Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-07, 03:42   #31
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nji pjesė e madhe e vendevet tjera ishin nė dorė tė “zotnķvet”, tė cillėt, me gjasė, ne parė s ishin veē feudatarė tė perandorķs greke (.p.sh. Komnenėt, Engjellorėt; Muzakajt e ndoshta edhč Dukagjinėt e Kastriotajt), o slave (si Balshajt e Cėrnoviqėt), o franke si Topiajt e ndoshta edhč Golemajt. (15) Kėta ushtrojshin, kujtoj, nji zotnim absolut, ** mbrrijtte deri nė shitje tė zotnimit tė vet (si bāne, p.sh. Topiajt, Dukagjinėt, Balshajt, Zakarijajt). Brijė kėtyne, kį nji shumicė tė madhe tepėr familjesh kreshnike, **, tė dhānuna mbas zanatit tė luftės si stradjotė, shpernguleshin shum létas prei veriut e nė jug tė Shqipnķs e deri nė Moré (si Dajēėt, Kuēėt, Logorecėt e tjera). (16)
Vetėm nė krahina mjaft tė kufīzueme e gjejmė popullsķn t’organizueme nė fise e nė katune me nji trajtė, si me thānė, republikane, nė giasim tė regjimit fisnuer tė mā vonshėm, (17) nźn prījė jo tė zotnķs absolut, por tė njij plaku o president, tė cillit veē nuk ja diej titullin shqip, pse dokumentat e quejnė me emna latin-grek, o latin-frang o slav. (18) Tė tilla fise janė Hoti, Pamaljoti, Matagushėt, Drekalorėt, Rodonėt e tj. Mjerisht mbi jetėn shoqnore tė kėtyne, gjeta tepėr pak; diej veē se ishin luftarė tė fortė, e lidhja e pėrbashktė nė ēdo fis ishte shum e ngushtė si nė nji familje patriarkore.
Kur zaptoj Turku vendet e ndryshme tė Balkanit, dihej se shpesh herė krahinavet u a njijti o u a mbajti pėr tė giatė kohė emnin e princit ** pat gjetė nė tź nė ēastin e pushtimit; kėshtū krahina e sundueme prej Karlit Tocco u quejt “Karlili”; kėshtu mė bje nė mend se i ndjeri D. Ndré Mjedja, njaq studjus i hollė i historķs sį i gjuhės komtare, mendonte se Shqipnija jugore kį mujtė me u emnue Tosknķ o prei familjes Tocco, o prei zotnķvet tė ndryshėm Italjanė tė cillėt qilluenė toskanė prei fisi sikśr Buondelmontajt. Kėshtū edhč krahina malore veri-perėndimore, kū kishte pasė sundim dera e Dukagjinvet, muer emnin e “sanxhakut tė Dukagjinit”, si dihet pį dyshim prei historije. (19)
Tashtģ mbķ kėtė temel po bāj un nji hipothezė. Pak vjet mbas pushtimit tė Shqipnķs, hypi nė fron tė Turkis (1520) Sulejmani II, shi njaj ** u quejt “al-Kanuni” pse kje systhemuesi mā i madhi i sė drejtės shtetnore e civile te perandorķs turke. Mundet ** ky, ose sundimtarėt turq tė Shqipnķs, pėr shkak tė rrethanavet, ta kénė pį me udhė me perjashtue sė paku heshtimisht prei kanunit tė pergjithshėm tė Rumelis sanxhakun e Dukagjinit, ose tė Lekė Dukagjinit. Kėto rrethana kanė mujtė me kźnė shtrimja e perforcimi i fisevet republikane tė verit ndėr tokė tė braktisuna prei zotnķve tė vjetėr e veēanėrisht prei Dukagjinvet.
Létas kėshtū, nė dallim tė rregjimit ligjuer, kį mujtė me hī e thānmja se dy kanunne njifen nė Shqipnķ: Kanuni i Rumelķs e Kanuni i Dukagjinit, ose, ad abundantiam, kanuni i Sylejmanit per Rumelķ e Kanuni i Lekės pėr Dukagjin. E ky emėn mbet, me gjith ** mā perpiknisht do tė thohej se ishte kanuni i fisevet republikane tė shpėrnguluna ndėr tokė tė zotnķvet tė vjetėr absolutė tė derės sė Dukagjinit.
E njimend gojedhāna shpesh e pėrsėritun e shpėrnguljes sė tre vėllazėnvet temeluesa tė Shalės, Shoshit e Mirditės, mund tė jétė nji perforcim i kėsajė hypotheze, po tė vehet n’atė periudhė kohe.
Gjith ketė ** thash, āsht kundra krijimit o kodifikimit tė kanunit tė malevet prei Lekė Dukagjinit. Por, prap nė kėtė made, posė argumentit mohemik tė mungesės sė dokumentavet rreth kėsajė veprimatarije sė Lekės, kemi argumentin tjetėr pohemik ** ēeka sypri, e ** kėtū po e qes shtjelltas: thalbi i Kanunit tė Malevet do ta shofim mbrapa se āsht pjesa kushtetuese ose statutore, rrajesisht e pandrrueshmenisht republikane, perkundra sundimi i Dukagjinvet qč nji sundim autokratik.
Mirė po, mundet me thānė historiku, na kemi edhč shembuj zotnķsh shqiptarė tė kohės sė mesme, tė cillėt, sė paku ligjorisht, nuk kanė qźnė autokratė por qeverritarė me nji auktoritet ** permbahej mā fort n’administratė tė drejtsķs: kaq lźn me kuptue titulli “judex” ** vj. 1208 i ipet Dhimitrit princit t’Arbnit; (20) prandej mund tė besojmė se kėta princa, e prį edhč Dukagjinėt, nė fund tė fundit, s kanė pasė tjetėr auktoritet ligjuer posė atķ ** kanė pasė mā vonė trashigimtarėt e tyne tė derės sė Gjonmarkut, d.m.th. nji auktoritet konstitucjonal, ** nė kohė pagje ushtrohej mā sė forti nė punė gjygji.
Mandej si spjegohet aj auktoritet nė tė prém tė gjygjevet a n’interpretim tė kanunit ** Gjonmarkajt, pinjojt e Dukagjinvet, kanė pasė jo vetun nė Mirditė, por edhč ndėr fise e bajraqe mā tė largta, mos tė kishtė lé Kanuni nė dorė tė tyne?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante