Titulli: Vargje Pėr Ty
Mos ki merak per mua!
Qe te Hene ja nisa vargut sot me sosi dite e Shtune
Ketu nje fjale aty nje tjeter pirg me letra,fjale pafund
Me brengosesh e me thua:Mjaft u trete lumemadhe
Se kjo bote nuk ka ket mendje,por me ka nje mal me halle
Po cti bej kesaj zemres time,flake e saj nuk shuhet kurre
Bie-ngrihem neper vargje te jap jete dhe ne nje gur
Ah te mijat,te pafundmet,me te bukurat enderrime
Por te lodha se jam shpirt qe kerkoj vec per shtegetime
Kur me vjen behar-bekuari e livadhet gjelberojne
Do me gjesh atje te njomur, pikla vese me mbulojne
Dhe kur bora te kete zbardhur dimrit plak edhe te ftohte
Strukur prane do ngjishem zjarrit si kotele per pak ngrohte
Melankolia nese troket ndonjehere dhe me rremben
Sa qete prehem ne krahet e saja,pikellimet ja rrefej
Ne mengjes ne me zgjofte ndonje zog a rreze e dielli
Rend marrosur ne dritare sy ngazellyer per nga qielli
Hic merak mos ki per mua ne me marrte gjumi ne varg
Dhe as driten mos e mbyll mrekullia shume nuk zgjat
Nese ndjen qe jashte fryn juga hap dritaren dhe gezohu
Kur te kthehesh per tek une puthma buzen dhe cmallohu
|