Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-11, 20:24   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i gjirit

Te pakten 12 miljone njerez ne bote vuajne nga kanceri





Te te gjith globin te pakten 12 milione njerez diagnostifikohen me kancer, 20 perqind me shume se dekaden e kaluar. Ky numer pritet qe te rritet, sipas shkencetareve dhe mjekeve popullsia e botes po plaket dhe vendet po urbanizohen skajshmerisht.

Numri i te prekurve nga semundjet kancerogjene ne nivel boteror eshte rritur per 20 perqind, ne me pak se nje dekade. Shifra vjetore e te prekurve nga kjo semundje tashme ka shkuar ne 12 milione njerez, bejne te ditur nga ‘Fondacioni boteror per hulumtime te semundjes se kancerit’.

Kjo organizate ka paralajmruar se cereku i tyre jane raste qe mund te parandalohen.

Keto shifra shqetesuese u leshuan para mbledhjes se Kombeve te Bashkuara per semundjet kronike perfshire ketu edhe kancerin.

Llogaritet se 2.8 milione raste te reja te kancerit ne vit kane te bejne me dieten, stervitjet dhe peshen e madhe. Ky numer pritet te rritet ne menyre dramatike pergjate dekades se ardhshme, paralajmerojne ekspertet.

Profesor Martin Wiseman, mjek dhe keshilltar ne “Fondacionin boteror per hulumtime te semundjeve kancerogjene”, thote se: “ E verteta eshte se rastet ne bote po rriten, nga qe popullata boterore po plaket dhe menyra e jeteses po ndryshon”.

Me urbanizimin e vendeve te ndryshme cdo dite u kontribuohet semundjeve kancerogjene, por jo vetem atyre edhe semundjet kronike si: semundjet koronare (sulmet ne zemer), diabeti dhe semundjet e mushkerive, perfitojne terren nga urbanizimi i vendeve.

Profesor Wiseman po ashtu shton se: “ Njerezit si duket ende nuk e kane kuptuar se sa shume ndikojne alkooli dhe shtimi i peshes pa kontroll ndaj rrezikut per kancer, jo vetem qe nuk e dine por edhe i kontribuojne kesaj me reklama te ndryshme ne media e billborde te ndryshme. Me keto reklama njerzit po dekurajohen per jete dhe ushqime te shendetshme dhe per shprehite per nje jete te shendetshme”.

Kanceri i mitres eshte njeri nga rastet me te shpeshta dhe me te perhapura tek femrat ne bote. Mbi 200 mije femra vdesin brenda nje viti nga ky lloj kanceri, nderkohe qe 38 per qind e tyre jane nga vendet e zhvilluara.

Por, jo pak i rrezikshem konsiderohet edhe kanceri i mushkerive, i cili merr jeten e me se 150 mije personave ne vit, kurse vetem 28 per qind e tyre jane nga vendet e zhvilluara.

Kanceri i gjenderrave limfatike, konsiderohet si njeri nga kanceret qe vret me se shpejti. Kryesisht ky kancer konsiderohet se vret per nje periudhe prej 6 muajsh nga diagnostifikimi dhe ne vit ne tere boten nga kjo semundje vdesin mbi mbi 120 mije njerez.

Shkencetaret dhe mjeket konsiderojne se cdo lloj i kancerit mund te sherohet derisa nuk kalon ne metastaze, madje ata sugjerojne qe cdo njeri duhet qe se paku nje here ne 6 muaj te beje nje pasqyre te gjakut dhe urines ne laborator ne menyre qe te jete nen kontroll shendeti personal.

Gjate shtatorit Kombet e Bashkuara do te mbajne nje samit per semundjet jo infektive si kanceri, diabeti, semundjet koranre etj.

Ky samit do te jape nje mundesi per te shikuar ceshtjet qe kane te bejne me shendetin publik ne nivel nderkombetar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė