Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 15:22   #108
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deputetėt i thonė JO“Mėsimbesimit” nė shkolla

vijimi

Kosovapress: Kėrkesa e mėsim-besimit e keni bėrė pėr marketing politik, apo me tė vėrtetė jeni tė vendosur pėr futjen e lėndės fetare nė shkolla?

Agani: Kam lexuar shkrime tė ndryshme tė ashtuquajtur analistė tė ndryshėm tė cilėt janė munduar qė kėtė veprim tė PD-sė, amandamentimin e kėtij neni tė paraqesin si manipulim politik apo marketing pėr pėrfitime politike qė besoj se krejtėsisht ėshtė e paqėndrueshme, sepse krejt opinioni kosovar e di se PD-ja ėshtė i vetmi subjekt politik qė nga viti 1999 e ka paraqitur si kėrkesė publike ēėshtjen e lėndės sė arsimimit fetar, por edhe lejimin e bartjes sė shamisė nė institucione shkollore. Ėshtė qesharake tė akuzohet PD-ja se nė moment tė caktuar i ka pėrdorur kėto tema pėr tė bėrė marketing politik. Ky ėshtė besimi ynė politik, anėtarėt e PD-sė dhe unė jemi mishėrim i kėtyre synimeve dhe kėto janė pjesė tė jetės tonė dhe veprės tonė. Kėto qėndrime reflektojnė esencėn e subjektit tonė politik dhe tė PD-sė, dhe me tė vėrtetė janė tė paqėndrueshme, ēfarėdo teze e tillė. Ka pasur akuza se PD-ja e ka sjellė kėtė temė nė ditėn nė Natėn e Bajramit, ndėrsa dihet shumė mirė si formohet rendi i ditės dhe procedurat e Kuvendit.

Kosovapress: Pse kanė kaluar kėto ēėshtje nė Kuvend pa kaluar nė njė debat publik?

Agani: Kjo pyetje duhet t’i bėhet Ministrisė sė Arsimit. PD-ja e ka resorin e Shėndetėsisė dhe merret me kėtė sektor nė bazė tė programit tė PD-sė, i cili ka qenė i proklamuar me vite. Ēėshtja konkrete ka tė bėjė me Ministrinė e Arsimit, e cila ėshtė dashur qė para se tė paraqesė Projektligjin nė qeveri ėshtė dashur tė bėjė debat tė gjerė nė opinion dhe nė kuadėr tė atij debati tė vijė deri tė zgjidhjet mė tė mira ligjore. Ndėrsa ajo kėtė nuk e ka bėrė, ndėrsa pse nuk e ka bėrė duhet tė japė pėrgjigje ministri.

Kosovapress: Thuhet se ka mospajtime brenda subjektit tuaj politik. Nė ēfarė gjendje ėshtė Partia e Drejtėsisė?

Agani: Gjendja pėrbrenda PD-sė gjithmonė ėshtė tejet dinamike. Ne jemi si parti nė vazhdimėsi nė profesionalizmin e kuadrove tona politike dhe promovimit tė koncepteve tona politike. Nė kėtė proces gjithmonė kem pas individ qė nė momente tė caktuara nuk e kanė parė veten pjesė tė procesit. Kanė filluar tė shohin veten si tė anashkaluar, ose kanė pas ambicie mė tė mėdha se sa pėrmbushja e tyre nė momentin e caktuar. Ka pasur individė tė caktuar edhe nė kėtė rast kemi pasur tė tillė, tė cilėt kanė shprehur njė pakėnaqėsi dhe njė nguti nė veprimin politik, nguti kjo e cila i ka dėmtuar synimet dhe objektive strategjike tė PD-sė. Asnjė parti nuk synon objektivat programore nėpėrmjet krizave brenda saj nė tė njėjtėn kohė. Kjo i ka ndodh partisė, nuk ėshtė hera e parė, por ėshtė pėrsėritur disa herė. Edhe kėsaj here PD-ja ka dalė shumė e qėndrueshme, unike dhe koherente. Kryesia e partisė ėshtė shumė stabile, sikurse edhe Kėshilli Drejtues i PD-sė. Ne jemi para kuvendeve zgjedhore nėpėr degė, qė do tė jetė njė proces qė do tė dėgjojmė vullnetin e anėtarėsisė. Udhėheqjet e reja tė degėve do tė delegojnė pėrbėrjen e re tė kuvendit zgjedhor tė PD-sė qė do tė mbahet nė nėntor, ose dhjetor tė kėtij viti.

Kosovapress: Sa janė tė afėrta grupet radikale me PD-nė dhe a e dėmtojnė kėtė parti?

Agani: Nėse i referoni grupeve radikale ato nuk janė tė afėrta fare. Por nuk e di kujt i referoheni grupe radikale, nė qoftė se mendoni nė individ ose grupe tė caktuara unė nuk i kam tė njohur. Pėr mua nė Kosovė nuk ka grupe radikale, nuk ka grupe radikale fetare, bile zyrtarisht nuk kemi vlerėsime tė tilla tė organeve pėrkatėse as nga ana e Bashkėsisė Islame, as nga organet shtetėrore. Nė atė moment kur do t’i kemi ato vlerėsime do tė pozicionohemi ndaj tyre. Por PD-ja decidivisht nuk ka bashkėpunim tė ngushtė me grupe radikale. Ne jemi njė subjekt politik qė artikulon interesat e elektoratit tė tij dhe e kem njė realitet tash rreth kėrkesave tė njėjta janė grumbulluar edhe BIK-u edhe PD-ja, edhe shoqėria civile, anėtar dhe grupe tė shoqėrisė civile prezentė nė Kosovė. Prandaj, kjo ėshtė ēėshtje pėr t’u analizuar nga aspekti tjetėr, sepse kėto kėrkesa nė mėnyrė tė pėrsėritur po shtrohen nė mjedisin kosovar dhe asnjėra prej nuk po realizohet qė 12 vite. Pse nuk kemi realizimin e asnjėrės prej tyre, pse asnjėra e BIK-ut nuk gjen realizim nė 12 vite dhe mendoj se kjo ka shkaktuar njė lloj koherence tė kėtyre veprimeve.

Kosovapress: Te mėsim-besimi nė shkollat publike, ēka do tė mėsojnė nxėnėsit, sepse deri mė tash nuk ėshtė sqaruar asnjėherė?

Agani: Gjėrat janė shumė tė thjeshta dhe tė pranueshme pėr shumicėn e qytetarėve. Pėr fat tė keq, grupe tė caktuara dhe individ mė shumė tentojnė tė mjegullojnė situatėn dhe tė japin interpretime nga ajo se zbatimi i lėnde tė tillė me tė vėrtetė do tė shkaktojė pėrēarje tė nxėnėsve nė baza fetare, qė mendoj se ėshtė e paqėndrueshme se praktikat evropiane e kanė dėshmuar se nuk ėshtė kėshtu. Praktika brenda kombit shqiptar ka dėshmuar qė nuk ėshtė kėshtu. Ne kemi nxėnėsit nė Luginėn e Preshevės qė 7 apo 8 vite e mėsojnė kėtė lėndė dhe asnjėherė nuk kanė pasur problem me baza fetare. Kjo lėndė zbatohet nė shumicėn e shteteve tė bashkėsisė evropiane dhe ėshtė njė standard evropian. Kėsaj ēėshtje duhet t’i qaset nga njė perspektivė tjetėr, nė shkolla nuk kėrkohet qė tė mėsohet pėr fe, pasi qė pėr fe nxėnėsit mėsojnė nė vende tė caktuar. Kėrkohet qė nė shkollė tė mėsohet pėr Zotin e madhėrishėm, tė mėsohet pėr pėrparėsitė e tij, pėr tė dėrguarit e tij, vlerat etike dhe morale tė kėsaj shoqėrie, familjet, identitetin personal, familjar, kolektiv. Kėrkohet qė tė mėsohet pėr atė qė populli shqiptar ėshtė mė i njohuri pėr atė se nė trungun e tij ka tri besime monoteiste, pra besimin nė Zot, me njė tolerancė tė shkėlqyeshme dhe pse tė mos promovohet kjo vlerė. /Intervistoi: Sabit Shkodra/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė