Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-06, 00:00   #20
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.



Njeriu dhe ecja e tij drejt plotėsimit tė vetvetes.


Me tė vėrtetė qė All-llahu s.u.t. e dalloi njeriun nga shumė krijesa tė tjera duke e pajisur atė me intelekt dhe me formėn fizike mė tė bukur.

All-llahu s.u.t. nuk u mjaftua me kaq por njerėzve u dėrgoi tė dėrguar dhe libra pėr t’ia bėrė tė qartė qėllimin se pse ata erdhėn nė kėtė botė, ngaqė normalisht qėllimi i diēkaje (nė kėtė rast i njeriut), dihet vetėm prej atij i cili e ka krijuar atė gjė, dhe nė kėtė moment neve na bėhet e qartė qė sekretin e ardhjes sonė nė ekzistencė e di vetėm All-llahu s.u.t. sepse Ai na solli kėtu nė kėtė planet qė quhet Tokė.

Pikėrisht Kur’ani, shpallja e fundit e All-llahut s.u.t. ėshtė e permbushur me dritė e udhėzim pėr njerėzimin na e bėn plotėsisht tė qartė pėrgjigjen e pyetjes sė parashtruar duke na thėnė:
Dhe Unė (All-llahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhindet veēse qė ata tė mė adhurojnė vetėm Mua. Dharijat: 56.

Kėshtu, qėllimi i qenėsishėm pėr tė cilin ėshtė krijuar njerėzimi ėshtė adhurimi i Zotit.
Duke u nisur nga njė fakt i tillė mund tė konstatojmė me plot siguri se nė qoftėse njeriu nuk beson dhe nuk e adhuron Zotin, si Krijues te tij ai patjetėr ka pėr tė adhuruar diēka tjetėr objekt qoftė ai apo subjekt, me dėshirėn e tij apo pa dėshirėn e tij.

Kėtė qė unė pohova jo vetėm qė ėshtė nė pėrputhje me fenė Islame dhe me logjiken e shėndoshė, por me njė fenomen tė ngjashėm pėrballemi edhe nė shfletimin e fletėve tė historisė njerėzore.

Pati dhe ka edhe sot turma njerėzish pa shkencė, pa art e filozofi, por asnjėherė s’pati kolektivitet pa fe.

Secili nga ne qė ka lexuar apo studiuar sado pak historinė e popujve dhe qytetėrimeve tė mėpėrparshme, pa dilemė do ta shohė tė shkoqitur tejet qartė kėtė fenomen.

Kjo pėr arsyen e vetme siē dhe e thamė mė lart qė njeriu i tillė ėshtė krijuar me njė boshllek nė brendėsinė e tij qė patjetėr duhet ta plotėsojė me besim dhe me adhurim.

Andaj njeriu mund tė jetojė nė njė vend pa shkencė, pa teknologji tė pėrparuar dhe pa art, por ai assesi nuk mund tė jetojė pa besuar e pa adhuruar diēka.

Deshi apo nuk deshi njeriu, zemrėn e tij patjetėr ka pėr ta lidhur me ndonjė objekt apo me ndonjė qenie tė caktuar, dhe kėtė realitet besoj se tė gjithė ne e kemi hasur nė vetet tona, pra secili nga njerėzit ėshtė i prirur qė tė anojė drejt njė gjėje tė caktuar pėr tė kėrkuar atė qė tė gjithė e kėrkojnė pra harmoninė dhe lumturinė nė kėtė jetė.

Gjithashtu realiteti i cili na rrethon ėshtė njė tjetėr argument pėr vėrtetėsinė e kėtij pohimi, pra tė nevojės shumė tė madhe qė njerėzit kanė pėr t’iu pėrkushtuar diēkaje tė caktuar.

Tė gjithė jemi dėshmitarė se si shumė njerėz rendin pas mirėqenies materiale, garojnė pėr tė pasur shtėpi shumėkatėshe, veturėn sa mė tė fundit nė prodhim, sa mė shumė rezerva parash nė banka, pajisjet shtėpiake duan t’i kenė tė kohės, po ashtu bindja me ē`do kusht pėr t’iu pėrgjigjur dėshirave tė lukthit (stomakut), divorcet e shumta sepse shijet u ndryshojnė vazhdimisht si shkak i alternativave tė ndryshme qė u ofron zbulimi dhe lakuriqėsia e femrave e si pasojė kėrkojnė tė tjera lidhje bashkėshortore, ja pra se si tė gjitha kėto qė pėrmenda mė lart janė kthyer nė qėllim pėr shumė njerėz.

Shikojmė njerėz qė kanė ē`do gjė por nuk duan asgjė.

Pėrballemi me njė fenomen tė tillė ngaqė janė kthyer nė qėllim pėr njerėzit krijesat e ndryshme e jo Krijuesi.

Nė 1983 shkrimtari rus Aleksandėr Solzhenjicin, fitues i ēmimit Nobėl nė letėrsi nė vitin 1970, mbajti njė ligjėratė nė Londėr dhe u pėrpoq tė shpjegonte se pse i kanė rėnė kaq tė kėqija mbi supe popullit tė tij:
Gjysmė shekulli mė pare, kur isha ende fėmijė, mbaj mend se kam dėgjuar disa tė moshuar qė jepnin shpjegimin e mėposhtėėm pėr fatėkeqėsitė qė i kishin rėnė Rusisė:
Njerėzit e kanė harruar Zotin prandaj dhe ndodhi e gjithė kjo.

Pėr sa kohė qė njeriu e mban zemrėn e tij tė lidhur me ndonjė tjetėr pos Dhuruesit dhe Krijuesit tė kėsaj zemre ai ėshtė i destinuar tė dėshtojė dhe njėkohėsisht jeta kthehet nė njė fole brengash dhe kėshtu stresi sa vjen dhe rritet.

Ēėshtja e zemrės pa dyshim qė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe njėkohėsisht delikate. Meqė zemra e ka kėtė peshė dhe rėndėsi kaq tė madhe nė jetėn tonė, nuk duhet nė asnjė moment qė tė jemi mospėrfillės ndaj ecurisė pėr ta pėrmirėsuar atė.

Shembulli i zemrės ėshtė i ngjashėm deri diku me shembullin e trenit, i cili ėshtė i ndėrtuar dhe i prodhuar qė tė ecė vetėm mbi shinat e tij e nė qoftė se ai pėr njė moment del nga shinat pa mėdyshje qė do tė shkatėrrohet e do tė dėmtohet rėndė, normalisht i njėjti pėrfundim ėshtė edhe pėr pasagjerėt.

Kėshtu nė kėtė mėnyrė dhe zemra, nė qoftė se ajo largohet nga lidhja, mbėshtetja, pėrkushtimi dhe bindja ndaj All-llahut s.u.t, Krijuesit tė saj, ajo do tė shndėrrohet nė njė vatėr qė pėr pronarin e kėsaj zemre do tė jetė dhimbje, trishtim, mėrzi, stres, hidhėrim dhe vdekje.

Dije se All-llahu s.u.t, ėshtė Ai i cili ėshtė Dhuruesi i suksesit dhe i begative, nuk i derdh mirėsitė e Tij nė atė zemėr qė gjendet dikush tjetėr pėrveē Tij.

Kur njeriu shmanget dhe largohet nga errėsira e robėrimit ndaj krijesave dhe epsheve tė kėsaj botė pėr tek drita e robėrimit ndaj Zotit tė Lartėsuar atėherė ai ndihet i lirė dhe krenar, atėherė jeta e tij merr kuptimin dhe qėllimin e duhur sepse tashmė ajo ėshtė rikthyer nė shinat e identitetit tė saj.

Ndersa Lutja jone e fundit eshte :
Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon Allahut subhanehu we teAla

Esselamualejkum nga vellau juaj ne Islam
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė