Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-04, 12:39   #48
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dy fjalė nga autori Llemadeo

Nė shėnje rrespekti e ngushllimi pėr prindrit, motrat e vllezrit e tė afėrmit e atyre tė rinjėve qė humbėn jetėn nė udhet e Shqipėrisė, si dhe ne shenje kujtimi pėr ata nxėnes tė njomė gjimnaziste qė po shkonin pėr herė tė parė pėr tė parė atdheun amė Shqipėrinė, unė po u kushtoj kėtė elegji nė vargje, si njė simbol kujtimi tė pėrjetshėm pėr ata tė rinjė!


Jo Fati juaj nuk ishte ashtu!

Elegji

Kjo pendė zeza mė dridhet sonte,
Nėpėr fjalė tė pėrvajshme udhėn ka marrė
Nepėr lot e lagur pėr ju o nxėnės,
Pėr ju o vllezėr, o djem shqipėtarė.

Nė qiejet e pafund zutė vėnd atje,
Nė emėr tė mallit pėr Shqipėrinė.
Njė udhė e gjatė qė kurrė mė sju kthen
Ta shihni atdhun, kosovėn e liriė.

Nėnat kur iu nisėn, motrat baballarėt,
Fjalen „udhe e mbarė“ ua thanė me zemėr,
Ua dhanė me vete uratėn e shpirtit,
Nė udhėt e atdheut ngado qė tė venit.

Por ah, ai ēast i zi qė jetėn ua mori,
Humnerės sė udhėve tė Shqipėrisė
Zemrat e nėnave e tė motrave i dogji,
Baballarėt e vllezrit i plasi nė shpirt.

Ah, shoqerisė mbarė nė trojet shqipėtare
Edhe ne kėndej detrave e udhve nė mėrgime…
Na mbyti dhėmbja pėr ju nė lot e vaje,
Kėshtu siē po mė qan sot, ah’ kjo zemra ime!

Ētė qaj me parė o engjuj shqipėtarė?
Beratin, Rifatin, Xhevdetet, Agronin,
Visarin, Mėgzonin…, cilin me parė?
Ju tė gjithė jeni nė shpirtin tonė si yje tė radhė!

Si Ėngjuj u niset me mallin nė gji,
Shqipėrinė mėmė ta shihni e ta gzonit,
Por ah, ai fat i hidhur si njė helm i zi,
Tė gjithve na rrėzojė, atje ku ju u hodhi.

Nuk ishte fat i juaj vdekja kobzezė
Por ishte fat i zi i mėmė Shqiperisė
Qė dashurinė tuaj tė ua shpėrblejė,
Me pritje humnerave tė pakujdesisė.

Nuk ish’ veē faj i rėndė i tė gjithve atje,
Pse pėrpara nuk u dolėn o bij tė mirė,
Por ishte fat i zi i atyre qė mbi dhe
Bėjnė vetėm hije bashkė me qeverinė…

Nuk ishte faj i udhve i maleve Shqipėtare,
Sepse asfaltet maleve nuk zgjėrohen vetė,
Por ishte dhe do jete faj i i pushtetarve,
Qė kujdesin pėr njerzit e lėnė gjithnjė tė zbehtė!

Por ah, tash kur jeta juaj shkojė nė gji tė dheut,
Ėshtė e kotė tė thuhen kritika nėpėr rradhė…
Ajo dhėmbje e thellė qė nėnave u ther
Nuk zbutet lehtė jo, kurrė, nga asnjė fjalė!

Kjo vjeshtė aq e hidhur u erdhi nėnave,
Qė shpresėn aq tė ndezur e patėn nė gji,
Me nuse tė iu shihnin, me punė tė reja
Pėr Kombin, pėr Kosven pėr nėnėn Shqipėri !

Motrat e gjora qė lotin derdhin lumė,
Iu patėn dritė tė syrit nė ditet mė tė mira.
Udhėt mė si shohin pėr ju, jo kurrė,
Por lule do tė mbledhin pėr ju nėpėr lendina.

Dhe do vijnė aq shpesh tek koka tej tek varri,
Atje nė lendinė, ku ju, rrini pushuar,
E ashtu me dhimbje do ta nisin vajin,
Pėr ju o mė tė mirėt qė heret na shkuat !

Babat edhe vllezrit jo nuk mbahen dot,
Vėshtirė e kanė o njerėz, tepėr tė vėshtirė,
Cilit mund ti themi, “ndali ata lot”!
Kur ai Vajė i tyre malet po i dridhė!

Nuk mbahet jo dhėmbja, gjama nuk ndalon,
Se ikja e juaj ishte krejt pa radhė,
Nuk ishte luftė e rrebtė qė ju u rrėzoj,
Por ishte fat i keq i Atdheut krahthatė!

Qė ecėn i gjymtuar ashtu i sakatosur,
Pa asnjė fuqi pėr vete as pėr ju…
Sepse ca zuzarė me shpirtin e helmosur
I qėndrojnė nė kyre si krerė pa Tru!

Pranvera kur tė vijė e vera tė lulezojė
Atje tej nė lendinė do tė vijnė me trėndafila
Shokėt edhe shoqet qė sot pėr ju vajtojnė
Nėnat, baballarėt dhe motrat zemėr thyera.

Do qajnė nėpėr vite koha vetė me lot,
Pėr ditėn e zezė qė i ndodhi Shqipėrisė,
Pse nė udhėt e liga humnera iu pėrpiu,
Pėr fajet e shtetit, tė vetė qeverisė!

Nuk mundėm qė tė hesht pa i thėnė dy fjalė,
Pėr vetė kyrenministrin atė zemėr keq,
Qė kur atdheu ka zi pėr vdekje tragjike
Ai dėndet turrneve nė Turq e Grek e dreq!

Oh, por ju o shpirtra tė mirė tė perėndisė,
Qė shkuat tė njomė porsi Trėndafila,
Iu qau njė komb i tėrė me lotėt e dashurisė,
Nė gji iu mban me mall e gjithė shqiptaria!

Ju nėna e ju motra qė lotėsh jeni mbuluar,
Mbahuni fisnikrisht nė kohėn qė iu vrau,
Ata nuk i harrojmė kurrė nė ditėt tona,
Se dhėmbja edhe ne zemrat na i thau!

Autori: Llemadeo Dukagjini 17.10 2004 Gjermani
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė