Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-08-11, 15:02   #36
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Roli i ambasadorit Dell mbi kryeministrin “e pamatur” Thaēi






Publikuar: 29.08.2011 - 09:31Prishtinė, 29 gusht – Publikimi i kabllogrameve tė Ambasadės amerikane nė Prishtinė nga “Wikileaks” ka treguar rolin e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, mbi kryeministrin “e pamatur” Hashim Thaēi dhe PDK-nė e tij “tė pamėshirshme” pas zhvillimeve qė ēuan nė prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-nė.

Nė mesazhet dėrguar Departamentit amerikan tė Shtetit jepen vlerėsimet e Dellit pėr liderin “bashkėpunues’ tė AAK-sė, Ramush Haradinaj, dhe paralajmėrimi bėrė Behgjet Pacollit pėr rėndėsinė e “frenimit tė ndikimit ekstremist islamik” nė Kosovė. Dell e kishte bėrė tė qartė se popullata kosovare ka ndjenja properėndimore, mirėpo shihte elemente tė “ideologjive mė ekstreme” myslimane.

Dell po ashtu kishte siguruar mbėshtetjen e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nė mandatin e parė lidhur me protokollin e shumėpėrfolur tė EULEX-it dhe Serbisė pėr bashkėpunim nė fushėn e drejtėsisė, ku Krasniqi ishte zotuar se do ta pėrkrahte marrėveshjen e arritur pa marrė qėndrimin e autoriteteve tė Kosovės.

Delli paralajmėroi Thaēin “e pamatur dhe emocional”

Kryeministri Hashim Thaēi e kishte njoftuar Ambasadėn amerikane pėr qėllimin e tij pėr prishjen e koalicionit qeveritar me LDK-nė menjėherė pas njoftimit se ishte arritur njė marrėveshje parazgjedhore ndėrmjet LDK-sė dhe AAK-sė nė natėn e 19 nėntorit, thuhet nė njė kabllogram sekret tė Ambasadės amerikane nė Prishtinė, publikuar nga “Wikileaks”.

Thaēi u kishte thėnė zyrtarėve tė Ambasadės amerikane se LDK-ja me kėtė veprim kishte shkelur parimet e koalicionit qeveritar dhe se “synonte formimin e njė Qeverie tė re me partitė opozitare, Lidhjen Demokratike tė Dardanisė tė Nexhat Dacit dhe Aleancėn pėr Kosovė tė Re tė Behgjet Pacollit.”

Por kriza e koalicionit qeveritar ishte tejkaluar mėngjesin e 20 nėntorit pas njė takimi tė mbajtur ndėrmjet kryeministrit Thaēi dhe presidentit tė atėhershėm, Fatmir Sejdiu.

Mesazhi sekret i Ambasadės amerikane mė tej bėn tė ditur se pas spekulimeve se Thaēi kishte kėrcėnuar me shkarkimin e Sejdiut nga posti presidencial, Ambasada amerikane ishte nxitur “ta paralajmėronte Thaēin se nuk do ta mbėshtesnin ndonjė pėrpjekje ekstra-kushtetuese pėr ta detyruar Sejdiun tė largohej nga zyra dhe se kjo do ta dėmtonte imazhin e Kosovės nė mbarė botėn, dhe do t’i dėnonte mundėsitė e Kosovės nė procedurat e ardhshme para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, e cila do tė shprehet pėr ligjshmėrinė e Deklaratės sė Pavarėsisė sė vendit”.

“Sipas tė gjitha llogarive, kryeministri Hashim Thaēi veproi me pamaturi natėn e kaluar kur vendosi ta largonte LDK-nė nga koalicioni vetėm njė orė pasi mėsoi pėr marrėveshjen ndėrmjet LDK-sė dhe AAK-sė. Ai nuk ishte konsultuar as me LDD-nė, e as me AKR-nė, dhe do tė kishte problem tė siguronte votat pėr ruajtjen e qeverisjes. Nė fakt, i tillė ishte Thaēi nė humorin e tij mė tė keq – emocional, impulsiv dhe i ngutshėm”, thuhet nė komentin e ambasadorit amerikan nė Kosovė, Christopher Dell, nė fund tė kabllogramit.

Ambasada amerikane kishte parė se kishte pak gjasa qė koalicioni tė vazhdonte mbijetesėn pas fėrkimeve ndėrmjet LDK-sė dhe PDK-sė.

“Nė tė njėjtėn kohė, lajm i mirė ėshtė se sistemi funksionoi, dhe mbijetoi njė test kritik politik. Pėr mė tepėr, kosovarėt ia dolėn vetė ta kalonin kėtė (fazė)...Kjo ishte njė pėrvojė e mirė mėsimi pėr tė gjithė ata”, thuhet nė komentin e ambasadorit Dell, publikon “Wikileaks”.

Partitė nė pushtet vazhduan edhe pak kohė bashkėqeverisjen deri nė momentin kur Sejdiu tėrhoqi LDK-nė nga koalicioni pas dorėheqjes sė dhėnė si pasojė e mendimit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės se Sejdiu kishte shkelur Kushtetutėn duke vepruar njėkohėsisht edhe si kryetar i LDK-sė.

Haradinaj e shikonte Dellin si “udhėrrėfyes”

Ndėrkaq nė njė kabllogram tjetėr tė publikuar nė “Wikileaks”, qė mban titullin “Ambasadori takon liderin opozitar”, thuhet se Christopher Dell ishte takuar me liderin opozitar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinajn, mė 9 shtator tė vitit 2009, i cili i kishte konfirmuar atij dallime dhe ēarje tė thella ndėrmjet partive opozitare.

Haradinaj i kishte ofruar Dellit bashkėpunim tė plotė, duke theksuar se “ambasadori amerikan ka njė rol tė rėndėsishėm pėr tė luajtur nė Prishtinė dhe se ‘ne presim prej jush tė na prini neve’”.

Ish-kryeministri Haradinaj kishte diskutuar me Dellin marrėdhėniet me rivalėt e tij politikė, duke i cilėsuar “tė varfra” me kryeministrin Thaēi, “korrekte” me ish-presidentin Sejdiu dhe “problematike” me liderėt opozitarė tė kohės, Behgjet Pacollin e AKR-sė dhe Nexhat Dacin e LDD-sė. Haradinaj ia kishte bėrė tė ditur Dellit se AAK-ja nuk kishte “objektiva politike nė Kuvend derisa nuk mbarojnė zgjedhjet lokale tė 12 nėntorit”, shkruan nė kabllogramin e Dellit dėrguar Departamentit amerikan tė Shtetit pas takimit me liderin “bashkėpunues” tė AAK-sė.

“Me Kosovėn nė njė pikė delikate nė marrėdhėniet e saj me Evropėn, politikanėt e Prishtinės duhet tė punojnė bashkė pėr t’i shmangur grackat e Beogradit dhe paragjykimet evropiane me qėllim tė avancimit tė interesave tė vendit”, kishte komentuar Dell nė fund tė kabllogramit, ku shpjegohet sesi ai i kishte rekomanduar tė tregohej e matur edhe pėr protokollin e shumėpėrfolur tė EULEX-it me Serbinė.

Haradinaj kishte marrė mesazhin, sepse “refuzoi tė pėrgjigjej pėr protokollin kur u pyet nga gazetarėt”.

Delli pėr ēėshtjen e protokollit tė nėnshkruar ndėrmjet Serbisė dhe EULEX-it pėr fushėn e drejtėsisė kishte takuar edhe kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.

Krasniqi i kishte premtuar Dellit “mbėshtetje pėr protokollin”, ani pse pėrmbajtja e tij kishte shkaktuar njė reagim tė madh tė shumicės sė politikanėve dhe opinionit publik tė Kosovės. EULEX-kishte draftuar nė vitin 2009 edhe protokollet pėr dogana dhe polici, por u detyrua tė hiqte dorė pas presionit tė madh.

Nė kabllogram thuhet se Krasniqi kishte mbrojtur marrėveshjen e protokollit si njė marrėveshje tė domosdoshme me EULEX-in pėr luftimin e krimit tė organizuar dhe trafikimit, si pjesė e pėrpjekjeve pėr rritjen e sundimin e rendit dhe ligjit nė pjesėn veriore tė vendit. Nė komentin e tij Dell shkruan se “Krasniqi ka mbajtur njė qėndrim jopopullor” pėr opinionin kosovar, por ka demonstruar “bashkėpunim”.

Frikė nga “ndikimi ekstremist islamik” i Pacollit




vazhdon
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 29-08-11 nė 15:05
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė