Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-08, 16:50   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kontribute juridike mbi mbėshtetjen e pavarėsisė sė Shtetit tė Kosovės‏

4. Pėrfundime

Nga njė hulumtim i gjendjes nė tė drejtėn ndėrkombėtare, ka njė mbėshtetje tė mjaftueshme pėr ekzistencės e njė tė drejte ndėrkombėtare pėr shkėputjen e njė grupi tė popullsisė nga njė shtet ekzistues, e cila lind kur pėrmbushen disa kėto kushte:
a) duhet tė ekzistojė njė popullsi, e cila formon njė pakicė nė lidhje me popullsinė e plotė tė shtetit amė, kjo pakicė nė lidhje me shtetin amė duhet tė pėrbėjė njė shumicė nė territorin e caktuar tė sė cilės ajo banon dhe qė synon tė shkėputet;
b) grupi i popullsisė sė caktuar duhet tė ketė pėsuar vuajtje tė shumta nga ana e shtetit amė, nga i cili synohet tė shkėputet (tė ketė ndodhur njė mungesė sovraniteti); apo
i. tė kėtė pėsuar shkelje serioze, ose mohimin e sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje nėpėrmjet njė politike diskriminuese dhe/ose
ii. pėrdhosje dhe dhunime masive tė sė drejtave themelore tė njeriut e pjesėtarėve tė atij grupi tė popullsisė dhe
c) nuk duhet tė ketė ndonjė mjet-ndreqje realė pėr zgjidhjen paqėsore tė konfliktit.

Siē mund tė shikohet mė gjithė vėshtirėsitė qė paraqet legjitimimi i sė drejtės sė shkėputjes nga ana e Serbisė (shteti amė) tė popullit dhe tė krahinės sė Kosovės mund, tė themi pa frikė se ky rast ėshtė katėrcipėrisht nė pėrputhje me kushtet e duhura pėr ushtrimin e sė drejtės sė vetėvendosjes nė versionin e jashtėm tė saj.
Historikisht qė nga viti 1919, Kosova ka qenė objekt i njė regjimi institucional diskriminues dhe i vazhdueshėm, si nėn drejtimin jugosllav ashtu edhe akoma mė tepėr nėn regjimin serb.
Ndryshimi pėr mė keq i statusit juridiko-kushtetues tė Krahinės sė Kosovės tregon pėr njė shkelje tė sė drejtės sė brendshme pėr vetėvendosje.
Tė paktėn duke filluar qė nga viti 1989, tė drejtat e pakicės kosovare nė shtetin e Serbisė janė shkelur, dhunuar, dhe pakėsuar me njė intensitet mizor, qė gati asgjėsonte tė drejtat e pakicės, autonominė e Krahinės por edhe tė drejtat themelore tė njeriut.
Populli i Kosovės, ėshtė njė grupim i cili gjenetikisht, kulturalisht, gjuhėsisht dhe fejisisht ėshtė i mirė-pėrcaktuar dhe dallon rrėnjėsisht nga ai i shumicės sllave tė serbisė.
Grupimi i popullsisė kosovare ka njė identitet tė tijin tė veēantė, ka njė origjinė tė tijin sepse ai rrjedh fisi i ilirėve, ai ka tė pėrbashkėt gjuhėn shqipe dhe doket e veta qė e dallojnė atė rrenjėsisht nga shumica e popullsisė sllave tė serbisė, ai ka njė histori tė pėrbashkėt pasi ka qenė nėn suazėn otomane dhe ka zgjedhur besimin muhamedan; ai ka lidhje shoqėrore, kulturore dokesore, dhe shpirtėrore tė qėndrueshme e tė pėrbashkėta. Ky grupim i popullsisė e ka shfaqur shumė herė dhe nė mėnyrė konstante synimet e tij pėr pavarėsi. Nė kėtė mėnyrė popullsia kosovare legjitimohet tė shkėputet nga shteti amė, pasi ajo ėshtė njė grupim i dallueshėm nga popullsia serbe, territori kosovar ka kufij tė mirė-pėrcaktuar dhe ka qenė banuar historikisht nga shqiptaro-kosovarė autoktonė qė prej shekujsh.
Politikat diskriminuese e Shtetit amė tė Serbisė kanė vepruar nė tė gjitha fushat dhe sferat kundra shqiptaro-kosovarėve. Kėto politika kanė qėnė sistematike herė kolonizuese, me shpėrnguljet e kosovarėve dhe prurjet e serbėve, dhe kanė arritur deri nė spastrimet etnike duke pėrdorur forcėn, pėrdhunimet dhe dėbimet masive tė shoqėruara me shkatėrrime masive tė pronės sė pakicės kosovare, kulmi i kėtyre politikave sistematike mė qėllim eliminim e etnisė kosovarė nė Kosvė, u shėnua nė vitin 1999 ku vrasjet, torturat, dėbimet masive dhe pėrdhunimet shėnuan maksimumin e tyre.
Qeveria e Serbisė gjatė gjithė kėtyre viteve nuk ka dėshmuar vullnet pėr tė arritur njė marrėveshje tė qėndrueshme me palėn kosovare. Presidenti i Serbisė Millosheviē refuzoi t’i jepte krahinės sė Kosovės statusin e saj si krahinė autonome qė Kosova gėzonte para vitit 1989. Sovraniteti i Serbisė ka munguar pėr njė kohė tė gjatė nė territorin kosovar, qoftė prej resistenės sė kosovarėve, qoftė edhe prej faktit se ajo drejtohej nga njė mision i Kombeve tė Bashkuara. Pavarėsimi i Kosovės do t’i shėrbente paqes dhe zhvillimit ndėrkombėtar tė mbarė rajonit. Nė fund duhet kujtuar se nuk ka ekzistuar ndonjė mjet ankimi nė shtetin serb pėr padrejtėsitė qė ka pėsuar Kosova.

[1], LL.M. in International Organizations, International Criminal Law, and Crime Prevention.

[2] Ky term nė tė drejtėn ndėrkombėtare njihet nė gjuhėn anlezė si: secession.Mjeti i Shkėputjes ėshtė vetėm njė lloj, lloje tė tjerė mund tė ekzistojnė, p.sh. si: shpėrbėrja (paqėsore ose me pėlqim); shkrirja dhe pėrzierja me njė shtet tjetėr ekzistues.

[3] Shih, Whlan Antony, Wilsonian Self-Determination and the Versailles Settlement, 1994, International and Comparative Law Quarely, f. 99.

[4] Shih edhe nenin 20 (1) tė Kartės Afrikane e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Popujve.

[5] Pėrkthim i autorit.

[6] Kjo lloj kategorie profesorėsh, pėrbėn edhe njė nga burimet e sė drejtės ndėrkombėtare.

[7] Shih A. CASSESE, Self-Determination, f. 118.

[8] Shih, UN Docs. A/AC.125/SR. 40; datė 27 qershor 1964, f. 74.

[9] Shih, UN Docs. E/CN4/Sub.3/405/Rev.1, 1980, f. 10 paragrafi 60.

[10] Shih, Opinionin e pėrbashkėt tė Gjykatėsve Wildhaber dhe Ryssdal, nė rastin e Loizidou kundėr Turqisė, Vendimi i 18 dhjetorit 1996.

[11] Shih, L.C. Buchheit, Secession ,the Legitimacy of Self-Determination, 1978, f. 94

[12] Shih, L.C. Buchheit, f . 222.

[13] Shih, Alaland Islands Question, LN Doc. B7.21/68/106, 1921, f. 21.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė