Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-09, 12:07   #15
Tropojani30
 
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
Tropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashur
Gabim Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es

ANALIZA

Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK nė Kosovė (2)

33 ushtarėt e parė tė UĒK-sė

Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?

Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja. Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merr njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mėngjesit dhe u vendosėn nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllai im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkėlzen Gjonit. Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgatitjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu. Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgatitur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit "Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės".

Veē kėsaj ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.

Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
1. Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2. Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
3. Sami Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
4. Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
5. Muharrem Bobi Przeren 7350 4 120/150
6. Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
7. Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
8. Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9. Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
10. Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11. Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
12. Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
13. Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
14. Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
15. Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
16. Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
17. Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
18. Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
19. Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
20. Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
21. Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
22. Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
23. Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
24. Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25. Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
26. Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
27. Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
28. Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
29. Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
30. Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
31. Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
32. Jakup Limani Shkup 411651 4 120
33. Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:
Gjithsejt 33 132 3960

Me datėn 08. 12. 1991

Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj

Ku ishit ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?

Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.

Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrtaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe Ismet Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.



Adem Jashari, i pari pėr tė marrė armatimin

Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?

Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: "Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak"? Ademi iu pėrgjegj, "me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara". Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.


Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?

Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn "Bota sot", ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės "Zėri" ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė. Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė "Zėri". Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.

----------
Tropojani30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė