Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-14, 20:15   #1767
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme Aktuale....

Festat e nėntorit, politika shqiptare feston sėrish e ndarė
27 Nėntor 2014 |

Ashtu siē ka ndodhur rėndom gjatė dekadės sė fundit, festat e nėntorit do tė festohen tė ndara nga politika nė Shqipėri.

Bashkia e Tiranės do tė ketė njė agjendė tjetėr, ndryshe nga ajo e qeverisė pėr datėn 28 Nėntor. I gjithė ekzekutivi pritet tė zbarkojė nesėr nė Vlorė nė njė ceremoni qė do tė kulmojė nė orėn 10:00, me vendosje kurorash nė Monumentin e Pavarėsisė, ku i pranishėm do tė jetė edhe Presidenti i Republikės Bujar Nishani.

Ndėrsa mė 29 nėntor, qeveria, me rastin e 70-vjetorit tė Ēlirimit tė vendit, ka njė agjendė mė tė pasur me ceremoni, parada ushtarake, pritje nė Pallatin e Kongreseve dhe duke e pėrmbyllur me tė famshmen “Natė tė bardhė” nė kryeqytet.

Ndėrkohė, bashkia e kryeqytetit, sė bashku me deputetė tė opozitės do tė festojnė nė Tiranė pėr 28 nėntorin. Festimet nisin nė orėn 10:00 me homazhet nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, mė pas nė orėn 11:00 do tė kryhen homazhe pranė bustit tė Adem Jasharit, nė orėn 16:00 do tė ketė sėrish homazhe pranė shtatores sė Ismail Qemalit dhe nė orėn 18:00 dhe 19:00 parashikohen koncerte dhe aktivitete muzikore.

Sa i pėrket datės 29 Nėntor, Bashkia dhe PD nuk planifikojnė asnjė aktivitet nė agjendėn e tyre, pasi nuk e njohin kėtė datė si Festėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė dhe as si festimin e Natės sė Bardhė (festė e huazuar nė Shqipėri nga kryeministri Rama).

Datat 28 dhe 29 nėntor, kanė qenė njė debat i hershėm i politikės shqiptare, ku e djathta feston 28 Nėntorin (si Ditėn e Flamurit dhe tė Ēlirimit tė vendit) dhe e majta feston 28 Nėntorin si Ditėn e Flamurit, dhe 29 Nėntorin si Ditėn e Ēlirimit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė