Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 14:58   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit, vrasėsi “sekret”



Populli shpesh kancerin nė pėrgjithėsi e quan ‘sėmundja e keqe’, ‘e brčmja’ ose me mė pak tė drejtė ‘dergja pa ilaē’. Duhet ditur se nga kanceri vuajnė dhe ngordhin edhe shtazėt, por ka sėmundje tė tilla edhe pėr botėn bimore.



Kanceri i gjirit ėshtė sėmundja mė e shpeshtė prej sėmundjeve kanceroze te gratė. Nė Evropė paraqiten 106 raste tė reja me kancer tė gjirit nė 100.000 gra nė vit. Njėkohėsisht ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i vdekjes te gratė e moshės 45-55 vjeē.
Shenjat dhe simptomat mė tė shpeshta tė kancerit tė gjirit
• Gandrra ose kokrra (masa) qė preket - tumori, qė nuk dhemb zakonisht, ėshtė shenja mė e shpeshtė te kanceri i gjirit.
• Nėse nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrė tė kuqe si gjaku, vet gjaku apo lėng ngjyrė ndryshku, ėshtė shenjė tjetėr dyshuese pėr kancer tė gjirit.
• Tėrheqja (retraksioni) e majės - thithit, tėrheqja e vet lėkurės sė gjirit - gropėzimi ose rrudhosja e lėkurės nė regjionin e forcimit tė gjirit ėshtė shenjė tjetėr.
• Ėnjtja dhe skuqja difuze e lėkurės nė formė tė lėkurės sė portokallit ėshtė shenjė e fortė dyshuese pėr kancer tė pėrparuar tė gjirit (mastitis carcinomatosa).
• Mė pak e shpeshtė ėshtė rritja e nodeve (gandrrave) limfatike nė sqetullėn e anės sė sėmurė tė gjirit (limfadenopatia).
• Shenjė mė e rrallė ėshtė maja e gjirit me gėrryerje - erozion ose nė formė majasili – ndryshime ekcematoide, qė jorrallė fshehin nėn to ndryshime kanceroze tė gjirit.





Plani i mirė pėr zbulimin e tumoreve tė gjirit me kohė:
1. Mamogramet (rėntgeni sistematik i gjinjve)
2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kėsaj lėmie - onkologu, kirurgu, radiologu, sė paku njė herė nė vit);
3. Vetėdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: njė javė para ose njė javė pas fillimit tė menstruacioneve, qė fillon qė nga mosha 20 vjeēare e femrės);
Diagnostikimi ultrasonografik dhe radiologjik
Ultratingulli (Ultrazėri) shėrben qė tė diferencohen ndryshimet cistike nga ndryshimet solide-tė forta. Veēanėrisht ėshtė i pėrshtatshėm pėr shikimin e formacioneve tumoroze nė moshat e reja (aty ku indi gjėndėror ėshtė mė i zhvilluar) si dhe pėr zbulimin tumoreve qė nuk mund tė hetohen me prekje. Ultratingulli ėshtė i padėmshėm si teknikė imazherike, por nuk duhet tepruar me asnjė ekzaminim mjekėsor. Sė bashku mė mamografinė e shton saktėsinė e gjetjes sė tumoreve deri nė 97%.
Mamografia (rėntgeni i gjirit) ėshtė imazheri standarde e mirė pėr zbulimin e kancerit tė hershėm. Veēanėrisht e mirė pėr shoshitjen (screening-un) e moshave mbi 35 vjeēare. Mamografia mund tė sigurojė zbulimin dy vjet mė herėt se qė e heton prekja - palpacioni i gjirit. Pacienti me masė tė dukshme dhe tė dyshimtė, duhet t’i nėnshtrohet interventit kirurgjik - biopsisė pėrkundėr pamjeve mamografike. Mamografia kurrė nuk ėshtė zėvendėsuese pėr biopsinė, sepse nganjėherė me tė nuk mund tė dihet saktėsisht natyra e tumorit.





Teknika mė tė sakta, por edhe mė tė shtrenjta janė tomografia e kompjuterizuar (CT-ja) dhe RMI (rezonanca magnetike);
Diagnostikimi kirurgjik:
a) FNA - punksioni me gjilpėrė tė hollė pėr marrjen e qelizave;
b) CNB- biopsia me gjilpėrė tė trashė nė “allti”, pėr marrjen e copave indore;
c) biopsia incizionale (marrje e copės nga tumori) dhe
ē ) biopsia ekscizionale (heqja e tėrė tumorit).
Cilėt janė tipet e tumoreve tė mirė dhe tė kėqij tė gjirit?
Tumoret beninjė (tė mirė) tė gjirit janė:
• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve tė qumėshtit- duhet operuar dhe vėrtetuar dg. histologjike dhe duhet tė pėrcillen pacientet me vizita tė herėpashershme.
• Lipoma – ind dhjamor
• Hamartoma;
• Cistet e thjeshta
• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe pėrcjellė. Recidivon (pėrsėritet) shpesh
• Fibroadenoma- formohet nga indi gjėndėror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon nė kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe tė pėrcillen pėrsėritjet e mundshme;
Kanceri i gjirit (tumoret epiteliale): Kanceri duktal in situ (0.4%), Kanceri lobular in situ (0.4 %), Kanceri duktal invaziv (67%), Kanceri lobular invaziv (10 - 15 %), Format e pėrziera 10-15%
Tipet e kancerit epitelial tė gjirit. Tumorėt mezenkimalė malinjė (tė indit dhjamor, lidhor, enėve tė gjakut, limfatik, kėrcor, eshtėror janė): Fibrosarkoma, Liposarcoma, Cystosarcoma phyllodes maligan, Lymphosarcoma, Angiosarcoma, Osteosarcoma, Chondrosarcoma.
Format e trajtimit tė kancerit tė gjirit janė: Kirurgjia, Kimioterapia, Radioterapia, Hormonoterapia, Imunoterapia.
Kirurgjia ėshtė forma themelore e trajtimit tė kancerit tė gjirit. Konsiston nė heqje tė tumorit me pa ind pėrreth e qė njihet si – tumorektomi (lumpectomy). Nėse hiqet njė pjesė e gjirit sė bashku me tumorin quhet kuadrantektomi apo mė shpesh quhet mastektomi parciale.
Kur hiqet i tėrė gjiri pa heqje tė nodeve limfatike tė sqetullės ky operacion quhet mastektomi e thjeshtė ose mastektomia simpleks. Mė shpesh kryhet operacioni i heqjes sė tėrė gjirit ose mastektomia radikale e modifikuar qė konsiston nė heqje tė tėrė gjirit si dhe pastrimin e sqetullės nga nodet limfatike tė saj.
‘ Sentinel node biopsia’ ėshtė formė e re e trajtimit kirurgjik tė sqetullės (aksillės) qė si qėllim ka hetimin e nodeve tė para (nodet roje - ‘sentinel’) limfatike afėr tumorit tė gjirit, tė cilat pas heqjes sė tyre analizohen nga patologu dhe sipas rezultatit zbatohet heqja e tėrė nodeve limfatike nga sqetulla e gjirit tė sėmurė (nėse gjenden metastaza nė kėto node), ose nė tė kundėrtėn nuk ka nevojė tė pastrohet ajo sqetull, dhe kėshtu kursehet krahu nga edemet e dhimbshme paskirurgjike.





Kimioterapia, ėshtė terapi sistemike qė zbatohet me barna citostatikė. Qėllimi ėshtė tė riedukohet rreziku i paraqitjes sė serishme tė kancerit tė gjirit (recidivit) si dhe tė zvogėlimit tė vdekshmėrisė nga kanceri i gjirit. Kimioterapia zbatohet nė mėnyrėn neoadiuvante (para se tė bėhet kirurgjia) dhe nė formėn adiuvante ( pas kryerjes sė operacionit kirurgjik). Barnat janė nė format ampulare-infuzione si dhe ka forma farmaceutike nė tableta.
Pėr kimioterapi zakonisht jepen disa barna-infuzione (zakonisht tri barna) tė kombinuara qė quhen protokole, nė mėnyrė ciklike, zakonisht 6 cikle (1 cikėl nė muaj). Ato natyrisht qė pėrpos efekteve tė ‘goditjes - vrasjes‘ sė qelizave kanceroze nė organizėm, ato japin edhe efekte anėsore, si: tė pėrziera (tugė), vjellje, rritje tė numrit tė rruazave tė bardha (leukociteve), zvogėlim tė imunitetit, rėnie tė flokėve, etj. Mirėpo, zakonisht pacientėt e pėrballojnė mirė kėtė terapi dhe pastaj u rritet imuniteti si dhe, natyrisht, sėrish u dalin flokėt. Protokollet emėrohen me shkurtesa, si: CMF, FAC, FEC, AC60, AC60 + Taxol, etj.
Radioterapia e zvogėlon rrezikun e pėrsėritjes sė sėmundjes (recidivimit) nė pjesėt e ngelura tė gjirit ose nė nodet limfatike. Zbatohet, pra pėr qėllime shėrimi - zakonisht pas kirurgjisė kursyese tė gjirit (kur nuk hiqet i tėrė gjiri) ose pas mastektomisė. Rrezatohen vetėm pjesė tė caktuara. Radioterapia zbatohet ēdo ditė (pesė ditė nė javė me pushim gjatė vikendit) gjatė 3 javėsh ose metoda tjetėr ėshtė zbatimi ēdo tė dytėn ditė brenda 5 javėsh. Njė trajtim (fraksion i rrezatimit) zgjat disa minuta dhe nuk jep ērregullime gjatė procedurės.
Hormonoterapia, konsiston nė zbatimin e agjensėve antihormonalė, tė cilėt zėnė vendet e veprimit tė hormoneve si estrogjeneve apo progesteronit. Mė tė njohurit janė Tamoxifeni- bllokator tė receptorėve tė estrogjenit dhe progesteronit nė gjirin e ngelur, Letrozoli (Femara tab), zakonisht te gratė nė postmenopauzė dhe te format e hershme tė kancerit tė gjirit. Te format e avancuara dhe me metastaza nė organet e largėta pėrdoren Arimidex, Zometa tabl etj.





Njė agjens tjetėr biologjik si monoterapi ose nė kombinim qė pėrdoret ėshtė Herceptina (trastuzumabi) te rastet me mbishprehje (overexpression) tė receptorėve pėr antitrupat monoklonalė. Mendohet se ky agjens e shton prognozėn (mbijetesėn) te format me Her2 mbishprehje.
Trajtimi i kancerit tė gjirit, pra, ėshtė zinxhir i cili kėrkon bashkėpunim tė ngushtė tė onkologut, radiologut, kirurgut, patologut, kimioterapeutit, radioterapeutit , psikologut, ekspertėve pėr trajtimin e dhembjes te format metastatike, e qė kėrkon angazhim tė tėrė shoqėrisė shpirtėrisht dhe materialisht.
Kosovėn e presin detyra shumė tė mėdha dhe sfida enorme pėr zgjidhjen e kėsaj problematike tė ndjeshme shėndetėsore pėr popullatėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė