Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:55   #17
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

(xxxix) Psh.: Brigadat e Kuqe tė Kosovės, NIN 18.12.1997. Ky artikull ėshtė njė intervistė me B.Spasic, qė mė pėrpara ishte pėrgjegjės pranė sigurimit serb pėr atentatet ndaj kundėrshtarėve politikė nė mėrgim. Nė intervista tė tjera ai ėshtė mburrur pėr njė sėrė aksionesh tė tilla tė ndėrmarra mes tė tjerash nė Gjermani ku ai pėrshkruan se si ai ka pėrdorur nė kėto raste "ekspertė shumė tė mirė" tė mafias tė Beogradit.
(xl) Pėr herė tė parė, UĒK-ja mori mbi vete pėrgjegjėsinė pėr rastin e gushtit 1996 ku tė panjohur vranė policin Nikolic dhe zyrtarin serb Rakic. Nė vitin 1996 u vranė gjithsej 6 policė serbė, tė tjerė u plagosėn. Shtypi serb ia atribuoi tė gjitha kėto raste UĒK-sė, e cila edhe i mori pėrsipėr disa nga kėto raste, mes tė cilave edhe atentatin e pasuksesshėm ndaj rektorit tė instaluar serb tė universitetit tė Prishtinės, Papovic. Pas kėsaj, policia serbe nisi njė aksion tė madh bastisjesh, rreth 1000 persona u arrestuan, 57 pėr periudha tė gjata, tė gjithė u rrahėn gjatė marrjes nė pyetje. Me 28.1.1997 u arrestua Nait Hasani si (gjoja) themelues i UĒK. Megjithatė UĒK mbeti aktive. Deri nė fund tė 1997 ajo ka marrė pėrsipėr gjithsej 50 vrasje nėpėrmjet atentatit. Shumė viktima nuk ishin serbė por shqiptarė, qė sipas komunikatave tė UĒK-sė "u eleminuan si kollaboratorė". Megjithatė, tė afėrmit dhe fqinjėt deklaruan shpesh se viktimat nuk kishin bashkėpunuar kurrė me serbėt. Mė spektakularet ishin sulmet me 11./12.09.1997 kundėr 12 stacionesh policie dhe nė ndėrrimin e viteve 1997/8 katėr shpėrthimet e bombave pėr herė tė parė jashtė Kosovės, nė Maqedoni, ku nuk plagos asnjeri. Tre prej tyre UĒK-ja i mori pėrsipėr. Partia ekstremiste e majtė LPK (Lėvizja popullore e Kosovės) nisi, qysh prej vitit 1997, njė fushatė pėr mbledhje ndihmash pėr UĒK-nė. LPK-ja ėshtė e afėrt me socialistėt shqiptarė, ish-komunistėt, qė formojnė qysh prej 1997 qeverinė shqiptare nėn kryeministrin Nano. Nano nga ana e vet u pėrpoq tė mbante lidhje tė mira me qeverinė jugosllave. LPK-ja ishte kundėrshtare e ashpėr e partisė mė tė madhe kosovare, LDK-sė sė presidentit kosovar Rugova, dhe e linjės sė rezistencės pa dhunė. UĒK-ja kritikonte herė pas here nė komunikatat e saj "pluralizmin jobashkėkohor tė tanishėm" tė politikės kosovare, sipas fjalėve shumė tė ashpra tė zėdhėnėsit tė saj Jakup Krasniqi gjatė luftimeve mė 1998. Sidoqoftė, gjatė kėsaj periudhe ai gjendej vetė jashtė Kosovės. Njė e vetėquajtur "polici sekrete" e UĒK-sė "arrestoi" nė Kosovė politikanė tė LDK-sė. Ky krah i UĒK-sė ėshtė ndoshta pėrgjegjės edhe pėr vrasjen e ministrit tė mbrojtjes kosovar Ahmet Krasniqi me date 21 dhe tentativėn pėr vrasje me 24.9.1998 ndaj kėshilltarit Hamiti tė presidentit Rugova. Hamiti ėshtė gjithashtu tregimtari mė i rėndėsishėm shqiptar sot pėr sot. Shtypi kosovar dhe shumica e politikanėve kosovarė supozuan fillimisht se UĒK-ja ishte njė grup i vogėl i drejtuar drejtpėrdrejt ose jodrejtpėrdrejt nga shėrbimi sekret jugosllav. Kėshtu do ekzistonte preteksti pėr pėrdorimin e dhunės nga jugosllavėt (e pastaj maqedonėt) pėrballė opinionit ndėrkombėtar. Ky pretekst nuk mund tė realizohej dot nė kushtet e politikės tė padhunshme tė Rugovės. Pėr kėtė flisnin pėrveē reagimeve tė pritura dhe tė menjėhershme tė dhunshme serbe ndaj atentateve tė UĒK-sė edhe lidhjet e UĒK-sė me LPK-nė dhe, nėpėrmjet saj, me Nanon. Nė fakt, vetėm njerėz pa shumė pozitė, mes tyre shumė shqiptarė krejtėsisht tė pafajshėm, u bėnė viktima tė kėtyre atentateve. Nė Maqedoni atentatet u dėnuan rreptė nga shqiptarėt e atjeshėm. Autori u kap tė nesėrmen dhe nuk ishte shqiptar. Kėtė atentat UĒK-ja pastaj nuk e mori pėrsipėr. Por ai ishte realizuar nė mėnyrė tė njėjtė si tre tė tjerėt qė UĒK-ja i pranoi si tė vetat. Atentatorėt nė Kosovė besonin se ata luftonin pėr Kosovėn. Sidoqoftė urdhėrat i merrnin nėpėrmjet njė rrjeti me shumė lidhje dhe nė fund tė fundit as vetė nuk e dinin burimin e urdhėrave. Po ashtu, shumica e shqiptarėve tė dėshpėruar i janė bashkuar UĒK-sė qysh pas masakrave tė shkurt/marsit 1998 dhe pėrbėn ushtarėt dhe oficerėt qė luftojnė pėr Kosovėn. Ata kanė njė qėndrim demokratik, pėrkitazi me opinionin e shumicės sė kosovarėve. Tipik ėshtė njė pohim i bėrė nė Skėnderaj: "Jakup Krasniqin nė Drenicė nuk e mbėshtet askush. Aty nuk ka lindur ndonjėherė ndonjė Fidel Castro dhe as nuk do lindė kurrė. Drenica ka 50 vite qė lufton kundra komunizmit... Nė UĒK ka 90% patriotė tė vėrtetė, tė cilėt janė tė gatshėm tė japin jetėn pėr Kosovėn. Por ka edhe njė 2% qė pėrpiqet ta manipulojė UĒK-nė... elementet destruktivė tė shoqėrisė shqiptare... ata nuk i njohin zgjedhjet (kosovare) dhe parlamentin (kosovar)... Vendi i tyre ėshtė muzeumi i Kremilinit." (Gazeta Shqiptare, 28.8.1998, fq.11). Andaj UĒK-ja nuk ka ndonjė udhėheqje tė qartė, flitet pėr "tre, katėr UĒK", mes tyre "FARK" (Forcat e armatosura e Republikės sė Kosovės) qė u formuan nga ministri i ministrisė kosovare tė mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i vrarė nė Tiranė mė 21.9.1998.
(xli) Qysh atėherė ka pasur protesta tė pėrsėritura kryesisht tė politikanėve hungarezė nga Vojvodina kundėr thirrjes pėr shėrbim ushtarak nė Kosovė tė hungarezėve nė Jugosllavi. Po ashtu, kundėr thirrjes nė ushtri tė refugjatėve nga Kroacia protestoi UNHCR dhe qeveria malazeze kundėr thirrjes sė ushtarėve nga Mali i Zi. Edhe romėt jugosllavė, tė cilėt nuk patėn njeri qė tė protestonte kundėr mobilizimit tė tyre, dezertuan. Shih Felicitas Rohder aaO., fq.7 me dėshmi tė mėtejshme.
(xlii) Disa edhe nė http://www.kohaditore.com/ARTA/dreni...enandwomen.htm
(xliii) Numrat sipas http://www.kosova.com tė datės 2.9.1998. Tė dhėnga nga "Sektori pėr emgracionin" i LDK-sė. Numrat e refugjatėve tė dhėnė nga organizatat humanitare janė, qysh prej fillimit tė luftimeve, afėrsisht sa 1/2 e atyre nga burime kosovare. Shkaku pėr kėtė ėshtė, me sa duket, fakti qė organizatat humanitare nė kėto numra nuk marrin parasysh ata refugjatė qė janė strehuar pranė njerėzve tė afėrm por qė janė shpesh tė paarritshėm nga pėr kėto organizata. Shih psh. rastin e Dubovikut tė pėrmendur nė tekst. Tė dhėnat pėr masakrat e veēanta janė mbledhur nga Felicitas Rohder aaO.
(xliv) Pėr kėto lidhje lidhje ka shumė artikuj nė shtypin opozitar serb. Shih psh. Filip Cvarm: Znamenite zahrane [Varrime tė rėndėsishme], Vreme (Beograd) 11.7.1998
(xlv) Njė shembull pėr kėtė ėshtė qyteti i vogėl i Rahovecit (serbisht: Orahovac). Megjithėse qendra e zonės tė Malishevės sė ēliruar nga UĒK-ja ishte vetėm pak kilometra mė tutje, atje ishte qetėsi deri nė mes tė gushtit 1998. Baba Sheh Muhadini, i cili respektohej njėkohėsisht nga shqiptarėt dhe serbėt si udhėheqės i bektashinjve (grup liberal mistik islamik, i pėrhapur nė Kosovėn lindore dhe nė Maqedoni), kishte ndėrmjetėsuar njė marrėveshje mes UĒK-sė dhe policisė serbe sipas tė cilės nė Rahovec asnjėra palė nuk do ndėrmerrte aksione kundra tjetrės. Pastaj papritmas u hap fjala se UĒK-ja po pėrpiqej ta merrte Rahovecin si qytet tė parė. Nė fakt, tė premten paradite, 17.8.1998, u dėgjuan krisma armėsh por askush nuk u plagos dhe dėshmitarėt patėn pėrshtypjen e njė inskenimi. Shqiptarėt u fshehėn nė qilarėt e shtėpive. Policia serbe pastaj sulmoi me armė zona shqiptare. Tė premten nė mbrėmje luftėtarė tė UĒK-sė dolėn me tė vėrtetė nė qytet dhe u pėrpoqėn t'i ndihmonin shqiptarėve. Por ata ishin tė papėrgatitur, kishin pak municion dhe nuk ja dolėn dot forcave tė mėdha serbe. Tė dielėn rreth orės 22.00 UĒK-ja u tėrhoq pėrsėri. Mediat raportonin megjithatė tė hėnėn dhe tė martėn sikur qyteti mbahej nga UĒK-ja. Kryesisht njerėz tė Arkanit qėllonin mbi ēdo objekt tė lėvizshėm nė qytet. Ata u futėn nė shtėpinė fetare tė bektashinjve ku kishin kėrkuar strehim kryesisht gra dhe fėmijė. Pastaj ata i vranė tė gjithė pėrfshirė edhe Baba Sheh Muhadinin e paarmatosur. Kufomat u eleminuan dhe pastaj u lejuan reporterė tė vizitonin qytetin pėr tė dokumentuar fitoren serbe mbi terrorizmin shqiptar. (Shih R.Boudreaux: Both Sides Lose Symbol of Trust in Kosovo, Los Angeles Times 29.7.1998; Raporte tė KLMDNJ nė QIK pėr Rahovecin tė 23, 25, 26.07.1998; Artikull tė Albatros Rexhaj, Gazeta Shqiptare 14.8.1998 fq.6; Dėshmi tė tė pranishmėve tė mbledhura nga Ilire Zajmi, Gazeta Shqiptare 28.8.1998 fq.13).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė