Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 10:57   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Zbatimi i marrėveshjes, sjell implikime ekonomike





16:48 / 14.09.2011

Zbatimi i marrėveshjes pėr njohjen e vulave doganore dhe marrja nėn kontroll e vendkalimeve kufitare nė veriun e Kosovės, mund tė pasohet me implikime nė aspektin ekonomik. Kėshtu mendojnė njohės tė ēėshtjeve ekonomike dhe pėrfaqėsues tė komunitetit tė biznesit.


Qeveria e Kosovės, tashmė ka paralajmėruar se tė premten, do tė fillojė zbatimi i marrėveshjes pėr njohjen e vulave doganore dhe vendosjen nėn kontroll tė pikave kufitare 1 dhe 31. Mė kėtė do tė marrė fund edhe vendimi i 20 korrikut pėr ndalimin e importeve nga Serbia.

Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Biznesit, ka shprehur dyshimet se fillimi i zbatimit tė marrėveshjes, qė nėnkupton heqjen e masave tė reciprocitetit ndaj produkteve serbe, do tė dėmtojė prodhuesit vendorė dhe ekonominė nė pėrgjithėsi. “Paragjykimet janė se kėto do tė ndikojnė mjaft keq pėr prodhuesit dhe ekonominė vendore. Pasi njė kohė, pas 40 ditėsh kėto po vihen nė situatė para masave tė reciprocitetit. Me kėtė do tė ketė mundėsi qė tė shfrytėzohen rrugėt alternative, tė zhvillohet kontrabanda e cila ka qenė kancer pėr ekonominė e Kosovės”, shprehet Shahini

Edhe ekspertė pėr ēėshtje ekonomike, thonė se lejimi i importit nga Serbia do tė dėmtojė bizneset kosovare, tė cilat, sipas tyre, gjatė periudhės se aplikimit tė masave reciproke, kanė qenė mė tė pranishme nė treg.

Haki Shatri, ish-ministėr i Ekonomisė dhe Financave, shprehet skeptik se nė pikat kufitare nė veriun e Kosovės, mallrat serbe do t’ iu nėnshtrohen taksave doganore. “Kam dilema, nuk jam shumė i sigurt se gjithēka do tė shkojė nė rregull. Ėshtė pak vėshtirė tė kontrollohet, duke marrė parasysh konfiguracionin, gjerėsinė e terrenit, dhe rrethanat qė mbizotėrojnė atje. Nuk them se mungon vullneti as i doganierėve dhe as i institucioneve tona, pėr tė pasur atė terren nėn kontroll, por ėshtė tepėr e vėshtirė, duke marrė rrethanat nė pėrgjithėsi dhe klimėn e krijuar pas 25 korrikut”, thotė Shatri.

Nė anėn tjetėr, Lekė Musa, kryeshef ekzekutiv nė Odėn Ekonomike Amerikane nė Prishtinė, konsideron se kthimi i masave tė tregtisė se lirė mė Serbinė, do tė sjell invazion pėr produktet serbe, ndėrsa bilanc negativ tregtar pėr Kosovėn.“Sigurisht se implikime do tė ketė. Para zbatimit tė masave tė reciprocitetit, Kosova ka qenė njė humbėse e madhe nga tregtia e lirė mė Serbinė. Dhe shkaku kryesor i kėsaj ka qenė njė bilanc tregtar negativ nė dėm tė Kosovės, ndėrsa me 95 pėr qind nė favor tė ekonomisė serbe. Kjo ndodh pėr arsye se ekonomia serbe ėshtė shumė me e fuqishme dhe shumė mė e konkurrueshme se sa prodhuesit vendorė nė Kosovė”, thekson Musa.

Ndryshe, qė nga dhjetori i vitit 2008, Serbia ka ndaluar tė gjitha mallrat kosovare, pėr shkak tė ndėrrimit tė vulave nga ato tė UNMIK-ut nė vula tė Republikės sė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė