Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-10-05, 10:54   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjaku me SIDA, 4 tė infektuar


Bruna Prifti

Tė paktėn 4 fėmijė talasemikė nė vendin tonė rezultojnė tė infektuar me virusin HIV. Virus qė e kanė marrė gjatė transfuzionit, pėrmes injektimit tė gjakut tė infektuar. Skandali, i mbajtur i fshehtė nga autoritetet e mėparshme tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, ėshtė bėrė publik dje nga kreu i kėtij institucioni, Maksim Cikuli. Sipas tė cilit, krahas pacientėve mė tė rinj me SIDA nė vendin tonė, plot 34 fėmijė talasemikė janė infektuar me Hepatitin B dhe C. “Kėto tė dhėna tė rėndėsishme, konfidenciale pėr emrat e personave tė ekzaminuar, nuk janė bėrė transparente nga autoritetet e mėparshėm tė Ministrisė sė Shėndetėsisė”,- tha Cikuli, duke pranuar se sistemi i dhurimit, mbledhjes dhe kontrollit tė gjakut nė vend, ka defekte.
Ekzaminimet
Tė dhėnat alarmante, kanė dalė pas ekzaminimit tė bėrė nė 195 fėmijė me talasemi nė vendin tonė, nga 500 qė numėrohen gjithsej. Analizat mėsohet se do tė vazhdojnė, por tashmė paniku ėshtė mbjellė dhe rrisku i infektimit edhe tė tė tjerėve, nuk ėshtė mė habi. Sipas burimeve zyrtare, mėsohet se analizat komplekse tė kėtij kontigjenti fėmijėsh nisėn nė 27 prill tė kėtij viti dhe pėrfundimet dolėn nė muajin qershor, kohė pas tė cilės, pati heshtje totale pėr gjithė sa ishte zbuluar, pėr t’u nxjerrė nė dritė vetėm dje, nga minsitri Cikuli, gjatė njė konference pėr shtyp. Sipas tij, 2.1% e fėmijėve tė ekzaminuar me talasemi janė tė infektuar me virusin vdekjeprurės, ndėrsa 18% e tyre me Hepatitin B dhe C. “Nisur nga shqetėsime dhe sinjalizime nga burime tė ndryshme pėr cilėsinė dhe sigurinė e gjakut tė pėrdorur nė vend, (ekzaminime tė kryera nga ekspertė tė huaj dhe tė vendit pėr gjendjen shėndetėsore tė tė sėmurėve me talasemi), qė nė ditėn e parė tė funksionimit tė qeverisė sė re, u urdhėrua ngritja e njė komisioni specialistėsh pėr kėto probleme”,- tha Cikuli, duke shtuar se ky komision mori si detyrė tė shqyrtojė situatėn dhe funksionimin e sistemit tė mbledhjes dhe tė kontrollit tė gjakut. Sipas tij, ndonėse komisioni nuk e cilėson situatėn e krijuar tė jashtėzakonshme, ministria ėshtė e shqetėsuar pėr rastet nė fjalė dhe ėshtė e angazhuar tė ndjekė me pėrparėsi tė veēantė secilin prej tyre.
Dhuruesi i identifikuar
Dhuruesi qė ka shkaktuar infektimin e fėmijėve talasemikė, ėshtė tashmė i identifikuar dhe nuk pėrbėn rrezik pėr infektim tė personave tė tjerė. Kėshtu ėshtė shprehur dje, Kryetari i Komisionit qė ėshtė marrė me ekzaminimet nė kėta fėmijė, Aleksandėr Sallabanda. “Rasti ėshtė evidentuar dhe gjithēka ėshtė nėn kontroll tė plotė”,- tha Sallabanda. Mėsohet se dhuruesi ka qenė dhurues me pagesė, por nuk ėshtė zbuluar nga analizat e bėra, pėr shkak tė tė ashtuquajturės periudhė dritare, periudhė qė sipas Sallabandės, virusi HIV ndonėse ėshtė nė trupin e njeriut, nuk shfaqet si i tillė dhe ėshtė e pamundur tė kapet mes analizave. Ē’ka tė bėn tė kuptosh e njėherėsh tė kapesh nga paniku se nėse merr gjak, e ke gjithherė rriskun dhe frikėn e infektimit tė mundshėm. Sipas Sallabandės, rastet e evidentuara me hepatit C, janė tė papėrfillshme, krahasuar me periudhėn para vitit 1998, kohė kur nuk pėrdorej zbuluesi i kėtij hepatiti nė gjak. “Sa i pėrket Hepatitit B, vaksinimi qė nisi pas vitit 1994 ka dhėnė rezultate tė dukshme”,- tha ai.
Defektet e sistemit
Jo vetėm mungesė transparence nga paraardhėsit, por edhe defekte tė shumta nė sistemin e dhurimit, mbledhjes dhe kontrollit tė gjakut. Sipas ministrit tė Shėndetėsisė, Cikuli, njė nga problemet kryesore tė sistemit ka ardhur si pasojė e mosfunksionimit tė Komitetit Kombėtar tė Gjakut. “Mbledhja e fundit e kėtij komiteti rezulton tė jetė zhvilluar para 4-5 vjetėsh”,- tha Cikuli, duke renditur mė pas edhe mungesat e akteve nėnligjore nė Ligjin 8032, i vitit 1995 “Pėr shėrbimin e transfuzionit dhe kontrollin e gjakut, produkteve tė tij dhe transplanteve”. Sipas tij, mangėsi ka edhe zbatimi i protokollit tė trajtimit tė fėmijėve me talasemi, nė bazė tė tė cilit, kėta fėmijė duhet tė analizohen nė mėnyrė periodike.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė