Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:26   #24
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Problemi i ndėrhyrjes romake nė Iliri ka qenė pėr historiografinė njė tezė e parapėlqyer, rreth sė cilės janė zhvilluar mjaft diskutime. Pikėpamja qė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė mė e pranuar ėshtė se shkaku kryesor i kėsaj ndėrhyrjeje ka qenė pirateria ilire, qė i sillte dėme tė rėnda tregtisė italike. Duke pėrsėritur Polibin, kjo ndėrhyrje u paraqit si njė konflikt qė iu imponua senatit romak, nė kundėrshtim me vullnetin e tij, “pėr tė frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtė ilire”. Tezės qė e shikonte ndėrhyrjen romake si pjesė tė njė plani pėr njė ekspansion mė tė gjerė nė lindje iu kundėrvu versioni se Roma as nė kėtė kohė e as mė parė nuk ka pasur njė politikė orientale. Mė vonė kjo teori u pėrsėrit dhe nė ditėt tona. Pasues tė saj i atribuojnė monarkisė ardiane njė “rol organizues” qė i dha piraterisė ilire “pamjen e njė imperializmi fillestar” dhe si pasojė bėri qė “zgjerimi ilir tė ndeshet me interesat romake”.
Ėshtė e rėndėsishme tė sqarohet nė kėtė rast nėse ishte pirateria ilire ajo qė ēoi nė konfliktin iliro-romak dhe qė bėri tė pashmangshme luftėn apo shkaqe tė tjera mė tė thella.

Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirėt, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerė tė Mesdheut, nė njė stad tė caktuar tė zhvillimit tė tyre historik. Kėshtu, burimet i pėrshkruajnė etruskėt, nė gjysmėn e dytė tė shek. IV, si njė popull qė terrorizonte lundrimin nė Adriatik dhe nė Egje; etolėt nė shek. III kishin gjithashtu njė nam tė keq si piratė. Edhe vetė romakėt, pretenduesit e mbrojtjes sė rendit, e kanė ushtruar piraterinė nė prag tė erės sonė. Tek ilirėt ajo luajti njė rol tė dukshėm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorėve antikė, ashtu dhe me vetė zhvillimin shoqėror e politik tė ilirėve nė kėtė kohė. Pirateria ishte njė dukuri e pandarė e shoqėrisė skllavopronare, qė e shoqėroi atė nė forma tė ndryshme gjatė gjithė ekzistencės sė saj.

Por veprimet ilire qė pėrshkruan Polibi dhe qė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė prag tė konfliktit tė armatosur me Romėn, nuk kanė aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesė e politikės sė shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar nė Greqi. Prandaj pėrpjekja e studiuesve pėr t’i shpjeguar shkaqet e ndėrhyrjes romake me anė tė piraterisė ilire nuk ėshtė e pėrligjur. Nuk kanė munguar orvatjet pėr tė kėrkuar shkakun e luftės edhe te “frika e zakonshme e romakėve ndaj fqinjit tė fortė”. Por edhe ky nuk ėshtė njė shpjegim i plotė. Ndėrhyrja e Romės lidhej nė rastin konkret me rrezikun qė paraqiste ky fqinjė i fortė, aleati i Maqedonisė pėr aspiratat e saj nė kushtet e njė Greqie tė dobėsuar nga lufta e brendshme.

Sukseset nė perėndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bėrė mė tė fuqishme tendencėn pėr tė mos e ndarė sundimin e Mesdheut me fuqi tė tjera, kurse dalja e shtetit ilir nė arenė u shkonte ndesh kėtyre tendencave. Midis kontradiktave tė thella qė kishin pėrfshirė nė kėtė kohė botėn mesdhetare, ato tė shtetit ilir me Romėn dolėn nė plan tė parė dhe shkaktuan konfliktin e armatosur tė vitit 229. Nė tė ardhmen kėto kontradikta do tė thellohen e do tė shtrihen gjithnjė mė nė lindje, duke sjellė me vete konflikte tė reja tė armatosura.

Qė nga sulmi kundėr Foinikes deri tek ardhja e delegatėve kishte kaluar njė vit. Megjithatė, kjo ēėshtje ziente qysh prej 2 vjetėsh, nga ngjarja e Medionit. Gjatė kėsaj kohe Roma kishte arritur tė bėnte, siē e pamė, hapat e nevojshėm diplomatikė pėr pėrgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca tė konsiderueshme ushtarake, tė cilat nė rastin e rėnies sė Korkyrės u vunė menjėherė nė lėvizje. Njė flotė prej 200 anijesh dhe njė ushtri prej 20 000 kėmbėsorėsh do tė merrte pjesė nė kėtė operacion, tė cilin do ta drejtonin dy konsujt qė ishin nė fuqi atė vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakėve pėr fushatėn ilire dhe sa tė ndėrgjegjshėm ishin ata pėr vlerėn reale tė kundėrshtarit tė tyre. Nuk ishte kjo, pra, njė ēėshtje kaq e lehtė dhe e thjeshtė, siē ėshtė bėrė zakon tė paraqitet.

Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretėresha nuk arriti t’i dalė rrezikut pėrpara. Qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, tė cilat do tė pėrbėnin pikėmbėshtetjet kryesore tė mbrojtjes, kishin mbajtur njė qėndrim negativ. Plani pėr pushtimin me forcė tė tyre nuk pati sukses. Kur romakėt iu drejtuan Korkyrės, flota dhe forcat ilire ishin tė shpėrndara dhe tė angazhuara nė bllokadėn e Dyrrahut dhe tė Isės. Garnizoni ilir i Korkyrės kishte mbetur i izoluar dhe kėsaj iu shtua tradhtia e Demetėr Farit. Romakėt, qė edhe kėshtu kishin ardhur me forca tė mėdha (200 anije), i gjetėn portat e hapura dhe e zunė qytetin pa vėshtirėsi. Forca tė tjera tė nisura nga Brindisi dhe ato tė Korkyrės, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisė e mė pas Dyrrahut dhe i zunė po me kaq lehtėsi. Shtresa sunduese e kėtyre qyteteve, e cila e kishte pėrcaktuar pozitėn e vet qė mė parė, i mirėpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme tė hyjė nė ombrellėn romake mjaft qė tė ruante pozitat e veta dhe tė siguronte pasurinė e tregtinė.

Kėtė politikė ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtė me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninė, ajo shpejtoi gjithashtu, siē thotė Polibi, “t’u nėnshtrohej me dashje” romakėve dhe tė sigurojė “miqėsinė e tyre”.

Tė mbėshtetur nė planin fillestar tė mbrojtjes sė vijės bregdetare, ilirėt nuk qenė nė gjendje dhe nuk patėn kohė tė organizonin njė qėndresė serioze. Vetėm nė krahinat nė veri tė Dyrrahut romakėt ndeshėn nė kundėrshtimin ilir. Kėtu ardianėt i pritėn me armė nė dorė. Polibi nuk jep hollėsira pėr luftėn e tyre, thotė vetėm se i “i nėnshtruan”, por kėtė radhė nuk pėrdor mė shprehjen “me dashje” si nė rastin e parthinėve dhe atintanėve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, tė heshtė pėr qėndresėn e fortė tė qytetit Nutria, pushtimi i tė cilit u kushtoi romakėve shumė ushtarė dhe oficerė tė vrarė. Duke pėrparuar drejt veriut gjatė bregdetit, thuhet se romakėt morėn edhe qytete tė tjera, por emrat e tyre nuk zihen nė gojė. Dimė qė Isėn e bllokuan romakėt dhe ilirėt, qė e mbanin tė rrethuar, u strehuan nė qytetin Arbone, kurse Teuta me forca tė vogla u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit.

Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur pėrfundimisht fatin e luftės. Viset e pushtuara nė veri, konsujt i lanė nėn mbikqyrjen e Demetėr Farit dhe vetė u kthyen nė Dyrrah me flotėn dhe forcat e tyre tokėsore. Njėri prej tyre u nis pėr nė Romė duke marrė me vete pjesėn mė tė madhe tė forcave; tjetri mbeti nė Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarė nė qytetet qė ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojė aty dimrin pėr tė vigjėluar ardianėt dhe popullsitė e tjera qė ishin vėnė nėn “mbrojtjen” e Romės.
__________________
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė