Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-09, 22:41   #26
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qka asht Bibla??

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Pavaresisht se Bibel e Kuran i konsideroj si permbledhje perrallash nje pergjigje per Bly sky nuk me ben te nderroj mendim e bindje.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha

Po ne Bibel eshte e shkruar, e then nga goja e Jezusit per dishepujt e tij.

"Ruhuni nga profetet e rremė.

E kur ata e pyeten si ti njohim ata? - ai u pergjigj,

Ata mund ti njihni nga frytet profecise se tyre"

Pas Jezusit i vetmi profet qe krijoi nje ideologji fetare krejt ndryshe nga ajo e tij eshte Muhammedi.

Cka nese fjalet e Jezusit jan me frymezim hyjnor?



Shume e dashura Murgesha
ne rradhe te pare me vjen keq qe Biblen (Shkrimin Shenjt apo vete Fjalen e Zotit) e quan permbledhje prralash.

Bibla eshte Liber i shenjt, shkruajtur nga autor human por Autori kryesor qe ka frymezuar autoret njerezore eshte vete Zoti.

Bibla ka fjale qe i kapercejne kufijte e koherave: i drejtohet zemres se ēdo njeriu, e njekohesisht ben te linde bashkesia e krishtere, Kisha, ne gjirin e se ciles fjalet e shenjta mund te kuptohen ne tere thellesine dhe vertetesine e tyre.

Shen Jeronimi ishte personi i pare qe e perktheu Biblen, biblist i famshem i shekullit V, autor i ‘Vulgates’, perkthim zyrtar i Beselidhjes se Vjeter, i perdorur nga Kisha latine. Shen Jeronimi e perktheu Biblen ashtu si nje koncertist i famshem luan partituren e nje muzike. Studimi i thelluar, pergatitja, ndjeshmeria e perkushtimi ndaj Teksteve te Shenjta e bene nje nga ekzegjetet e shkrimtaret me te medhenj te lashtesise se krishtere. Ati i Kishes, Shen Jeronimi e vuri ne qender te gjithe jetes Biblen: e perktheu, e komentoi e mbi te gjitha u perpoq ta jetonte konkretisht gjate gjithe jetes se vet. Hodhi poshte me energji e gjalleri heretiket qe kundershtonin traditen dhe fene e Kishes. Deshmoi sa e rendesishme dhe e vlefshme ishte letersia e krishtere, e cila qe bere kulture e vertete, e denje per t’u ballafaquar me ate klasike.

Gjithashtu te mos harrojme origjinen ilirase te Atit te Kishes, qe lindi ne vitin 347 ne Stridone, kur kjo treve banohej nga fiset ilire. Njeri me karakter te zjarrte, vetmitar e sekretar i nje pape, Damazit, poliglot e njohes i kryeveprave te mendimit te lashte, murg ne shpirt e mbrojtes i fese kunder heretikeve: ky ishte Shenjti, pasioni kryesor i te cilit ishin librat e Beselidhjes se Vjeter e te Re; e ky njeriu, qe pati fatin t’i perfundonte ditet e jetes ne Betlehem, prane vendit ku nisi rrugen e vet krishterimi. Nese perkthimi latin i teksteve biblike – qe njihet me shume si ‘Vulgata’ – eshte trashegimi me i ēmuar qe i la Kishes te te gjitha koherave, perpjekja per t’u thelluar ne Bibel – siē beri Shen Jeronimi ne vitet tij te para, ne vetmine e shkretetires se Kalēides – mbetet shembull i lashte i nje sjelljeje gjithnje aktuale per ēdo te krishtere.

Te mos njohesh Shkrimin Shenjt, do te thote te mos njohesh Krishtin", thoshte Shen Jeronimi. Prandaj ka shume rendesi qe ēdo i krishtere te jetoje ne kontakt e ne dialog personal me Fjalen e Zotit, qe na eshte dhuruar ne Shkrimin Shenjt. Dialogu yne me Te, duhet te kete dy permasa: nga njera ane, duhet te jete dialog vertete personal, sepse Hyji flet me secilin prej nesh permes Shkrimit Shenjt e ka nje mesazh per secilin. E Shkrimin Shenjt nuk duhet ta lexojme si nje fjale qe i perket se kaluares, por si Fjalen e Hyjit, qe na drejtohet edhe ne e te perpiqemi te kuptojme ē’deshiron te na thote Zoti. Por, per te mos rene ne individualizem, dmth ne nje kuptim personalistik te Bibles, duhet te kemi gjithnje parasysh edhe valencen tjeter te Shkrimit Shenjt, ate te dhantise qe na eshte bere nga Zoti per te ndertuar bashkesine e Kishes.

Duhet ta lexojme bashke me Kishen e gjalle. Vendi i privilegjuar i leximit e i degjimit te Fjales se Hyjit eshte liturgjia, ne te cilen, duke kremtuar Fjalen e duke e bere te pranishme ne Sakramentin e Korpit te Krishtit, aktualizojme Fjalen e Hyjit ne jeten tone dhe e bejme Ate te pranishem ndermjet nesh. Nuk duhet te harrojme kurre se Fjala e Hyjit i kapercen kufijte e koherave.

Opinionet njerezore vijne e shkojne. Ajo qe sot eshte modernizem, neser eshte vjetrizem. Ndersa Fjala e Zotit eshte Fjale e jetes se pasosur, mbart ne vete amshimin, dmth vlen pergjithmone. Prandaj mund te themi se duke e mbartur ne shpirtin tone Fjalen e Hyjit, mbartim ne vetvete amshimin, jeten qe s’ka perendim.

Ne fund shpresoj te ta ndricoj mendjen Shpirti i Hyjit qe ta lexosh dhe ta kuptosh me mire Librin e prrallave qe quan ti se citatet qe i ke bere me lart ben te kuptojn se nuk kupton asgje nga Bibla.
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė