Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-12, 18:37   #347
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Edhe une shkruaj...

Njėmbėdhjetė djemtė e mij

Evlati i parė imi duket i zakonshėm nė tė parė, edhe se serioz e i zgjuar sa tė duash; sidoqoftė nuk e vlerėsoj shumė, edhe se sa ishte fėmijė, nuk e kam ndarė nga tė tjerėt. Kaplloqja e tij kur mendon, mė duket shumė e thjeshtė; nuk sheh djathtas e majtas e as larg saj; vrapon gjithmonė brenda botės sė tij tė vogėl; a mė mirė sillet si kali nė lėmė rreth e rrotull saj.
I dyti ėshtė bukurosh, por dhe i shkathėt e i fuqishėm, aq sa tė sjell boll kėnaqėsi po ta shohėsh kur pėrleshet. Edhe ai ėshtė i zgjuar, madje dhe i shėtitur; ka bredhur botėn, e kėshtu shtėpia e merr me seriozitet atė, nuk e trajton njėsoj me tė tjerėt qė nuk kanė dalė jashtė saj kurrė. Megjitheate, kjo perparesi e tij nuk ka tė bėjė krejt me udhetimet, por ben pjese me teper ne pamundėsinė pėr ta imituar ketė krijesė nga te gjithe ata, te cilet me shunė duan te imitojne njė zhytje tė tij artistike, se sa nje kėrcim, duke shkuar deri nė atė pikė sa tė bėhen subjekte te nje vetepermbajtjeje gati te dhunshme. Guximi dhe deshira mjaftojne deri sa arrin ne maje te trampolinit, por mberritur atje, ne vend qe te kerceje, imituesi ulet dhe ngre krahet duke kėrkuar falje. Gjithsesi, edhe se duhet te jem i lumtur me nje femije te tille, marredheniet me te nuk jane kushedi ēfare. Pėr mė tepėr qė syrin e majte e ka pak me i vogel se i djathti dhe e picerron shume; nuk ėshtė kushedi ēfare ky difekt i tij, thjesht nje mangesi e vogel, e pranueshme, por qe e ben fytyren e tij me te eger se sa eshte ne te vertete; edhe se nė fakt askush e sheh me qortim syrin e tij te vogel qe hapet e mbyllet vetė, thjesht kėtė e marrin si dėshirė e tij pėr tė mos pranuar komunikimin me tė tjerėt. Ndėrsa une, e shoh ndryshe kėtė gjė tė tij. Natyrisht, nuk eshte aq difekti i tij fizik qe s’me pelqen, probleme kam me parregullstė e me njė paqėndrueshmėri tė vogėl tė shpirtit te tij, qe mė duket se ka tė bėjė me nje lloj helmi qe i qarkullon nepėr gjak, nje lloj pamundesie kjo gjė per te ēuar ne persosje prirjen e jetes se tij, gjė te cilen vetem une arrij ta shoh; pastaj nga ana tjeter, kjo veēanti e tij mė bind mė shumė mua se ėshtė pjella ime, sepse kjo gje e tij eshte njekohesisht mangesi e gjithe familjes sone, ai vetėm se e ka me te theksuar.
Djali im i trete eshte si i dyti, njėsoj i bukur, edhe se nuk eshte ajo bukuri qe me pelqen mua. Eshtė bukuri tip kengetari kjo e tij: gojen dredha dredha, sy enderrimtari, koka e tij ka nevoje per nje sfond pelhure qe tė bjere nė sy mire, gjoksi i rrin perherė fryre mė tepėr se duhet, duart i ngrihen dhe ulen mjaft lehte, kembet e tij levizin hijėshėm sepse nuk jane ne gjendje te mbajne peshė. Dhe veē kesaj, tonin e zerit nuk e ka te plote; te genjen ne ēastin e parė; e bėn bashkefolesin tė ngrejė veshėt, por njė ēast kjo gjė se menjėherė ndjesia shuhet shume shpejt. Megjithese ne pamje tė parė, ēdo gje e tij me shtyn ti jap perparesi pjellės time tė tretė, parapelqej ta mbaj te fshehur tendencėn time; por nga ana tjetėr as ai vete nuk ben perpara, jo sepse i njeh mangesite e veta, por vetėm se ėshtė mė shumė se duhet i leshtė. Pastaj ka dhe mė pėr tė thėnė pėr tė, evlati im i tretė ndihet i huaj me kohen tone; shpesh eshte i trishtuar deri nė melankoli, aq sa asgje mund ta gezoje, duke tė mbushur mendjen se nuk i takon vetem familjes sime, por edhe nje tjetre tė tillė, nuk e di pse te humbur pergjithmone.
Pjella ime e katert eshte ndoshta me i shoqerueshmi nga te gjithe. Nje krijese qind pėr qind e vertete e kohes se tij; ai arrin te bėhet i kapshėm nga te gjithe, leviz ne nje terren qė e njohin te gjithe dhe pėr pasojė po te gjithe jane te prirur qė ta miratojnė. Ndoshta ėshtė fale kesaj mirepritjeje qė ai ka fituar njefare lehtesie manovrimi, levizjet e tij jane me te ēlireta, gjykimet e tij me te qeta. Madje te vjen te perseritesh shpesh disa nga frazat e tij, por vetem disa, sepse ne teresi gjykimi i tij ēalon shpesh nga cektesi e pafalshme. Eshte si njė i tillė, ta zėmė qe kercen mahnitshem pėr se gjati, duke ēare ajrin si dallendyshe, por pastaj perfundon trishtueshem ne pluhurin e mjere, si nje hiē me bisht. E kur mendoj kėto gjėra rreth pjellės time, hidherohem e zhgėnjehem jo pak.
Evlati i peste eshte i mire dhe i dashur; i ri premtonte shumė me pak se sa ka arritur; ishte kaq i parenė nė sy saqe kur ndodheshe ne shoqerinė e tij ndjhesh vetem ne kuptimin e plote te fjales; por me kohė ia doli mbanė gjithsesi te fitonte njefare vemendje e respekti. Po te me pyesni se si ka ndodhur, nuk besoj se jam ne gjendje te pergjigjem. Mbase ka fituar me ēiltėrsi, sepse ēiltersia se ka tė vėshtirė dhe aq tė mbijetojė me sukses, kur bota tėrbohet me gjithė perberesit e saj, dhe ai eshte i ēilter. Ndoshta shume i tillė, deri nė pafajsi. Pastaj i perzemert me te gjithe. Ndoshta mė shume se duhet i tillė. E pranoj: nuk me pelqen kur e lavderojne nė sy tim. Nuk ėshte kushedi ēfarė te levdosh nje njeri qe meriton levdata tė pafundėme. si im bir. Dhe kalamajtė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė.
Biri im i gjashte, te pakten me shikim te pare, duket me reflektuesi nga te gjithe. Melankolik sa tė duash, por njėkohėsisht dhe llafazan. Ndaj nuk eshte e lehte te ja dalėsh mbanė me te. Nese e sheh veten tė humbė terren, fundoset ne nje trishtim te pashoq, por nese arrin te fitoje pak hapsirė, sa pak, pastaj s'ka njeri ta mbajė, ta prish mendjen me llafe. Megjithate, nuk mund ti mohosh njefare personaliteti fshehur brenda vetvetes; madje diten hahet shume me mendimet e veta, njėsoj si tė ishte ne enderr jermi. Edhe kur ėshtė shėndoshė e mirė, - madje dhe kur gezon shendet te shkelqyer, - i merren mendte ndonjehere, sidomos kjo gjė nė muzg eshtė e dukėshme, por pėr fat gjė pa zarar, nuk i duhet ndihme, e kėshtu nuk bie. Ndoshta kjo dukuri i vjen si pasoje e zhvillimit te tij fizik; eshte shume i gjate per moshen qė ka dhe kjo e ben jo aq estetik ne teresine e tij, edhe se bukuria e gjymtyreve, si per shembull e duarėvet dhe kembevet ėshtė tepėr e dukėshme. Edhe ballin nuk e ka kushedi ēfarė, lekuren jo pak me rrudha, pa shtuar pėr gjendjen e eshtrave qė duket boll e kompromentuar.
Me tė shtatin, ndoshta jam lidhur me shume se gjithe evlatėt. Tė tjerit nuk dinė ta ēmojne, nuk e kuptojnė hiē damarin e humorit te tij te veēante. Une nuk po e mbivleresoj, e di qe eshte ca marrok, po nese bota nuk do te kishte mangesi te tjera veē asaj qe nuk di te ēmoje veēantitė te tjetri, do te ishte nje bote e perkryer. Po te mė futnin tė zgjidhja nė rrethin e familjes time, unė nuk do t lija pa vėmendje evlatin tim tė shtatė. E vret sedra dhe respekton traditat, e i puq bashkė sedrėn dhe respektin pėr traditėn aq shumė sa nuk mund tė ja ndajė njeri, te pakten kjo sipas mendjes time. Por e keqja ėshtė se nuk di ē’te beje me kete teresi; nuk deshiron qė ti vere ne levizje duke pėrdorur rrotat e se ardhmes; kjo prirje e tij eshte tepėr ngazellyese, aq e pasur me shpresa sa do te doja qe ai te kishte femije, dhe pastaj evlatėt e tij, dmth nipat e mij, te tjere femije. Po per fat te keq, nje deshire e tille duket se nuk do te realizohet. Shume i kenaqur nga vetja (gjendje tė tijėn qe une nuk mund ta kuptoj, e natyrisht as edhe t’ia uroj), megjithe se tė tjerėt kanė mendim tė kundert, atij i pėlqen tė sillet verdalle i vetmuar, nuk u kushton aspak vėmendje vajzave nė shėtitje edhe se duhet thėnė se e ruan me xhelozi humorin e tij te kendshem.
Evlati i tete eshte gjembi im, pa ditur ta shpjegoj se pse mė ėshtė bėrė kėshtu. Me sheh si nje i huaj, ndėrsa unė ndihem mjaft i lidhur pas tij me plotėsinė e nje ndjenje aterore. Koha tashmė ka rregulluar shume gjera mes nesh; nė fillim me zinin te dridhurat kur duhej tė vrisja mendjen per te. Pėr mė tepėr ai tashmė ka marrė rrugen e vet, duke nderprere ēdo marredhenie me mua; sigurisht, duhet te dije te ece perpara, ngdo qe t’i pelqeje, kjo me shume fale rradakes sė tij, kokes gdhė, por pa faj nuk mund tė lė dhe trupin e tij te imet atletik (kur ishte i ri, kembet i kishte ca te dobeta, por nderkohe edhe kjo tashmė mund te jete rregulluar). Shpesh herė kam patur deshire per ta thirrur mėnjėanė, per ta pyetur se si ia ēon, perse ėshtė i mbyllur kaq shume ndaj babait, e sidomos se ēfare donte te bente ne te vertete, por tanime ai eshte tepėr larg e shume kohe ka rrjedhur, kėshtu qė le te mbetet ashtu siē eshte. Pastaj ky ėshtė vetmi nga femijet e mi qe ka lene mjeker, e natyrisht, kjo gjė nuk eshte shumė estetike per nje njeri shtatshkurter si ai.
Djali im i nente eshte elegant sa s' ka, ndėrsa vėshtimi i tij i ėmbėl i merr nė qafė gratė. Kaq i embel eshte evlati im i nėntė saqe ne ndonje rast arrin te me magjepse edhe mua, edhe se unė e mbaj me vehte sfungjerin e lagur per ta fshire kete shkelqim te mbinatyrshem tė tij. Por e veēanta e ketij djaloshi qendron ne atė se ai nuk kerkon te magjepse njeri; ai do tė mjaftohej duke e kaluar jeten shtrire mbi divan duke shpenzuar kot mė kot vėshtrimin ne tavanin e dhomes, apo akoma me mire, duke e ndryrė vėshtrimin e tij qė te pushoje nen qepalla. Kur gjendet ne kete pozicion te parapelqyer, flet me qejf tė madh, nxjerr vetėm fjalė elegante; krejt i sakte dhe i qarte, por pėr dreq vetem brenda ca kufijsh te vendosur mė parė; e nese i kalon kėto kufij, dhe kjo gjė eshte gati e pashmangshme per shkak te ngushtesise se tyre, bisedat e tij behen kot fare, ngelin bosh pa argumente. Nė kėtė rast mirė ishte t’i behej shenje qė te ndalej e tė pushonte, por gjithmonė nese shikimi i tij i pergjumur do te kishte shpresė qė ta vinte re.
Biri im i dhjete mbahet pėr hileqar. Nuk dua as ta mohoj e as ta pohoj kėtė kompleks tė tij. Sigurisht, kush e shikon kur vjen me ate pamje tė krekosur qė si shkon fare moshes se tij, me redingoten asnjė here mberthyer, me kapelen e zeze tashmė tė vjetruar, por te pastruar gjithmonė me kujdes, me pamjen e fytyres "ku rafsha mos u vrafsha ", mjekren pak te dale, qepallat e renduara mbi sy dhe dy gishta te vendosur mbi buze, sa qė mendon se i janė ngjitur aty; e kush e sheh keshtu, thotė me vehte : ja nje hipokrit i vertete! Por nuk duhet tė ngutesh, mendoj unė, me pare duhet ta degjosh! I gjykueshem, i kujdesshem, fjalekursyer, i gatshem te pergjigjet me nje gjalleri krejt cmirė e dinakėri; me nje mirekuptim mahnites, i natyrshem dhe i qeshur me boten; nje mirekuptim ky i tij qe te shtang qafen dhe te ben ta ngresh koken pa dashur ta bėsh kėtė gjė. Ka shume njerez qe kanė besim te vehtja e tyre, duke u vetkonsideruar dhe " mendjehollė ", qe ndjehen te besdisur prej pamjes se tij te jashtme, por ndėrkohė ndjehen tė joshur nga fjalet e tij. Pastaj, ka njerez te tjere qe nuk i ngrohin as pamja e as fjalet e tij: dmth pamja i bėn indiferentė e fjalet ja gjykojnė hipokrite. Une si prind, nuk dua ta gjykoj pjellėn time, por duhet te pranoj se grupi i dyte mė duket pėr tu marrė nė konsideratė, me shumė se grupi i pare.
Biri im i njembedhjete eshte i brishte, me i dobeti i gjithe evlatėve te mij; por dobesia e tij nuk eshte e qėndrueshme, shumė herė tė genjen; ka raste kur behet i forte dhe i vendosur, megjithate, edhe ne keto raste, ėshtė dobesia e tij ajo qė vendos rendin e gjėrave. Nuk ėshte aspak nje dobesi pėr tu ndjerė keq a pėr me tepėr nė turp,jo, eshte diēka e tillė qe konsiderohet si dobesi vetem ne rruzullin tone. Per shembull, tė ndjehesh gati per te fluturuar, nuk mund te pėrcaktohet si dobesi vetem se akti i fluturimit nė vetvehte perbehet nga lekundje, hedhje, rrotullime? Biri im pak a shumė shfaq simptoma te tilla. Natyrisht, njė prind nuk e kenaqin gjėra te tilla, sepse pa dyshim fluturimet e emigrimet, ēojne ne shkaterrimin e familjes. Ai sikur tė mė kuptojė mendimet e mija, here here me shikon, e don te me thote: "Baba, qetsou do te te marr me vete atje ku do emigroj". E unė nga ana ime mendoj: " Ti do te ishe njeriu i fundit qe do tė mund ti besoja veten". Ndėrsa shikimi i tij duket sikur mė pėrgjigjet: " Ah, te pakten une te jem i fundit".

Kėta janė njėmbedhjetė evlatėt e mij.

Franz Kafka
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė