Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-07, 19:24   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

3. Nderi nė Kanun
Nga kohėra shumė tė hershme vjen pėrmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarėt ndryshon nga kodet e kalorėsisė europiane tė pragut tė Rilindjes. Bėhet fjalė pėr njė nder tė ashpėr, por dinjitoz e madhėshtor nė ashpėrsinė e tij. Nderi nė kanun nuk ėshtė njė kategori morale nė kuptimin e ngushtė. Pėr kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime tė tjera. Njė familje shqiptare, para se tė vendoste pranimin e njė krushqie tė re, duhej tė hetonte nėse largėsia midis brezave tė gjakut e tė tamblit (nė linjė mashkullore dhe femėrore), ishte mė shumė se shtatė breza. Kishte rajone qė duhej tė kalonin 12 breza.
Pėr vendin qė i ka dhėnė popullsia malėsore nderit, qė shkrinte dy kulte, atė tė bujarisė (tė mikut) dhe tė urtėsisė (tė pleqve), mjafton t?u referohemi dy paragrafėve tė njėpasnjėshėm tė kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave nė kuvend".
Vetė kuvendi i burrave ka etikėn e vet tė mbipushtetshme, qė pėrbėn kodin e spektaklit, tė njė spektakli qė shfaqet gjithnjė vetėm njė herė dhe nuk pėrsėritet mė, tė njė spektakli qė nuk njeh provė gjenerale. Eshtė kjo etikė qė ka krijuar atė dendėsi tė mendimit pėrherė tė pranishėm nė bisedėn malėsore, atė mirėsjellje fisnike, atė dialog aq tė kulturuar, qė vė nė peshė urtėsitė dhe mban nė eficiencė tė plotė mekanizmin e kėrkimit tė sė vėrtetės.
"Shqiptari rron pėr dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhė", janė dy pėrcaktime themelore pėr nderin nė kanun.
Nderi nė tė drejtėn zakonore shqiptare ėshtė e kundėrta e turpit. Po tė krahasohen "zonat" e nderit dhe tė turpit nė kanun, del se hapėsira e nderit ka qenė shumė e ngushtė dhe brenda kėsaj hapėsire njeriu shqiptar duhej tė krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni pėrmban njė varg tė gjatė ndalimesh e tabush, qė e mbronin njeriun prej "zonės sė turpit".
Nderi bėn shtėpinė, thuhet nė kanun, por shtėpia nuk bėhet me njė brez. Pėr tė ngritur njė shtėpi duhet njė faqe, domethėnė tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe tė shtetit.


...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė