Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:48   #47
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Kėshtu, u grumbulluan idhujtarėt me nxitim nė drejtim tė zėrit dhe e sulmuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me tėrbim e u pėrpoqėn ta vrisnin atė, pėrpara se tė arrinin myslimanėt. Atėherė, i Dėrguari i Allahut tha: “Kush i prapėson idhujtarėt, do tė ketė Xhenetin, do tė jetė shoku im nė Xhenet.” Nė atė ēast, doli njė burrė nga ensarėt, i prapėsoi idhujtarėt dhe ra duke luftuar kundėr tyre. Pas tij doli njė burrė tjetėr nga myslimanėt, i cili gjithashtu i prapėsoi idhujtarėt dhe luftoi, derisa u vra. Pastaj njė i tretė, i katėrti, i pesti, i gjashti, i shtati. Qė tė gjithė u vranė. Rreth tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbetėn vetėm dy myslimanė: Talha ibn Ubejdulahu dhe Sa’ad ibn Ebu Uekasi. Idhujtarėt e pėrqendruan sulmin kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe atė e goditi njė gur e ai u rrėzua nė njėrėn ije. Iu thye, gjithashtu njė dhėmballė nė pjesėn e poshtme tė nofullės sė djathtė dhe iu plagos buza e poshtme. U plagos edhe nė kokė e nė fytyrė. E goditėn me shpatė mbi parzmore, aq sa parzmorja iu fut nė trup. E goditėn edhe me shpatė nė qafė; nga kjo e fundit vuajti njė muaj. Meqė kishte veshur dy parzmore, shpata e armikut nuk i arriti nė trup. Idhujtarėt arritėn ta plagosin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) edhe pse dy shokėt e tij bėnė tė pamundurėn pėr ta mbrojtur atė. Sa’ad ibn Uekasi qėlloi me shigjeta kundėr idhujtarėve, derisa i mbaruan dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Qėllo, pėr ty do tė flijoja nėnėn dhe babanė tim.” Edhe Talha ibn Ubejdulahu luftoi i vetėm, sa pėr tė gjithė grupin qė u vra mė parė, derisa mori 35-39 plagė. Talhai e mbrojti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me dorėn e vet, derisa e goditėn nė gishta dhe dora iu paralizua. Kur e goditėn nė gishtat e dorės, Talhai tha: “E pėsova.” “Sikur tė kishe thėnė: “Bismilah” (Me emrin e Allahut),- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), do tė tė ngrinin melekėt dhe njerėzit do rrinin tė tė shikonin.”Gjatė asaj ore tė vėshtirė, zbritėn melekėt Xhebrail dhe Mikail dhe luftuan kundėr idhujtarėve. Pastaj erdhėn disa myslimanė te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e mbrojtėn me tėrė fuqinė. I Pari qe Ebu Bekėr Es Sidik. Mė pas, edhe Ebu Ubejde ibn Xherahu. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shkoi i pari tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), por qe Ebu Ubejdja ai, qė ia hoqi hallkėn e zixhirit tė helmetės Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)40 duke ia tėrhequr me dhėmbė. Atėherė, Ebu Ubejdes i ra njė dhėmb. Kur i hoqi edhe rrethin tjetėr, Ebu Ubejdes i ra edhe njė dhėmb tjetėr. Ata shkuan me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tek Talha ibn Ubejdullahu, i cili e shėroi atė. Mė pas, tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) erdhėn Ebu Dexhaxheja, Mus’ab ibn Umejri, Omer ibn Hatabi, Ali ibn Ebu Talibi dhe tė tjerė. U shtua edhe numri i idhujtarėve, tė cilėt i fuqizuan sulmet e tyre kundėr myslimanėve. Por myslimanėt treguan heroizėm tė rrallė. Disa qėllonin me shigjeta, disa mbronin, disa luftonin dhe disa ruanin Profetin (pa (Standarqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga shigjetat. Mus’ab ibn Omejri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) mbante flamurin nė dorėn e djathtė, por idhujtarėt e goditėn dhe ia prenė atė. E kapi flamurin me dorėn e majtė, por edhe atė ia prenė. Pastaj e goditėn nė gjoks dhe nė qafė, derisa ra. Ai, qė e vrau ishte Abdullah ibn Kemieh. Duke vrarė Mus’abin, kujtoi se kishte vrarė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse Mus’abi i ngjante shumė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj, ibn Kemie u kthye tek idhujtarėt dhe thirri me zė tė lartė: “Muhamedi u vra.” Lajmi u pėrhap me shpejtėsi. Me pėrhapjen e kėtij lajmi u pakėsuan ca sulmet e idhujtarėve, sepse ata menduan se ia kishin arritur qėllimit dhe e bėnė atė qė kishin dėshiruar. Qėndrimi i myslimanėve pas kėtij rrethimi Kur myslimanėt e panė se filluan tė rrethoheshin, u shkrehėn, u tronditėn dhe nuk arrinin dot tė kishin njė qėndrim tė vetėm. Dikush mori nga jugu, derisa arriti nė Medine. Dikush tjetėr iku nė majė tė malit Uhud dhe u bashkua me kampin e myslimanėve. Por shumica e myslimanėve mbetėn brenda rrethimit. Ata qėndronin nė pozicionet e tyre dhe mbronin shokėt, qė luftonin kundėr idhujtarėve agresorė. Megjithatė, radhėt myslimane u ngatėrruan, sepse nuk mbeti ndėr ta ndonjėri qė t’i udhėhiqte me njėfarė rregulli. Madje, puna shkoi deri atje, sa tė pėrlesheshin tė parėt me tė pasmit e tyre. Kėshtu, el Ejmeni vrau babanė e Hudhejfes. Kur myslimanėt dėgjuan lajmin e vrasjes sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) disave u fluturoi mendja, u thyen moralisht e u dobėsuan aq sa deshėn ta braktisin luftėn. Por pati myslimanė tė tjerė, qė thanė: “Luftoni o vėllezėr myslimanė dhe vdisni nė rrugėn islame, ashtu siē ka vdekur i Dėrguari i Allahut.” Ndėrkohė, kur myslimanėt ishin shumė tė hidhėruar e tė dobėsuar, Ka’ab ibn Maliku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), shikoi befasisht tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė po vinte tek ata. E njohu nga sytė e tij, sepse fytyra ishte mbuluar me helmetėn e hekurt. Atėherė, Ka’abi thirri me zė tė lartė: “O myslimanė! Gėzohuni! Ja ku po vjen i Dėrguari i Allahut.” Sapo dėgjuan kėtė zė, myslimanėt u kthyen tek ai. Rreth tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mblodhėn 30 burra. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me ta, ēau rrugėn midis idhujtarėve, e shpėtoi ushtrinė e vet tė rrethuar dhe e tėrhoqi pėr nė grykėn e malit. Idhujtarėt u pėrpoqėn qė ta pengonin atė tė tėrhiqej, por dėshtuan plotėsisht. Gjatė asaj pėrpjekjeje u vranė dy veta. Nė sajė tė kėsaj tėrheqjeje shpėtuan myslimanėt, por pasi e paguan shtrenjtė gabimin e qitėsve, tė cilėt nuk zbatuan urdhrin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė grykėn e malit Uhud Pasi dolėn nga rrethimi dhe zunė vend nė grykėn e malit, myslimanėt patėn disa fėrkime tė veēanta e tė lehta me idhujtarėt. Por idhujtarėt nuk guxuan tė pėrparonin pėr njė sulm tė pėrgjithshėm. Ata qėndruan pak nė fushėn e betejės, masakruan tė vrarėt, u prenė veshėt, hundėt dhe organet gjenitale. Disave ua ēanė barkun. Hindi, bija e Utbes, i ēau Hamzait barkun, i shkuli mėlēinė dhe filloi ta hante. Por meqė nuk mundi ta pėrtypte, e pėshtyu. I mori atij gjithashtu veshėt dhe hundėn dhe i vari si gjerdanė. Ubej ibn Halef shkoi duke u mburrur nė grykėn e malit, pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur u afrua, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e goditi me heshtė nė kockėn e supit, nė njė hapėsirė midis parzmores dhe helmetės sė tij. Ai u rrotullua me kalin e tij disa herė. Pastaj u kthye te kurejshėt duke pėllitur si dem. Kur arritėn nė Serif, afėr Mekės, ai vdiq nga plaga. Mė pas erdhėn disa idhujtarė tė tjerė, tė cilėt i udhėhiqnin Ebu Sufjani dhe Halid ibn Uelidi dhe u ngjitėn nė njė anė tė malit. Por Omer ibn Hatabi, bashkė me njė grup muhaxhirėsh luftuan kundėr tyre dhe i zbritėn nga mali. Ka tė dhėna qė tregojnė se Sa’ad ibn Ebi Uekasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) vrau tre idhujtarė. Numri i idhujtarėve tė vrarė arriti 22 veta. (Thuhet edhe se ishte 37). Ndėrsa, nga myslimanėt u vranė 70 veta: 41 nga fisi Hazrexh, 24 nga fisi Eus, 4 veta nga muhaxhirėt dhe 1 nga jehudinjtė41. Pas pėrpjekjes sė fundit qė bėnė Ebu Sufjani dhe Halid ibn Uelidi, idhujtarėt nisėn tė pėrgatiteshin pėr t’u kthyer nė Mekė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė grykėn e malit. Pasi u qetėsua aty, i vajti Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me ca ujė tė malit Uhud qė tė pinte, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuhati qė uji kishte njėfarė ere dhe nuk piu, por vetėm lau fytyrėn dhe hodhi pak nė kokė. Mirėpo, filloi t’i rridhte gjak pa pushim nga plaga qė kishte nė kokė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė