Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-12, 12:59   #1
Metro
 
Anėtarėsuar: 28-11-11
Postime: 31
Metro i dashurMetro i dashurMetro i dashurMetro i dashur
Gabim Nė vend tė kusurit, ēamēakėz

Eshte bere shprehi qe neper dyqane te mos funksionojne kthimi i kusurit ne cente. Nuk funksionojne monedhat 1 e 2 cente qe ne shikim te pare nuk jane shume, por kur llogaritet se kjo ndodh cdo dite, ndikon ne xhepin e konsumatorit e nga ana tjeter ata te shitesve fryhen. Nuk i ndalen konsumatorit vetem 1 e 2 cente, por ndodh qe te mos i kthehen as 3, 4 dhe 5 cente, e ne vend te ketij, konsumatorit i jepet nje camcakez! Kjo eshte nje dukuri qe ndodhe ne te gjitha qytetet dhe mjediset e Kosoves. Edhe ne rast kur nje produkt kushton, bie fjala 1 euro e 75 cente, nese ti i jep shitesit dy euro, ai t'i kthen kusur 20 cente dhe per pese cente te jep nje camcakez. Ne kete rast, konsumatori eshte humbesi, pa dyshim.
Konsumatoret thone se nese kerkon qe shitesi te ktheje kusurin e centave te imet, ai ne njefare menyre e ben kete "te madhe" sepse thote se 3-4-5 cente nuk jane kurgje, e nga ana tjeter asnjehere kjo nuk ndodh qe ti t'i mbetesh borxh shitesit per kaq cente.

A mendoni edhe ju qe kjo me te vertet ndikon negativisht te xhepi i nje konsumatori ne nje vend si Kosova qe ka nje ekonomi tejet te "zhvilluar"? A ndodh kjo dukuri vetem ne Kosove apo edhe ne vende te tjera te botes? Per xhepin e konsumatorit, a eshte me i nevojshem kerkimi i 1 e 2 centit apo kerkimi i kuponit fiskal?


Metro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante