin me dėshirė nė protesta, kishte edhe nga ata qė nxitnin tė tjerėt pėr tė dalė", - kujton Konstandini. Nė godinėn e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i dėrguari i Qendrės. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut tė Vlorės, Shkėlqim Agolli, i cili ishte i emėruar nė atė detyrė vetėm nė 15 janar, pra dy javė mė parė. Ai do tė vritej mė pas nė Athinė (gjoja nga e shoqja). "Shkoj nė komisariat rreth orės 3 e 30 minuta tė mėngjesit tė datės 10. Shikoj Agim Shehun tė strukur nė kolltukun e zyrės me jakėn e ngritur dhe qė po dridhej. Arben Prrenjasin e pashė tek ziente disa kokrra vezė, qė po i hante me bukė. Dėgjoj Agim Shehun tė thotė: "Sot ėshtė tmerr. Do tė bėhet qameti. Kam prurė 750 forca policie, tė gjithė tė paarmatosur. Do t'i mėsoj vlonjatėt se ē'ėshtė ligji". Ndėrkaq, i drejtohet Arbenit: "A janė nė rregull valėt e radios"? Ndėrhyj dhe i them: "Ti s'paske rregulluar akoma valėt e radios. Do tė shpartallohesh. Lėre Vlorėn tė protestojė". Pas kėsaj dal dhe shkoj nė godinėn e SHIK-ut. Xhahiti mė thotė se do 'tė mėsonte vlonjatėt se ē'ishte shteti ligjor." "Do t'i godas", - tha. "Ti nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. Ėshtė Vlorė kėtu. Nuk e di se ku do tė tė gjej nė drekė", - i thashė dhe ika.

Shpartallimi i 750 policėve

Po gdhihej data 10 shkurt. "Dal tė shikoj se ēfarė po bėhej nė qytet. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Sheshit tė Flamurit. Nė tė gjitha anėt, madje edhe nė akset e rrugėve lidhėse, shikoj grupe tė ndryshme me nga 5-6 policė. Banorėt, mblidhnin nė heshtje gurė, pa bėrė as zhurmėn mė tė vogėl. Armatosja me gurė dhe sende tė tjera tė forta zgjati pėr rreth 45 minuta. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Kuz Babait. Shikoj tė goditet grupi i parė i policėve me gurė. Nė kėtė ēast unė isha tek xhamia. Kam qenė pikėrisht mbi trotuar, nė krahun tjetėr tė rrugės. Fillon njė sulm si rrufe, i cili pėrhapet deri tek Kali i Trojės. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandėrprerė pėr rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetėm me shkopinj gome. Vėrej policėt e parė qė gjakosen nė kokė, nė fytyrė, nė trup. Po ai popull qė i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmėn e parė. Pashė disa prej tyre tė shoqėruar nga grupe banorėsh qė dėrgoheshin dhe ndihmoheshin tė laheshin nė njė ēezmė aty afėr. Shkoj pranė Kishės katolike. E njėjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtėsisht armike. Shikoj policėt tė shpėrndahen. Atėherė vendos tė shkoj nė komisariat. Njė grumbull i madh njerėzish qėndronte pėrballė komisariatit. Plagoset njė fėmijė i vogėl me gurė. Turma elektrizohet dhe hyn nė komisariat. Thėrrasin nė emėr Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin qė ai kishte ikur qė para dy ditėsh. Dėgjoj tė thonė nga turma: "Godina ėshtė jona. Paskan ikur qenėrit"!
Nė darkė, afėr xhamisė, marr vesh se ishte vrarė Artur Rustemi. Mė vonė doli se "ai gjoja ishte vrarė nė orėn 8 tė mėngjesit." Unė kam bindje tė plotė se deri nė orėn 9 tė mėngjesit nuk ishte vrarė asnjė njeri. Mė pas, vrasjen e tij e pėrdorėn si viktimė tė protestave. (S'ka si tė jetė ndryshe pėrderisa nuk e hetojnė vrasjen)"...

-vijon


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante