Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:36   #35
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hixhreti-Imigrimi
Pas besėlidhjes sė dytė tė Akabesė, tė gjithė myslimanėt nisėn tė shpėrnguleshin nė Medine. Disa nga shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin shpėrngulur atje pėrpara Besėlidhjes. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i qe shfaqur nė ėndėrr vendi, ku do tė shpėrnguleshin myslimanėt dhe pėr kėtė ai u tha: “Kam parė nė ėndėrr se u shpėrngula nga Meka nė njė tokė, ku kishte hurma. Unė kujtova se ishte Jamami ose Hexheri, por ajo ishte Medinia, Jethribi!” Nė njė kumtim tjetėr thuhet: “Mua mė ėshtė treguar vendi i shpėrnguljes suaj midis dy malesh. Ai vend do tė jetė ose Hexheri ose Jethribi.” I pari, qė u shpėrngul nė Medine, ishte Ebu Seleme Mahzumiu, bashkėshorti i Umu Selemes. Ai u nis me bashkėshorten dhe tė birin pėr nė Medine, por njerėzit e sė shoqes i thanė asaj tė mos shkonte me Ebu Selemenė nė Medine. Njerėzit e Ebu Selemes nuk e lanė tė ėmėn tė merrte birin e saj me vete. Kėshtu, Ebu Selemeja shkoi vetėm nė Medine. Kjo ndodhi njė vit pėrpara Besėlidhjes sė Akabesė. Afėrsisht pas njė viti u lirua edhe bashkėshortja e Ebu Selemes. Ajo shkoi pas tij nė Medine. Pas Ebu Selemes, u shpėrngulėn nė Medine edhe Amir ibn Rabia me tė shoqen, Lejlanė, bijėn e Ebi Hathmes dhe Abdullah ibn Umi Mektumit. Pas Besėlidhjės sė Akabesė, myslimanėt filluan tė imigronin fshehurazi pėr nė Medine, sepse u trembeshin kurejshėve. Ata vazhduan kėshtu, derisa emigroi Omer ibn Hatabi, i cili doli hapur kundėr kurejshėve dhe askush prej tyre nuk guxoi t’i dilte pėrpara. Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arriti nė Medine me njėzet nga Sahabet e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėshtu, myslimanėt u shpėrngulėn tė gjithė nė Medine. Atje u kthyen edhe ata, qė kishin emigruar nė Habeshe (Abisini). Nė Mekė nuk mbeti njeri tjetėr, pėrveē Ebu Bekrit, Aliut, Suhejb ibn Harithes dhe pak veta nga ata qė ishin tė pafuqishėm e nuk mund tė shpėrnguleshin. Ndėrkohė, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u pėrgatit pėr tė imigruar, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Mos u nxito! Unė lutem qė Allahu tė mė japė leje pėr imigrim.” Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “Vėrtet lutesh pėr kėtė?” “Po.”,- iu pėrgjigj i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, Ebu Bekri u pėrmbajt, me qėllim qė ta shoqėronte tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėrgatiti dy devetė e veta mė tė mira, tė cilat i ushqente ēdo ditė me gjethe samiri28. Kėshtu, Ebu Bekri u bė gati pėr tė imigruar. Kurejshėt vendosin tė vrasin tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Kurejshėt u tėrbuan, kur panė se myslimanėt gjetėn njė vend tė sigurt dhe tė mbrojtur. Ata e konsideruan shpėrnguljen dhe tubimin e myslimanėve nė Medine rrezik pėr fenė e tyre, pėr qenien e tyre dhe pėr tregtinė e tyre. U mblodhėn nė Shtėpinė e Kėshillimit, tė enjten, nė mėngjesin e 26 Saferit, tė vitit tė 14-tė tė profetėsisė, pėr tė studiuar planin e asgjėsimit tė atij rreziku e sidomos, tani qė i zoti i thirrjes pėr nė Islam, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej ende nė Mekė dhe kishin frikė mos u ikte qė andej nga ēasti nė ēast. Nė atė mbledhje erdhėn mė tė njohurit e parisė sė kurejshėve. Erdhi edhe djalli, nė pamjen e njė plaku tė njohur nga Nexhdi dhe kėrkoi leje pėr tė hyrė. E lejuan. U shtrua ēėshtja dhe filluan diskutimet. Ebu el Esuedi tha: - Ta nxjerrim nga trualli ynė dhe tė rregullojmė punėt tona e tė mos i kushtojmė rėndėsi ku shkon ai. Plaku i Nexhdit, Djalli tha: - Ju e shikoni qė Muhamedi flet mirė; ai flet ėmbėl dhe ndikon nė zemrat e njerėzve. Po e latė tė lirė, ai mund tė shkojė nė vendbanimet arabe dhe njerėzit do tė tubohen rreth tij. Ata do tė bėhen me tė dhe do tė vijnė e do t’ju pushtojnė ju dhe do tė bėjnė me ju ē’tė duan. Shikoni pėr ndonjė mendim tjetėr. Ebu Bahteriu: - Ta burgosim dhe t’ia mbyllim derėn, derisa tė vdesė. Plaku i Nexhdit: - Pėr Zotin, nė qoftė se e burgosni Muhamedin, do ta marrin vesh shokėt e tij, tė cilėt e duan atė mė shumė se prindėrit dhe se fėmijėt e tyre; unė kam frikė mos ju vėrsulen, e nxjerrin atė nga burgu dhe ju mposhtin pėr sė keqi. Prandaj, shikoni ndonjė mendim tjetėr. I mallkuari, Ebu Xhehli: - Unė kam njė mendim, qė juve ende nuk ju ka rėnė nė mend. Tė zgjedhim nga secili fis nė Mekė nga njė djalė tė ri, tė fuqishėm, me prejardhje tė mirė e tė shkathėt. Secilit prej tyre t’i japim njė shpatė tė mprehtė dhe le ta godasin Muhamedin si njė trup i vetėm e ta vrasin atė. Kėshtu, gjaku i tij do tė shpėrndahet nėpėr fiset dhe Benu Abdu Menafėt nuk mund tė bėjnė luftė me tė gjithė kurejshėt. Ata do tė mjaftohen me dėmshpėrblimin dhe ne do t’ua japim atė. Plaku i Nexhdit: - Fjalė ėshtė fjala e kėtij burri. Nuk ka mendim si ky, qė u tha.” Tė gjithė e pranuan kėtė mendim. Ata u shpėrndanė dhe u pėrgatitėn pėr zbatimin e kėtij vendimi. Vendimi i kurejshėve dhe vendimi i Allahut tė Madhėruar Mbledhja ishte tepėr e fshehtė; kėshtu do tė ishin edhe lėvizjet e pėrditshme tė kurejshėve. Nuk duhej tė ndryshonin zakonet a veprimet e njerėzve, me qėllim qė tė mos e nuhaste askush erėn e komplotit dhe tė rrezikut. Askujt nuk do t’i shkonte ndėrmend se nė errėsirėn e natės do tė kishte njė tė keqe tė tillė. Kėshtu do tė vepronin kurejshėt, me qėllim qė t’i mashtronin njerėzit. Por ata nuk mund tė mashtronin Allahun. Allahu ua mbylli rrugėn, kur ata nuk e prisnin. Xhebraili zbriti dhe e njoftoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr komplotin e kurejshėve dhe e lejoi qė tė shpėrngulej. I caktoi edhe kohėn kur do tė nisej dhe i tregoi planin e kundėrpėrgjigjes ndaj kurthit tė kurejshėve: “Sonte mos fli nė shtratin ku ke fjetur mė parė”,- i tha Xhebraili. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nga shtėpia nė mes tė ditės, kur njerėzit po pushonin nėpėr shtėpitė e tyre dhe shkoi tek Ebu Bekr Es Sidiku. Aty caktoi planin pėr imigrim. Pėrgatiti mirė dy devetė dhe pagoi Abdullah ibn Erhajd el Lejthin, qė ishte nė fenė e kurejshėve, qė ta kishin udhėrrėfyes. Abdullahu i njihte shumė mirė rrugėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e lanė tė takoheshin me tė nė malin Theur, pas tri netėsh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi punėt e tij tė pėrditshme, si zakonisht, nė mėnyrė qė askush tė mos e kuptonte se ai po pėrgatitej tė emigronte a pėr ēfarėdo pune tjetėr e tė mbrohej nga ajo, qė kishin vendosur kurejshėt. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte bėrė zakon tė flinte nė fillim tė natės, pas namazit tė jacisė, kurse nė gjysmėn e fundit tė natės shkonte te Xhamia e Shenjtė dhe falte namazin e natės. Atė natė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la Aliun nė shtratin e vet dhe i tha atij se nuk do t’i ndodhte asgjė e keqe. Kur ra nata dhe njerėzit ranė nė gjumė, erdhėn komplotistėt fshehurazi te shtėpia e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e rrethuan atė. Aty, nė shtratin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) panė Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tė mbėshtjellė me njė pelerinė tė gjelbėr. Menduan se ishte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe filluan tė krenoheshin e tė mburreshin. Pritėn sa tė ēohej, qė t’i vėrsuleshin e ta vrisnin. Allahu i Madhėruar ua dha idhujtarėve pėrgjigjen e kurthit, qė kurdisėn kundėr Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), duke thėnė: “Ata qė nuk besuan, thurnin kurthe kundėr teje tė tė ngujonin ty, tė tė vrisnin ose tė tė dėbonin. Ata bėnin plane dhe Allahu i asgjėsonte, se Allahu ėshtė mė i Miri Asgjėsues i dredhive.” (8:30)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė