Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-11, 17:31   #2
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: R.I.P Enver Zymberi Heroi I Kosoves

.....Lavdi vepres se Heroit te Kombit Enver Zymberi,

Homazh pėr policin e vrarė

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės kanė njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesėtarit tė njėsisė speciale tė policisė, Enver Zymberi, janė hapur hetimet.

E mėrkure 27 Korrik 2011 17:00
Policia e Kosovės ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesėtarit tė saj Enver Zymberi, i cili nga plagėt e marra me armė zjarri dje, nė veriun e Kosovės, ka ndėrruar jetė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu, i ka thėnė Radios Evropa e lirė, se policia po heton nė disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit tė saj.
“Lidhur me kėtė rast, Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Mitrovicės, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do tė hetojė tė gjitha detajet. Tė gjitha pistat e mundshme janė duke u hetuar, nė mėnyrė qė tė dyshuarit lidhur me kėtė rast tė kapen dhe tė dėrgohen para drejtėsisė”, tha Sadriu.
Ndryshe, siē ka thėnė zėdhėnėsi Sadriu, Policia e Kosovės dhe drejtuesit e lartė tė institucioneve tė vendit, sot kanė nderuar policin e ndjerė Zymberi, duke bėrė homazhe nė ambientet e drejtorisė sė pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės.
“Sot, prej orės 13 deri nė orėn 14, nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės, konkretisht nė hollin e ndėrtesės sė administratės, janė bėrė homazhe pėr policin Enver Zymberi, i cili ka rėnė dje nė krye tė detyrės, nė rajonin e Mitrovicės. Nė kėtė homazh kanė marrė pjesė, pėrveē prestarėve tė policisė sė Kosovės dhe kolegėve tė tė ndjerit, edhe personalitetet mė tė larta tė vendit, familjarė, miq dhe njerėz tė tjerė”, sqaroi Sadriu.
Tė gjitha institucionet e Kosovės dhe partitė politike e kanė ngushėlluar familjen Zymberi pėr humbjen anėtarit tė tyre nė krye tė detyrės.
Nė ngushėllimet pėr familjen Zymberi, ėshtė thėnė se Enver Zymberi ėshtė shembull i sakrificės dhe profesionalizmit tė lartė nė vendosjen e kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e republikės sė Kosovės.
Ndėrkaq, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ka vendosur qė policin e ndjerė Enver Zymberi, i vrarė nė detyrė, ta dekorojė me Urdhrin “Hero i Kosovės”, me motivacion pėr “trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar deri nė flijim pėr vendosjen e sundimit tė ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės”.
Presidentja Jahjaga do t’ia dorėzojė medaljen familjes Zymberi nė njė ceremoni tė veēantė.
Ndryshe, sipas zėdhėnėsit tė policisė sė Kosovės, Sadriu, nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, tė cilat njė ditė mė parė ishin futur nėn kontroll nga njėsitė speciale tė policisė sė Kosovės, janė vendosur dhe po vazhdojnė punėn policia kufitare dhe doganierėt e Kosovės.
“Janė pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, tė tė gjitha etniciteteve. Do tė thotė, janė tė vendosura njėsitet e policisė kufitare qysh dje, por edhe sot janė duke punuar. Do tė thotė, janė zyrtar policor dhe duhet tė punojnė konform rregullave dhe ligjeve tė aplikuara nė vend”, bėn tė ditur Sadriu.
Zėdhėnėsi Sadriu ka theksuar se nė pikat kufitare nė veri tė vendit janė duke qėndruar edhe njėsitė e KFOR-it, tė cilat, sipas tij, janė duke dhėnė pėrkrahjen pėr policinė e Kosovės, nė punėn e tyre tė pėrditshme.
Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisė nė veriun e Kosovės gjatė natės ka qenė e qetė dhe pa incidente, ndonėse nė disa rrugė ende qėndrojnė barrikadat, tė cilat i kanė vendosur mė herėt serbėt lokal.
Nė anėn tjetėr, serbėt lokalė, nė veri tė vendit edhe gjatė natės sė kaluar kanė qėndruar afėr barrikadave qė i kanė vendosur nė disa rrugė.
Kėtė e konfirmon edhe njėri nga liderėt politik tė serbėve tė veriut tė Kosovės, Kėrstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotė se me gjithė tėrheqjen e forcave speciale tė policisė sė Kosovės nga veriu, nė pikat kufitare kanė mbetur njėsitė e policisė kufitare, me tė cilin fakt, sipas tij, serbėt lokal nuk pajtohen.
“Qytetarėt janė ende tė tubuar nė barrikada. Megjithatė rrugėt nuk janė plotėsisht tė bllokuara. Qarkullimi ėshtė i lirė nė drejtim ka pikat kufitare dhe qė andej pėr nė Mitrovicė”, ka thėnė Pantiq.
Sidoqoftė, policia e Kosovės ka theksuar se njėsitet e Policisė kufitare dhe doganierėt do tė vazhdojnė ta kryejnė punėn e tyre nė pikat kufitare nė veri tė vendit. /rel/

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 27-07-11 nė 17:40
  Pėrgjigju Me Kuotė