Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-06, 18:33   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Milot-Rrėshen, BB jep “ok” pėr 59 mln dollarė


Julian Llupo
05-12-2006
TIRANĖ-Banka Botėrore ka miratuar projektin e parė, pėr njė segment tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė. Projekti i pėrket segmentit Milot-Rrėshen, me njė gjatėsi prej 26-kilometrash dhe financimi shkon nė 59 milionė dollarė. Marrja nė shqyrtim pėr financimin e segmentit Milot-Rrėshen, ėshtė bėrė i ditur rreth 2 muaj mė parė nga pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore nė Shqipėri, Nadir Mohamed. Banka Botėrore ka bėrė tė ditur gjithashtu, se qeveria shqiptare ka kėrkuar mbėshtetje financiare pėr kėtė projekt. Ndėrkohė qė kanė filluar punimet nė 7 lotet e aksit Kalimash-Morinė, kanė filluar dhe financimet qė shkojnė nė rreth 60 milionė euro, qė janė dhėnė nga buxheti shtesė i kėtij viti. Ndėrsa qeveria ka lidhur kontratėn edhe me konsorciumin amerikano-turk “Betchel-Enka”, pėr ndėrtimin e mbi 57 kilometrave tė tjera Rrėshen-Kalimash, ku pėrfshihet edhe tuneli, me njė vlerė prej 418 milionė eurosh. Autoritetet shqiptare, kanė pohuar se rruga e re qė do tė lidhė Tiranėn me Prishtinėn, do tė nisė nga funksionimi nė qershor tė 2009, por nga ana tjetėr, nuk ėshtė zbardhur ende skema e financimit prej 418 milionė eurosh, pėr ndėrtimin e aksit te ri.

Milot-Rrėshen
Projekti pėr ndėrtimin e kėtij segmenti, ka si objektiv qė tė ulė kostot nė operimin e rrugės Milot-Rrėshen, pjesė e korridorit Durrės-Milot-Morinė. Projekti pėrfshin ndėrtimin e rrugės Milot-Rrėshen, 26 kilometėr, duke i ardhur nė ndihmė edhe popullsisė qė jeton nė kėtė zonė dhe qė ėshtė edhe nga mė tė varfrat nė vend. Njėkohėsisht, ky projekt do tė jetė edhe nė funksion tė sigurisė rrugore.

Projektit
Ndėrtimi i rrugės Milot-Rrėshen, sipas vlerėsimeve, shkon nė rreth 59 milionė dollarė. Financimi i kėsaj pjese tė rrugės Milot-Rrėshen, do tė realizohet nga disa institucione financiare. Banka pėr Ndėrtim dhe Zhvillim, do tė financojė 20 milionė dollarė pėr kėtė segment, Shoqata Ndėrkombėtare pėr Zhvillim, 5 milionė dollarė dhe Fondi OPEC, do tė financojė 15 milionė dollarė. Huamarrėsi, qė nė kėtė rast ėshtė qeveria shqiptare, do tė financojė kėtė projekt me 19 milionė dollarė.


Financimi
Qeveria Shqiptare 19 milionė USD
BERZH 20 milionė USD
IDA 5 milionė USD
Fondi OPEC 15 milionė USD
Totali59 milionė USD



Projekti do tė konsistojė nė katėr komponentė Ndėrtimi
Pėr ndėrtimin e rrugės Milot-Rrėshen, me njė vlerė prej 44.4 milionė dollarėsh, banka financoi 15.8 milionė dollarė. Ky pėrbėrės pėrfshin punėn civile, konsulencėn supervizore dhe ndėrtimin e tri loteve tė seksionit prej 26 kilometrash, Milot-Rrėshen, si pjesė e korridorit Milot-Morinė. Rruga e propozuar, gjendet kryesisht nė zonėn e Mirditės, zonė ku niveli i varfėrisė ekstreme ka sunduar pothuaj 40 pėr qind tė popullsisė, dhe pėrmirėsimi i infrastrukturės nė kėtė zonė, ėshtė prioritet i qeverisė. Rruga e re e propozuar, ėshtė e dizenjuar si njė superstradė me dy korsi 7.5 metra e gjerė, me njė gjerėsi prej 11.1 metrash, 9.3 metra trotuar anėsor, ku makinat do tė lėvizim me shpejtėsi 80 km nė orė. Banka Botėrore do tė bashkėfinancojė Lotin e I-rė dhe tė II-tė, sė bashku me GoA, ndėrkohė qė Loti i III-tė, pritet qė tė financohet nga fondet e OPEC.

Prezantimi i kontratės sė prodhimit dhe mirėmbajtjes
Me njė vlerė prej 11.5 milionė dollarėsh, banka ka financuar 5.87 milionė dollarė. Pėrbėrėsi i dytė pėrfshin prezantimin nė rang pilot tė performancės, bazuar nė kontratėn e mirėmbajtjes sė rrugės nė dy rajonet pilot dhe konsulencėn ligjore.

Investimi pėr sigurinė
Siguria nė rrugė, ka kapur njė vlerė prej 1.2 milionė dollarėsh, ku banka ka financuar 1.2 milionė dollarė. Kjo do tė pėrfshijė pajisjen me ndihmėn teknike tė nevojshme, pėr tė ndihmuar nė zbatimin e Planit Kombėtar Aksion, ku bėn pjesė edhe njė kontroll pėr sigurinė nė rrugė, tė autostradės Tiranė-Durrės.

Asistenca teknike
Pėr asistencėn teknike tė nevojshme dhe materialet, me njė vlerė prej 2.08 milionė dollarėsh, Banka ka financuar 2.08 milionė dollarė. Pėrbėrėsi i fundit do tė pėrfshijė pajisjen me asistencėn e nevojshme teknike, pėr Ministrinė e Punėve Publike.

Shekulli
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė