Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-01-08, 15:43   #10
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: NENE TEREZA (GONXHE BOJAXHIU)

Eshtrat e Nėnė Terezės, kthim nė Shqipėri




Njė muze pėr Nėnė Terezėn, brenda Muzeut Historik Kombėtar. Nė ambientet e MHK-sė u zhvillua njė takim me pėrfaqėsues tė qeverisė,
komuniteteve fetare, komunitetit tė biznesit dhe pėrfaqėsive ndėrkombėtare, pėr ngritjen e njė muzeu kushtuar njė prej figurave mė tė shquara
tė kombit shqiptar, Agnese Gonxhe Bojaxhiut - Nėnė Terezės. Takimi i djeshėm, ku merrte pjesė edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha,
do tė shėrbejė pėr thithjen e fondeve, por edhe pėr lidhjen e njė marrėveshjeve konsensuale, pasi bėhet fjalė pėr njė muze,
i cili do ketė karakter ndėrkombėtar. Gjithashtu, duke pasur parasysh faktin qė Nėnė Tereza, edhe pse ėshtė shpallur “Nderi i Kombit” i pėrkiste fesė katolike,
dhe pėr tė shmangur ēdo keqkuptim, u pa e udhės qė tė gjendej mirėkuptimi nga tė gjitha komunitetet fetare. “Muzeu ėshtė ideuar tė ndėrtohet me njė bashkėpunim ł
ndėrkombėtar, duke respektuar misionin universal human tė Nėnė Terezės, e cila gjithashtu ishte me tė vėrtetė njė shenjtore e dialogut njerėzor”, - u shpreh drejtori i MHK-sė, Beqir Meta. Ndėrsa pėr ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, “nisma pėr tė ngritur Pavionin muzeal tė Nėnė Terezės brenda Muzeut Kombetar ėshtė njė ngjarje me simbolikė tė veēantė. Ėshtė fillimi i rikthimit tė saj tė plotė nė tokėn amtare dhe shenjė e qartė e njejėsimit tė kombit tonė mė tė.
Njė falenderim tė veēantė meritojnė Rajoni i Puljas, Ambasada Italiane nė Tiranė, si dhe shoqata “Maratona e popujve” pėr mbėshtetjen qė premtojnė t’i bėjnė kėtij projekti ambicioz”. Drejtori i Muzeut, i cili ka hedhur idenė e ngritjes sė njė pavijoni tė veēantė pėr Nėnė Terezėn, qė nė fillim tė ardhjes sė tij nė krye tė MHK-sė, thotė se pas arritjes sė marrėveshjes konsensuale, do vijojė puna pėr hartimin e projektidesė dhe ngritjes sė grupit tė punės, qė do tė pėrbėhet kryesisht nga specialistė shqiptarė e italianė, por edhe zviceranė e gjermanė. Mė tej do vijojė faza e mbledhjeve tė objekteve qė do ekspozohen nė muze,
si sende personale tė Nėnė Terezės, fotografi, CD, dokumente, etj. “Duhet tė shohim se sa e suksesshme do tė jetė kjo ekspeditė,
pėr tė folur mė tej pėr fondin qė do kėrkojė ngritja e muzeut”, - thotė Meta. Sipas tij, kjo ekspeditė do shtrihet jo vetėm nė Shqipėri,
por edhe nė Vatikan, nė Misionin e Shenjtė tė Motrave tė Nėnė Terezės nė Kalkutė tė Indisė, si edhe nė Amerikė e Londėr,
ku janė vendosur kontakte e ka sinjale pėr ekzistencėn e dokumenteve e tė dhėnave tė tjera.
Meta thotė se mendohet qė muzeu tė shtrihet nė njė hapėsirė prej 200-300 metra katrorė, e cila do tė ndahet nė disa minipavijone.
Njė syresh do tė ketė relike dhe fotografi, njė tjetėr do tė jetė njė sallė videoprojeksioni, ku tė shfaqen materiale filmike nga jeta e Nėnė Terezės.
Gjithashtu njė kėnd i veēantė do t’i kushtohet veprave tė artit pėr Nėnė Terezėn. Do jenė jo vetėm punime tė artistėve tanė, por edhe tė huaj, qė u frymėzuan nga humanistja shqiptare. “Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se realizimi i kėsaj nisme ėshtė sa i rėndėsishėm aq edhe i vėshtirė.
Por, ne ju garantojmė, se do tė punojmė me pėrkushtim pėr realizimin e kėtij muzeu dhe kemi bindjen, se pas dy vjetėsh do tė mblidhemi sėrish kėtu,
pėr ta pėruruar atė”, - premtoi Meta gjatė takimit tė djeshėm. Ndėrsa kryeministri Berisha, pasi falenderoi pėr nismėn tha se “duhet tė bėj pėrkujdesje
qė ky pavion tė ndėrtohet me njė mjeshtėri tė madhe.
Duhet tė jeni tė sigurtė se ajo nuk do tė na jepte leje po tė ishte gjallė. Ndaj dhe duke patur parasysh kėtė moment, le tė ndėrtohet diēka e cila tė reflektojė madhėshtinė e saj shpirtėrore, qė qėndronte nė tolerancėn, nė dashurinė”.



Kthimi nga Kalkuta

Ngritja e pavijonit ėshtė vetėm njė nga pėrpjekjet pėr tė nderuar emrin e Nėnė terezės. Dje kryeministri Sali Berisha tha se do tė bėhen pėrpjekje edhe pėr sjelljen e eshtrave tė saj nė Tiranė. “Nisma pėr ngritjen e muzeut ėshtė shumė e rėndėsishme. Po kaq tė rėndėsishme duhet tė jenė pėrpjekjet tona pėr tė bėrė qė trupi i saj, shpirti i saj, tė prehet pranė nėnės qė e lindi, qė e rriti, qė e mbrujti me ato virtyte tė mėdha qė u shndėrruan nė forcėn e jashtėzakonshme tė shpirtit tė saj tė madh”, - tha Berisha. Nėnė Tereza u nda nga jeta nė 5 shtator tė vitit 1997. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė vend shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besimeve tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė dallimi. Ndėrsa eshtrat e nėnės dhe motrės sė saj prehen nė Tiranė.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė