Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-07, 19:24   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrmbledhje e Shpejtė e Kanunit tė Lekė Dukagjinit!


Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.
Tradita vendėse e zgjidhjes sė problemeve tė sė drejtės ėshtė dėshmi lashtėsie e qytetėrimi. Vetėm njė popull i ngulitur prej kohėsh mund tė arrinte tė pėrpunonte nė atė shkallė me tė vėrtetė tė lartė elementėt e vetėdisiplinės dhe tė autopėrgjegjėsisė. Njė popull qė arrin tė krijojė njė kod tė normuar bashkėjetese duhet tė ketė zotėruar mė parė njė kulturė tė ngulitur etnike. Njė mėnyrė bashkėjetese e pranuar pa kushte nga tė gjithė do shekuj tė tėrė tė rregullohet me norma tė njėsuara. Kanuni shpreh ekzistencėn e njė jete urbane qytetare dhe tė njė ndėrgjegjeje bashkėsie tė hershme.

Kanuni i malėsisė, qė lidhet me emrin e Lekė Dukagjinit, por nė shumė elementė mund tė jetė edhe mė i vjetėr se kjo figurė e njohur e historisė, ėshtė njė univers juridik i lashtė, nėnshtresa tė tė cilit, pėr nga burimi, shkojnė deri nė antikitet. Formulat e betimit nuk zėnė nė gojė hyjnitė me emėr. Betimi "pėr qiell e dhe", "pėr kėt? gur", "pėr kėt? peshė", "pėr kėt? bukė", shpreh njė besim mitologjik. Vetėm njė gjė me tė vėrtetė shumė e vyer mund tė kapėrcente shekuj tė tėrė pėr tė ardhur gjer nė ditėt tona. Kėto betime janė tė njėjta me ato tė grekėve tė vjetėr: Pėr Uranin (pėr qiellin), pėr Demetrėn (pėr tokėn) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit tė njeriut tė betohet pėr to. Kurse betimi pėr bukėn tė kujton kultin hebraik pėr "manna-n", ushqimin e shenjtė hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetėm e drejta e rregullimit tė bashkėjetesės (convente), por edhe e drejtė familjeje, e drejtė civile, e drejtė pune e procedure, njė ansambėl i vėrtetė drejtėsie, ku pėrcaktoheshin nė mėnyrėn mė tė sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqėsinė, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndėrtimit tė jetesės sė pėrbashkėt, nė popuj tė ndryshėm, sipas pėrkatėsisė sė tyre fetare, janė identifikuar shpesh me pėrcaktimet e librave tė shenjtė. Tek shqiptarėt nuk vihet re njė gjė e tillė. Kategori tė tilla themelore tė etikės popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirėsjellja, mikpritja etj. ndėr shqiptarėt janė pėrcaktuar nga "nomet e tė parėve".

1. Barazia dhe Pabarazia nė Kanun
Me gjithė ashpėrsinė e tij, Kanuni ka mundur t?i mbajė shqiptarėt nė kushte tė njė barazie tė rreptė ndaj rregullit, "qoftė edhe i Gjomark", qė do tė thotė, qoftė dhe i shtėpisė qė kishte pėr detyrė mbikėqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e tė mirit asht nji me jetėn e tė keqit", dhe "gjaku shkon pėr gisht", qė do tė thotė tė njėjtėn gjė.
Shkrimtari I. Kadare ka folur pėr hapėsirėn juridike tradicionale tė popullit tonė, tė ruajtur nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, duke vėnė nė dukje njė gjymtim tė saj, pėrjashtimin e gruas nga ēdo lloj veprimtarie qė kishte tė bėnte me pėrcaktimin, ndarjen, dhėnien apo fitimin e sė drejtės, duke pėrfshirė edhe kuvendin nė odėn e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe nė njė pėrcaktim tjetėr: tė pozitės sė privilegjuar tė klerit nė kuvend. Kanuni sanksionon qė "prifti nuk bjen mė gjak e nuk ēohet nė be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollė qi meshtari tė ēohet nė be, a pėr me dlirė vendin a pėr porotnik (dėshmitar), ky vetėm do tė njihet e do tė zehet pėr 24 vetė" (po aty). Po kėshtu, sanksionohen edhe favoret e kishės si institucion. Ajo "nuk giobitet e s?ka peng mė kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sikurse tė gjithė kanunet, ėshtė produkt dhe pasqyrė e sė drejtės feudale. Dy pėrjashtimet prej barazisė: pėrjashtimi i kishės prej detyrimit ndaj bashkėsisė (krahinės, flamurit) dhe pozita jashkėkanunore e gruas, janė gjurmė tė kohėrave mesjetare. Tė tjerėt, "me qenė edhe i kullės sė bajrakut", i nėnshtrohen njėsoj tė njėjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t?a lėshojė n?dorė tė pleqve e t?vogjlis, po bani kush vaj me tė"- nyje 141 § 1014). Paragrafė tė tillė, si "ēmimi i jetės sė nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katėrqind derhem nė kandar (nė okė) tė vet" (§ 889); pėrmbajnė njė barazi tė ashpėr tė njerėzve.
Mund tė pohohet pa druajtje se barazia e rreptė qė ka sanksionuar e marrė nė mbrojtje kanuni ėshtė njė vlerė e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Nė anėn tjetėr, edhe privilegjet e pabarazitė e kanunit janė relative. Sepse nė traditėn shqiptare kanuni nuk mund tė ndahej nga kuvendi. Ēfarė e ndalonte njėri mund ta lejonte tjetri. Ēfarė e lejonte njėri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonėse kanuni e nėnēmonte e nuk e lejonte gruan tė rrinte nė odėn e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atė, duke i vlerėsuar menēurinė dhe zotėsinė pėr tė ndarė tė drejtėn.

2. Mikpritja nė Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe tė mikpritjes tek shqiptarėt. Kulti i mikut shenjohet nė pėrkufizimin e shtėpisė, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtėpia e shqiptarit ėshtė e zotit dhe e mikut"). Nė kanun zoti dhe miku para shtėpisė barazohen. Nuk mund tė ketė hyjnizim mė tė madh se ky pėr mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe nė formulime tė tilla, si: "shtėpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisė i hapet kujdo qi ia msyen, me kenė edhe pėrdersi" (lypsi), pėrmban njė mendėsi tė lashtė, parakristiane, judaike, biblike, qė vjen prej kohėrash profetėt mund tė shfaqeshin nė dyer besimtarėsh me rrobėn e njė shtegtari tė mjerė. Nė mendėsinė e shqiptarit, miku qė troket nė portė duhet pritur me tė gjitha nderet qė i takojnė, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Nė traditėn shqiptare miku nuk kėrkon leje pėr tė hyrė nė njė shtėpi, por "ia mėsyn", qė do tė thotė se i zoti i shtėpisė ėshtė i detyruar t'ia hapė portėn me dėshirė tė vet, sepse, pėr ndryshe, miku ka tė drejtėn e vet "me hy".
Privilegji mė i madh i mikut nė kanun ėshtė ndorja. Kjo do tė thotė se miku nuk bjen nė gjak dhe ėshtė i mbrojtur prej hasmit sa kohė qė "asht me bukė tė tė zotit tė shtėpisė". Nėse miku binte nė pusinė e hasmit, mjafton tė thėrriste: "jam me bukė tė filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethėnė e tė zotit tė shtėpisė qė e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpėtonte jetėn, i hapte rrugėn.

....

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė