Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-07-11, 16:37   #21
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Ramiqi ka lidhje me Hamasin ?!

Islami Politik apo koncepti i Islamizmit
Shkruar nga Mehmet Enes Ergene Friday. 18 March 2011
 
Qė nga mesjeta, nė radhėt e shoqėrive perėndimore kanė ekzistuar pikėpamje polemizuese nė lidhje me Islamin, duke e pėrkufizuar atė si njė sistem besimi devijues dhe terrorizues. Deri para pak kohėsh, Islami konsiderohej si njė fe barbare dhe idhujtariste. Shkrimet e udhėtarėve evropianė tė cilėt kanė vizituar vendet e botės myslimane gjatė Mesjetės i ngjajnė trillimeve nga njė imagjinatė e egėr. Nė kėto tekste, myslimanėt shfaqen si lakmitarė, primitivė, barbarė dhe mashtrues. Edhe mbretėritė e fuqishme politike tė myslimanėve shiheshin tė lidhura me pushtetin e tyre seksual dhe barbarizmin. Lakmia, shtypja dhe barbarizmi sipas tyre, pėrbėnin elementet e vetme tė Lindjes Islamike.
Tek Komedia Hyjnore, Dantja e vendos Profetin, paqja qoftė mbi tė, nė rrethin e tetė tė ferrit. Shumė shkrimtarė dhe mendimtarė evropianė si Makiaveli, Simon Okli, Bulonvilje, Didėro, Molieri dhe Volteri, gjithashtu i kanė pėrshkruar myslimanėt, Islamin dhe Profetin si epshorė, me tendenca tiranie dhe vulgarė

Edhe Pier Loti i cili njihej si mik i osmanėve, i konsideronte femrat nė botėn myslimane si epshore, tė degjeneruara dhe joshėse. Kur pėrshkruan Egjiptin nėn qeverisjen e Napoleonit, Floberi flet pėr njerėz epshorė qė kryejnė akte tė paligjshme me skllavet e tyre nė rrethinat e mėdha tė Kajros, nėn vėshtrimin e publikut. E gjitha kjo ėshtė e ēuditshme kur marrim parasysh faktin qė Islami ėshtė konsideruar gjithmonė si fe qė vendos rregulla strikte pėrsa i takon marrėdhėnieve mashkull-femėr. Mospėrputhja e qartė ndėrmjet imazhit tė Islamit si besim qė i vendos kufij striktė epshit dhe tabloja qartėsisht epshore tė cilėn paraqisnin udhėtarėt evropianė, dukej se nuk ngrinte ndonjė pikėpyetje nė mendjet e evropianėve. Ky fakt pėrbėn njė tregues tė qartė simbolik tė mungesės sė pėrputhjes sė interpretimeve nė lidhje me Islamin dhe myslimanėt tek personat jomyslimanė.
 
Megjithatė, rritja e vetėdijes islame nuk duhet tė ngatėrrohet me lėvizjet politike radikale. Ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė variantet radikale tė Islamit politik sėrish kanė ende pėr tė ndėrtuar njė bazament social mbi tė cilin tė jenė ngritur idealet e tyre politike. Themelet sociologjike tė kėtyre lėvizjeve nuk janė fetare dhe islame, por ideologjike dhe e shfaqin vetveten si nevojė pėr luftė kundėr fuqive imperialiste ndėrkombėtare.
Njė ndėrgjegje qė shkon pėrtej besimit fetar dhe adhurimit tė thjeshtė, do tė ishte mė e pėrshtatshme kur bėhet fjalė pėr rritjen e vetėdijes islamike; dhe kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me thelbin islamik.
Islami politik e shikon Islamin nga korniza e politikės bashkėkohore qytetare. Pėr kėtė arsye, Islami tashmė pėrbėn mė tepėr njė sistem politik dhe ideologjik sesa njė sistem shpirtėror dhe me vlera hyjnore. Ai ka tė bėjė edhe me vlerat e reja tė konsumit, tė propaganduara nga metropolistėt e mėdhenj, si bota e kafesė, e teatrove dhe e muzikės. Shkurt, ai ka pėr tė thėnė fjalėn e vet rreth bashkėsisė sė vlerave tė shoqėrisė dhe qytetėrimit modern.
Njė ndėrgjegje qė shkon pėrtej besimit fetar dhe adhurimit tė thjeshtė, do tė ishte mė e pėrshtatshme kur bėhet fjalė pėr rritjen e vetėdijes islamike; dhe kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me thelbin islamik.
Disa pėrzghedhje mė interesante dhe me vlerė nga shkrimi.

Pėr ju qė lexoni vetėm frikėn e Pal Ndrecaj e tjerėve.Kur dikush nuk do tė merret me realitetin vuan nga hegjemonia klerikale e njė pakice pėr tė sunduar shumicėn,semundje paranoike e ngjashme me paranojėn sėrbe.

"RREZIKU I RĖNIES SĖ KOSOVĖS NĖ KURTHĖN E ISLAMIT POLITIK
Trendet politike nė botėn islamike janė dukshėm tė ndikuara nga Al Qaeda dhe Islam Brotherhood. Islami, ēdo ditė e mė shumė po merr konturat e njė ideologjie politike, duke u shmangur dukshėm nga misioni i fesė si qėllim shpirtėror. Se a do tė bie Kosova nė vorbullėn e kėtyre hallakamave, mbetet tė shihet nga mėnyra se si nxjerrim mėsime nga rastet mė ekstreme, siē ishte pėrpjekja e dy shqiptarėve nga Maqedonia pėr tė sulmuar njė kazermė ushtarake nė New Jersey tė SHBA-sė dhe nga rasti I Frankfurtit, kur njė i ri me origjinė shqiptare vret dy ushtarė amerikanė dhe plagos dy tė tjerė nė shenjė solidarizimi me "vėllezėrit" e tij muslimanė nė Afganistan. Sado qė pėr rastin e Frankfurtit ka pasur pėrpjekje pėr t`u distancuar duke u nisur nga fakti se ai i ri ishte shtetas gjerman, atmosfera nė familjen e tij, edukimi i fortė "fetar", kultura dhe shpirti prej njė militanti islamik, nuk i pėrkasin ambientit gjerman. Madje, tė gjitha qėndrat informative tė botės, pėrfshirė edhe CNN, kanė raportuar pėr tė si pėr njė shqiptar me origjinė nga Kosova.

Ndėrkohė, Kosova, pėr mungesė kurajo nuk ushtron asnjė kontroll mbi grupet qė propagandojnė urrejtjen ndaj botės sė krishterė, e sidomos ndaj Amerikės dhe qė gradualisht ndėrtojnė ura lidhėse mes kosovarėve dhe Vėllazėrisė islame. Nė njė tė ardhme pozicionimi i tillė do tė mund tė tėrheqė qortimin e bashkėsisė evropiane, pėr integrimin me tė cilėn ėshtė e interesuar pjesa e shėndoshė e shoqėrisė sonė.
Njė klimė e tillė qė karakterizohet me perpjekjet e ēarqeve te caktuara pėr ta ngritur islamin nė sistem politik shtetėror, doemos se nxit edhe reagim tė ashpėr tė pjesėtarėve tė feve tjera, si dhe tė qytetarėve islamė tė papolitizuar. Reagimet qė vijnė nėpėr kėtė klimė nė tė shumtėn i karakterizon dozė e tepruar mllefi ndaj njėri-tjetrit. Me doza tė kėtij mllefi shpeshherė spėrkaten edhe veēori fetare, tė cilat po tė manifestohen jasht ndikimeve ekstremiste tė grupeve politike, do tė mund tė krijonin vlera tė mirėfillta njerėzore, tė cilat do tė korporoheshin krejt normal nė sistemin e vlerave tė pėrgjithshme tė njerėzimit, duke i afruar mes vete njerėzit e feve e tė besimeve."

Duket se mundohet t`ja kaloj Makiaveli, Simon Okli, Bulonvilje, Didėro, Molieri dhe Volteri,dhe e ka tė pamundur njė nder tė tillė mbase Kosova ėshtė me mbi 95% e banuar me besimtarė tė Islamit.
Shnetje,nese nuk u pelcet zemra deritahere.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė