Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-03-07, 01:03   #15
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira
EXPERTi, ke hape teme interesante per mendimin tim, te pergezoj per kete.
Shakaja eshte shaka dhe normal se ne mundemi te bisedojme edhe per tema serioze dhe interesante.
Per te bere nje ligjerim te suksesshem se pari ne duhet te kemi deshire per ta bere kete.
Ekzistojne trajnime te ndryshme qe kane per qellim qe ta pregadisin nje person ne menyre qe te arrihet efekti i plote i nje ligjerimi.
Qellimi me ligjerimin eshte padyshim synimi per ta informuar dikend per dicka, per ta bindur dikend per nje gje, per te krijuar opinjon te dikush per ceshtje te caktuara.
Une mendoj se per te qene ligjerues i suksesshem, se pari duhet pase deshire te forte per ta bere kete.
Pervec deshires, njeriu duhet te kete njohuri per lenden ose ēeshtjen per te cilen ligjeron. Me njohuri te mira, me deshire per ta percjelle diturine te dikush tjeter si dhe me perzgjedhjen e shprehjeve sa me te thjeshta dhe kuptimplote, mund te arrihet nje efekt mjaft i mire me ligjerim. Njerezit kane deshire te degjojne dike qe iu drejtohet me fjale te tjeshta dhe njekohesisht shpreh deshire per te qene sa me afer jush me komunikimin e nje ēeshtjeje per ju. Se sa eshte terheqes ligjerimi mvaret edhe nga dashuria dhe respekti qe ka ligjeruesi per ēeshtjen te cilen e ligjeron.
Pastaj ka edhe faktore te tjere qe ndikojne ne nje ligjerim te mire. Neqoftese ligjeruesi ka mbeshtetjen e rrethit i cili ka ēfaredo lidhje me ligjerimin, atehere ligjeruesi ndjehet i relaksuar dhe i koncentruar plotesisht per ta percjellur mesazhin qe ka, me ane te ligjerimit.
Kam pase rastin te degjoj ligjerime te mrekullueshme. Nuk kane qene ligjerime me fjale dhe shprehje te komplikuara. Kam degjuar ligjerime nga njerez te niveleve shume te larta, por ligjerime ku jane perdorur shprehje shume te thjeshta, me tone te matura dhe te pershtatura me natyren e temes qe trajtohej. Eshte shume me rendesi qe ne ligjerime te, mvaresisht nga permbajtja te shprehen emocione si dhe te perdoret "gjuha e trupit" ose gjestikulacioni si i themi ne.
Ligjerata vertet eshte art i cili mund ta afroje publikun rreth nje teme, rreth nje problematike, por ama nje ligjerate jo e qelluar e qe mund te kete shume te dhena shkencore dhe shume nivel te larte te shprehjeve, mund te arrije efekt te kundert te publiku dhe ajo te deshtoje.
Ligjerimi eshte art i komunikimit me publikun. Nese deshirojme te jemi ligjerues te mire, atehere duhet ta duam publikun dhe duhet te flasim me deshire qe ky publik te kete dobi nga mesazhi qe ne deshirojme t'ja percjellim dikujt.

Me falni qe u zgjata por e bera me deshire kete shkrim.
Shume here kur kemi disktuar ne forum, duke filluar nga shakat e humori e zbavitjet shpesh ndegjoja se jeni nje pedagoge, e qe me me kete analizen tuaj ma vertetuat kete transmetim qe mora nga ca miq ketu. Ju pergezoj per kete koment kaq korrekt, e qe per mendimin tim deshmon pervojen tuaj ne kete drejtim.

Ju nderon!
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė