Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-08-06, 22:45   #26
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Mėshira

26. Xherir ibėn Abdullahi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “ kush nuk mėshiron nuk mėshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, tė mėshirshėm ndėrmjet vete” (Feth – 29), poashtu thotė: “ndaj besimtarėve bėhu i pėrulur dhe i butė” (Hixhėr – 88)
Muslimi me njė sened tjetėr transmeton se Ekra’ ibwn Jabisi e pa Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke e puthur Hasenin [radijallahu anhu] dhe tha: unė kam dhjetė fėmij dhe asnjėrin prej tyre nuk e ka puthur. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: “ai qė nuk mėshiron nuk mėshirohet” Neveviu thotė: dijetarėt kanė thėnė se kjo fjalė e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė e pėrgjithshme, pėrfshinė mėshirėn ndaj fėmijėve dhe gjėra tjera.
Hadithi i lartėpėrmendur na nxit qė tė jemi tė mėshirshėm ndaj gjithė krijesave, ndaj besimtarit dhe jobesimtarit, ndaj kafshėve qė i zotėron apo kafshėve qė nuk i zotėron. Me mėshirė ndaj kafshėve nėnkuptohet edhe dhėnia e ushqimit, pijes, tė mos ngarkohen tepėr dhe mosrrahja e tyre.
Muslimani obligohet qė tė jetė i mėshirshėm ndaj vėllezėrve tė tij qė ta mėshiron Allahu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Allahu i mėshiron prej robėrve tė Tij ata qė janė tė mėshirshėm” (Buhariu), gjithashtu thotė: “mėshirė nuk ka vetėm ai qė ėshtė i keq” (Ebu Davudi), mėshira ėshtė vyrtyt i shoqėrisė islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (sahabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, tė mėshirshėm ndėrmjet vete” (Feth – 29), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “shembulli i besimtarėve nė mėshirėn, dashurinė dhe ndjenjat e tyre reciproke ėshtė sikur shembulli i trupit, nėse njė pjesė e tij ankohet tėrė trupi e ndien dhimbjen me pagjumėsi dhe temperaturė.” (Muslimi)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shumbulltyra ynė mė e mirė, ai ka qėnė i mėshirshėm dhe i butė, Enesi [radijallahu anhu] thotė: “nuk kam parė ndonjė mė tė mėshirshėm ndaj fėmijėve se Pejgamberi a.s.” (Muslimi), kjo mėshirė nuk ka qenė e veēantė vetem ndaj fėmijėve porse i ka pėrfshirė edhe tė rriturit ashtu siē e ka pėrshkruar Zoti i tij “ ėshtė i ndijshėm dhe i mėrshirshėm pėr besimtarėt” (Teube – 128)
Nė njė fjalė ėshtė thėnė: prej shenjave tė fisnikėrisė ėshtė mėshira kurse ashpėrsia ėshtė shėnjė e poshtėrsisė.


</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė