Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-05, 14:55   #4
DEA
***
 
Avatari i DEA
 
Anėtarėsuar: 29-04-04
Vendndodhja: Baden Württemberg
Postime: 14,745
DEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

RAPORTI NDĖRMJET JETĖS DHE VDEKJES
Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur". Ky roman i kushtohet misionit tė njė shtabi ushtarak tė gjallė, i cili duhet t'i bėjė nderet e fundit njė armate tė tėrė ushtarėsh tė mbuluar me dhč. Vlera e jetės, ēmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerėnda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezė, kamarja e turpit dhe pėrmendorja e nderit, harrimi dhe pėrjetėsia, vetėflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janė nocione themelore artistike tė shkrimtarit.
Nė mėnyrė tė veēantė vdekja pėrbėn njė zgjedhje tė dendur tė autorit pėr tė dhėnė qėndrimin e tij ndaj jetės njerėzore. Ajo paraqitet nė formė individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, tė mirėqenė dhe tė sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sėmundja nga mplakja; nė tė gjitha pamjet e saj, si ndėrprerje e zakonshme e jetės, si shpagim pėr vdekjen e tjetrit, si prurje e lėngatės, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linēim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", vepra qė i dha njohjen ndėrkombėtare Kadaresė, nuk ėshtė e para qė trajton raportin midis jetės dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes tė prijėsit arbėr Gjergj Kastrioti, duket qartė prirja pėr tė zbuluar, nėpėrmjet qėndrimit ndaj varrit, kulturėn nga barbaria, dhunimin nga shenjtėrimi, sundimin e tė vdekurve mbi tė gjallėt.
Nė tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, nė heshtjen e tyre, marrin vlerė fisnikėruese. Njeriu qė edhe me vdekjen dėshiron tė tregojė dinjitet dhe fuqi shpirtėrore ka njė varr tė thjeshtė, pa shenjė, nė njė kėnd tė padukshėm tė varrezave verilindore tė kryeqytetit, ndryshe nga shumė tė tjerė, qė, nė pėrputhje me hierarkinė zyrtare mbitokėsore, mbajnė mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanė bėrė mė shumė se Egla e vogėl pėr Shqipėrinė dhe s'kanė asnjė meritė pėr tė qenė tė diferencuar edhe pėrpara vdekjes e varrit. Nėpėrmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithė shoqėrinė shqiptare, nė kuadrin e sė cilės veprojnė personazhet e tij.
Shtresėzimi i shoqėrisė nė veprėn e Kadaresė fillon me varret pa emėr, me muranat e thjeshta nė gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranė kishės, rrethuar me selvi; pėr tė vazhduar mė tej me pėrmendoret dhe lapidarėt, me varret e shenjtėruar pėr motive patriotike, siē janė varret e dėshmorėve (le tė kujtojmė, pėr shembull, varrin e veēantė tė Alush Tabutgjatit; varrin e Skėnderbeut ose edhe tė pashait turk nė Orikum) dhe pėr tė pėrfunduar me piramidėn e faraonit Keops ose arkėn e hirit tė trupit tė djegur tė Ēu En Lait, qė, sipas testamentit tė tij, u derdh mbi hapėsirėn ndėrkontinentale tė Kinės, pėr ta pushtuar me frymėn e vet.

Ismail Kadare ėshtė nga personalitetet mė tė shquara tė letėrsisė shqiptare. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė rreth 32 gjuhė tė huaja) ai e bėri tė pranishme Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe me kulturėn e saj shekullore.
Kadareja qė nė vitet '60 shėnoi kthesė nė letėrsinė shqiptare me poezinė dhe prozėn e tij. Brenda potencialit tė tij krijues janė mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e pėrkohshmėrisė dhe tė pėrjetėsisė, dramat e kaluara dhe ato tė tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qėndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, tė gjitha labirintet e jetės dhe tė vdekjes. Duket sikur asgjė ēka ėshtė shqiptare, nuk mund t'i shpėtojė syrit tė shkrimtarit tė madh.
E gjithė vepra e Ismail Kadaresė qė nga botimi i parė deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa pėr njė Shqipėri tė barazuar me shtetet mė tė qytetėruara tė botės, sepse asktu e meriton, ndihet tė pohojė autori.
__________________
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore.
DEA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė