Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-10-05, 23:06   #130
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thėnė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisėn pėr rrugė, e njė ditė i zuri nata para njė shpelle nė tė cilėn hynė dhe bujtėn. Njė shkėmb u rrokullis nga kodra dhe plotėsisht e mbylli hyrjen e shpellės. Ata thanė: “Shpėtimi nga ky shkėmb ėshtė vetėm qė ta lusim All-llahun e madhėrishėm qė ta largojė pėr hir tė veprave tona tė mira”.
Njėri prej tyre tha: “O Zoti im, unė i kam pasur prindėrit pleq tė thinjur dhe asnjėherė para tyre nuk ju kam dhėnė tė hanė e as tė pijnė fėmijėve tė mi e as mallit tim (shėrbėtorėve). Njė ditė mė argėtoi kėrkimi i kullosės mė tė mirė pėr kopenė time, e nuk ju erdha me kohė dhe ata kishin fjetur. Unė e mola qumėshtin nė enė dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Mė erdhi keq t’i trazoj, por edhe qė t’i ushqej familjen dhe shėrbėtorėt andaj kam pritur me enė nė dorė dhe kam shikuar kur do tė zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri nė agim. Fėmijėt e mi aty te kėmbėt e mia klithnin tė uritur, tė cilėve u kam dhėnė qumėsht pasi janė zgjuar prindėrit dhe e kanė pirė qumėshtin tė cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nėse kėtė e kam bėrė vetėm pėr Ty, e pėr askend tjetėr, atėherė na e largo neve kėtė shkėmb nga hyrja e kėsaj shpelle nė tė cilėn gjendemi!” Shkėmbi pak u lėviz, por jo edhe aq sa tė mund tė dalin!
Njeriu i dytė tha: “O Zoti im, e kam pasur njė kushėrirė tė afėrme tė cilėn e kam dashuruar mė tepėr se tėrė botėn, - sipas njė transmetimi tjetėr - e kam dashur aq fort siē i duan burrat gratė, andaj kėrkova prej saj (siē kėrkojnė burrat prej grave tė tyre), por ajo nuk mė lejoi. Njė vit mbretėronte uria e kushėrira e dashur mė erdhi dhe unė i dhashė 120 dinarė (monedha ari) qė tė vetmohet vetėm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unė u bėra pronar i saj, - sipas njė transmetimi tjetėr - kur e pėrqafova ashtu siē e pėrqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarė) mė tha: “Frikėsoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa tė drejtė”. Atėherė u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshėm edhe pse e doja mė tepėr se ēdokend tjetėr, e lėshova nė liri duke ia dhuruar tė hollat e dhėna. O Zoti im, nėse unė kėtė e kam bėrė vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė Tėnde, na e largo kėtė nė tė cilėn jemi!” Shkėmbi, pėrsėri edhe pak lėvizi nga hyrja e shpellės, por jo edhe aq sa tė mund tė dilet prej saj.
Njeriu i tretė tha: “O Zoti im, unė kam pasur rrogtarė dhe tė gjithėve ua kam paguar menjėherė fitimin e merituar pėrveē njė njeriu i cili u largua para se ta merr mėditjen. Unė mėditjen e tij pastaj e kam pėrdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumėzua. Pas njė kohe rrogtari im mė erdhi e mė tha: “O robi i Zotit, m’i jep tė hollat pėr mėditjen time tė papaguar!” Unė i thashė: “Krejt ēka sheh, pasuria, delet, lopėt, devet dhe robėrit janė prej mėditjes tėnde qė ėshtė shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unė atėherė i thashė: “Unė nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tėrė mallin dhe e ēoi, duke mos mė lėnė asgjė. O Zoti im, nėse unė kėtė e kam bėrė vetėm pėr Ty, atėherė na e largo kėtė shkėmb nga hyrja e shpellės!” Shkėmbi u rrokullis, kurse udhėtarėt dolėn dhe e vazhduan rrugėn!”
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė