Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-19, 16:40   #95
Adrenalina
Natyrale
 
Avatari i Adrenalina
 
Anėtarėsuar: 28-06-07
Vendndodhja: Ne burimin e detit..
Postime: 1,965
Adrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėmAdrenalina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Burrat viktima tė dhunės nė familjet kosovare, ata rrihen nga gratė e tyre

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver Shiko postimin
Burrat kanė filluar tė jenė viktima tė dhunės nė familjet kosovare, tė cilėt po rrihen nga gratė e tyre. Rajoni i Ferizajt prin me rastet mė tė shumta, ku prej 49 rasteve tė raportuara nė polici, vetėm 2 raste viktima janė femrat, ndėrsa nė 47 meshkuj. Burrat e kėtij vendi, fajin e hedhin te ndėrkombėtarėt, tė cilėt u kanė dhėnė shumė tė drejta femrave.


Besiana Xharra

Ferizaj, 26 gusht
Paslufta ka degjeneruar gratė nė Kosovė, tė cilat po mbėshteten te ndihma e ndėrkombėtarėve dhe pėr njė cikėrrimė, mė tė voglėn, qė kanė me burrat e tyre, ju bėrtasin atyre. Nuk i dėgjojnė fare, madje edhe i sulmojnė shpesh ata. Kėshtu kanė thėnė disa prej meshkujve qė jetojnė nė qytetin e Ferizajt, pėr gratė e atij vendi.
Sipas statistikave policore, Ferizaji ėshtė rajoni mė i dalluar nė Kosovė, qė pėr dallim nga e kaluara, kur gratė kanė qenė gjithmonė viktima tė dhunės nė familje, sot janė burrat. Vetėm gjatė kėtij viti, nė Ferizaj prej 49 rasteve tė raportuara pėr dhunė nė familje, 2 viktima janė femra, ndėrsa 47 meshkuj.
Kėtė dukuri tė re, banorėt e Ferizajt nuk e mohojnė se ėshtė duke u shpeshtuar nė vendin e tyre, qysh prej pėrfundimit tė luftės sė Kosovės dhe ardhjes sė ndėrkombėtarėve kėtu. Sipas tyre, fajin e kanė edhe ndėrkombėtarėt, tė cilėt e kanė privilegjuar femrėn mė shumė se qė duhet. Dhe femrat thirren se janė tė mbrojtura nga ligji. “Kėtu te ne ndodh e kundėrta, ku gjinia mashkullore ėshtė mė e dėmtuar. Femrat i maltretojnė ata duke u bazuar nė atė se ka kush i mbron dhe se janė ndėrkombėtarėt “, thotė Gafurr Mehmeti, 42- vjeēar, i cili banon nė Ferizaj. Ai tha se femrat janė duke i kaluar kufijtė e lirisė.
Rrahja e burrave nga gratė, sipas Gafurrit, u takon mė tepėr shoqėrive nė transicion, dhe Ferizaj ėshtė mė i dalluari prej qyteteve tė tjera, sepse ka shumė dyndje tė popullatės tė ardhura nga fshatrat - nė qytet. “Kur vijnė kėtu femrat, prej katundit nė qytet, ikin prej kushteve tė kėqija, ato mė nuk kthehen nė fshat dhe kėshtu iu lind edhe konflikti mes tyre dhe burrave, ku ndodh edhe dhuna”, tha ai.
Edhe Verim Zherka, banor i Ferizajt, thotė se prej pasluftės ėshtė tepruar liria e femrės dhe sjelljet e tyre duhet tė ndalohen sa mė parė. “Tė sulmohet burri nuk ėshtė normale”, tha Verim Zherka. Sipas tij, edhe ndėrkombėtarėt kanė faj, meqė po u japin shumė tė drejta grave. Arsyeja tjetėr, tha ai, ėshtė edhe ardhja e disa femrave prej katundit nė qytet. Ato qė kanė qenė tė mbyllura, tani pėrnjėherė janė liruar. Por, ka edhe prej atyre tė rinjve nė Ferizaj, tė cilėt mendojnė se grave iu ėshtė rritur vetėdija dhe nuk iu vjen ēudi se ato sot i maltretojnė burrat.
“Unė mendoj se grave iu ėshtė ngritur vetėdija, dhe nuk mė vjen shumė ēudi qė sot ato i maltretojnė burrat e tyre”, tha Ferdinand Nikolla, njė i ri nė kėtė vend, duke shtuar se jo ēdoherė femra duhet tė jetė viktimė.
Pėr dallim prej gjashtėmujorit tė dytė tė vitit tė kaluar, ku nė Kosovė ishin raportuar 639 raste tė dhunės nė familje, gjashtėmujori i parė i vitit 2007, shėnon me 557 raste raportuara, tregojnė raportet te Shėrbimit Policor tė Kosovės. Rajoni qė dallon prej tė tjerėve nė Kosovė, ku viktima janė meshkujt, ėshtė Ferizaj. Pastaj rajoni i Prishtinės prin me 170 raste, ku prej tyre viktimat janė 140 femra e 30 meshkuj, pastaj nė Prizren 69 viktima janė femra, ndėrsa meshkuj 16. Nė Pejė femra 80, ndėrsa meshkuj 22, nė Mitrovicė femra 63 dhe meshkuj 12 dhe nė Gjilan femra 63, ndėrsa meshkuj 19.
Sipas hulumtimeve tė shumta tė bėra nga organizatat joqeveritare, shkaktarėt qė shkaktojnė dhunėn nė familje, nė tė shumtėn e rasteve janė zgjedhja e konflikteve nė familje me dhunė, shkatėrrimi i strukturave tė familjes, rritja nė pėrgjithėsi e jostabilitetit dhe josinqeritetit, por edhe papunėsia qė nė Kosovė ėshtė nė shkallė tė lartė.
Behxhet Shala, drejtor i Kėshillit tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, tha se shumė herė ėshtė shfaqur shqetėsimi i KMLDNJ-sė pėr shkallėn dhe tendencat nė rritje tė dhunės nė familje dhe ėshtė kėrkuar nga institucionet qeveritare qė tė ndėrtojnė politika efikase pėr eliminimin e shkaktarėve dhe pasojave qė shkaktojnė dhunė nė familje. Tė gjitha kėto, sipas Shalės, kanė rėnė nė vesh tė shurdhur.
Linda Gucia, sociologe, njėherit ligjėruese nė Fakultetin e Filologjisė, konsideron se dhuna nė familje ėshtė e shprehur nė ēdo shoqėri, por duke e pasur parasysh faktin se shoqėria kosovare ėshtė nė njė fazė transicioni, dhuna ėshtė mė e shprehur.
“Edhe pse nė Kosovė dhuna ėshtė e shprehur nė njė shkallė tė lartė, ajo fatkeqėsisht heshtet nga vetė femrat, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve janė viktima, duke mos pėrjashtuar edhe meshkujt”, tha sociologia Gucia.
Facebooki dhe instagrami i kan fajet, se jan kap per dashurin e tij nga ajo jan ka rrahen nerveti ( tani kur te vin te gruja shprazen aty ju ka faj gruaj veq mu rreh)
__________________
Qdo premtim nga kurreshtaret sado solemn qe te jet, eshte fjal ere japet vetem per ta kaluar kohen!
Adrenalina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė