Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-12, 23:12   #2
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Intervistė me Zhizhekun

Po sigurisht qė unė jam kundėr dhunės nė kėtė stad.
O Zot! S’jam i ēmendur.

Por mund t’ju citoj: “Unė pėr vete jam i
mendimit qė t’i dėrgojmė intelektualėt
antibolshevikė nė njė vend me njė vendim tė
justifikuar deri ne fund” [nė 1922 intelektualėt
sovjetikė qė u gjykuan jokonform me
ideologjinė u transportuan drejt Gjermanisė].


O zot! Po askush nuk u vra! Ata veē i grumbullonin
intelektualėt – dhe e gjitha kjo nė mėnyrė shumė
humane – dhe i dėrgonin nė njė vend tjetėr.
Njėkohėsisht nuk jam duke thėnė se bėhet fjalė pėr
njė akt superdemokratik. Por nėse do tė kemi tė
bėjmė vetėm me kėtė lloj dhune duhet tė
falėnderojmė qiellin…

E njėkohėsisht duket mjaft e ēuditshme qė njė
filozof pėrshėndet faktin qė intelektualėt
dėrgohen nė ekzil.


Po, por ndershmėrisht qė kėtė lloj dhune jam gati ta
kaloj, jam gati tė jetoj me tė.

Ju shkruani qė “terrori, dhe jo humanizmi,
ėshtė alternativa e vetme premtuese”. Si duhet
ta kuptojmė kėtė?


Ēfarė ėshtė pėr mua liria autentike? Liria autentike
nuk ėshtė mundėsia pėr tė zgjedhur midis njė
ėmbėlsire me luleshtrydhe dhe njė ėmbėlsire me
ēokollatė. Mendoni sikur jetojmė nė 1945 dhe ju
thonė kėtė: duhet tė organizojmė njė aksion kundėr
nazistėve. Dhe ju e dini fare mirė qė nėse
pėrgjigjeni, po, ju rrezikoni jetėn tuaj dhe jo vetėm
kėtė, po edhe jetėn e fėmijėve tuaj tė dashur. E siē
vėrehet nuk bėhet fjalė fare pėr njė lojė. Dhe ky mik
nuk ju thotė qė keni zgjedhje. Ai thotė qė duhet ta
bėni, qė ėshtė fjala pėr njė detyrė. E nėse nuk ėshtė
ky terrori, atėherė… Ajo qė unė them ėshtė qė nė
njė formė nė tmerret e kėtij lloji – jo vetėm nė
terroret policore, por edhe nė ato ku bota juaj ėshtė
dy gisht afėr zhytjes, nė kuptimin ku vini gjithēka nė
lojė – ju jeni tė lirė. Njė akt autentik lirie nuk ėshtė i
kuptueshėm veēse nė terror.

A mendoni se ne ndodhemi nė njė situatė tė
tillė?


Gjėja mė e rrezikshme qė mund tė bėjmė nė njė
situatė krize, ėshtė qė tė jemi tė mahnitur deri nė
mpirje nga kriza, ta shohim tė veshur me madhėshti
para sė cilės s’mund tė bėjmė asgjė: O zot! Fundi
ėshtė afėr! Jo, jo ,jo nuk po ju tregoj versionin
marksist tė kėsaj profecisė maja qė thotė se viti
2012 shėnon vitin e fundit. Them vetėm kėtė: ka njė
lloj tė pashkuare qė po krijohet. Dhe nė kėtė rrugė
nuk mund tė vazhdojmė.

Tė flasim pak pėr lėvizjen « Occupy Wall
Street ». Ata janė duke bėrė aktivizime tė
vogla, po a ka rrugė tė hapura drejt
ndryshimeve tė vėrteta? Apo ata janė njė pjesė
e problemit?


Me kėtė pyetje tė bėrė nė mėnyrė pak ironike, unė
jam stalinist. Po ama kėtu jam shumė modest. Ja
diagnostika ime pėr “Occupy Wall Street”: kjo
lėvizje ėshtė e rėndėsishme sepse pėr herė tė parė
nė Shtetet e Bashkuara kemi njė lėvizje sociale qė
nuk luan ato lojrat e vogla klasike qė janė qė
pėrngahera: tė luftės kundėr racizmit apo kundėr
borxhit tė shkaktuar nga spekulimi. Njerėzit kanė
kuptuar qė diēka nuk shkon nė kėtė sistem. Por nuk
e dua sloganin, “kapitalizmi financiar ėshtė fajtor”.

Pse nuk e dashkeni?

Problemi shfaqet si vijon: ēfarė i lejon, nė logjikėn e
themelit tė sistemit kapitalist tė kohėrave tona,
kapitalizmit financier tė reagojė ashtu siē reagon?
Dhe kėtu kuptojmė se sistemi ėshtė ngritur mbi
pėrplasje. Bankierėt kanė qenė gjithnjė tė kėqij –
mos ta hedhim pėrgjegjėsinė mbi bankierėt e sotėm!
Ėshtė budallallėk! Mė e keqja qė mund tė bėjmė sot
ėshtė ta moralizojmė krizėn.

E ēfarė keni kundėr moralizimit?

Fuck it! Po s’bėhet fjalė pėr njė krizė morale tė
pastėr dhe tė thjeshtė. Kriza financiare ėshtė dalja e
fundit e komunistėve kundėr Fukuyama-n. Gjithēka
ndodh se sikur me mijėra menaxherė tė kapitalit
global tė ishin ish-komunistė, do tė kishin
funksionuar nė perfeksion! Mirė, tani ana jo edhe aq
e mirė: unė mendoj qė kuptimi i kėsaj lėvizjeje
kontestuese ėshtė pastėrisht negativ. Ata kanė
hapur njė hapėsirė tė re – mirė, edhe tani ē’ka do tė
ngjajė? Do tė presim dhe shohim! Sa herė qė kam
shkuar t’i bėjė vizitė lėvizjes “Occupy”, e kam bėrė
qė tė kem mundėsi tė iki sa mė shpejt qė tė ishte e
mundur. Reagimi im ishte: ju lutem, mė lejoni tė
‘zbrazem’ pėr tė mundur mė sė paku tė ruaj disa
iluzione.

Si thoni, a janė shtetet demokratike nė gjendje
t’i zgjidhin kėto probleme? Apo demokracia
nuk ėshtė forma e duhur e qeverisjes pėr tė
ndėrmarrė reformat qė duhen?


Mė lejoni tė qartėsoj njė pikė: nuk jam duke luajtur
lojėn marksiste, dhe as nuk kam qėllim ekzekutimin
e demokracisė formale pėrpara asaj reale. Dhe as
nuk pretendoj qė demokracia qė kemi ėshtė vetėm
njė demokraci formale. Gjėja e parė qė mėsojmė kur
lexojmė Hegelin ėshtė se forma ka rėndėsinė e saj.
Njė ide bazė nė filozofinė hegeliane ėshtė se forma
nuk ėshtė asnjėherė vetėm formė.

Atėherė forma jonė e demokracisė nuk ėshtė
ajo qė i shkon pėr shtat luftės ndaj
kapitalizmit?


Jo, jo, jo, unė mbėshtes tėrėsisht tė kundėrtėn!
Sigurisht qė ne kemi liri formale, por ama kjo ėshtė
hapėsira e vetme e lirisė qė ekziston akoma. Nėse do
tė shkrini demokracinė formale nuk ėshtė se do tė
fitoni demokracinė reale, por do tė humbni edhe kėtė
qė keni. Hapėsira e vetme e lirisė qė disponojmė
qėndron midis demokracisė formale dhe formės sė
vėrtetė qė ka grumbulluar dhe adoptuar liria qė na
mungon. Problemi ėshtė qė tė dimė si tė mbijetojmė
nė mbretėrinė e gjithėpushtetshme tė parasė duke
mbrojtur lirinė tonė. Ky ėshtė njė problem serioz.
S’blej nga kėto shprehjet marksiste tė gatshme:
Vergesellschaftung, pėr shembull, “shoqėria” ose
“kolektivi”… Ha! Ha! Me ēfarė do tė ngjante kjo?

Forma ėshtė pra pėr ju ēelėsi?

Absolutisht!

Por ju shkruani: “Ajo qė pengon sot vėnien e
kapitalizmit nė pikėpyetje radikale ėshtė
besimi nė format e luftės demokratike kundėr
kapitalizmit”.


Mund ta formuloj kėshtu: unė e urrej majin e 1968-
s. Shumė liri, shumė argėtim dhe humbje. Por diēka
mund tė shpėtohet dhe mbartet, mesazhi qė politika
mund tė gjendet edhe nė sferat ku – ju i njihni ato
historitė idiote mbi individualen-qė-ėshtė-politike…
ne s’duket se kemi pėr tė thėnė shumė mbi
subjektin, por disa gjėra ekzistojnė, mbivendosja e
dhunshme e marrėdhėnieve nė familje, ajo qė
ndodh nė uzina…nė tė gjitha kėto ēėshtje unė shtroj
pyetjen e politikes dhe tė lirisė. Ja problemi mė i
madh: jo rrėzimi i demokracisė formale, por si t’i
integrojmė njėkohėsisht proceset demokratike nė
kėto sfera?

Po atėherė situacionistėt kishin tė drejtė, ajo
qė kemi nevojė ėshtė revolucioni i pėrditshėm?


Jam i fiksuar nga kjo ide, po jo nė sensin e
gjashtėdhjetetetės: po ja edhe sikur tė shkonim tė
putheshim tė gjithė bashkė te sheshi i tregut…jo!
Ajo qė dua tė them – dhe ky ėshtė pozicioni im serioz
-, ėshtė, qė asnjėherė s’kam qenė vėrtet i interesuar
pėr ata qindra dhe mijėra njerėz qė mblidhen nė
rrugė pėr tė proklamuar fort nė rrugė solidaritetin e
tyre. Kjo s’vlen! Ajo qė mė intereson ėshtė dita mė
pas: ku ėshtė ditėn tjetėr momenti ynė i solidaritetit,
ku do tė qajmė tė gjithė sė bashku? Si ta pėrkthejmė
tė gjithė kėtė nė jetėn e pėrditshme? Kjo ėshtė ajo
qė i trembem kur shoh kėto lėvizje protestash. Isha i
ftuar nė Athinė pėr tė mbajtur njė fjalė tė shkurtėr
frymėzuese. U thashė: deri tani, gjithēka qė keni
bėrė ėshtė veē pėr tė pasur njė kryeministėr tė sė
majtės sė moderuar, por ju keni njė teknokrat
pėrpikmėrisht neutral dhe njė qeveri qė numėron
edhe fashistė nė gjirin e saj.

Po, si do tė donit ta kanalizonit kėtė energji?

A mund t’ju jap njė pėrgjigje brutale qė do t’ju
ēudisė? S’e di. Dhe besoj qė sido qė tė jetė kam tė
drejtė tė kem opinionin tim. Refuzoj t’i dorėzohem
impresionimit tė shantazhit tė vjetėr konstruktiv tė
sė majtės apo komunizmit: ju nuk jeni i autorizuar tė
bėni as edhe njė gjysmė vėrejtjeje kritike nėse nuk
sillni njė projekt tė plotė dhe perfekt tė… s’ e kam
njė preciz. Pėr ta thėnė copė: ishte e qartė pėr mua
qė problemi i komunizmit duhet tė zgjidhet nė njė
mėnyrė apo nė njė tjetėr dhe kjo ėshtė gjithēka qė
mund tė them.

Dhe vijmė te pyetja e fundit…

Pse doja ta vrisja shokun Stalin? ( qesh)

Pse disa persona ju vėnė nė njė piedestal ? Ata
duan qė ju t’i prini?



A nuk ėshtė shumė e dukshme qė argėtohem nė
mėnyrė tė ndėrgjegjshme me veten? Qė nė
vazhdimėsi luaj klounin?

Ju numėroni minimalisht rreth njėzetepesė
libra. Ēfarė ėshtė tė shkruarit pėr ju?



Kėtė e urrej vėrtet. Asnjėherė nuk ndodh kėshtu : tė
ulem dhe tė them, tani do tė shkruaj. Por luaj nė
fakt. Hedh ide ne letėr, e zhvilloj dhe them: nuk janė
gjė tjetėr veēse ese. Pastaj vjen njė pikė dhe them:
gjithēka ėshtė kėtu. Mjafton vetėm qė ta organizoj
gjithė kėtė. Po e shikoni hilenė: i pėrgatis gjėrat mė
parė dhe ma pas mė mjafton vetėm t’i organizoj. Ka
njė para-shkruarje dhe pas-shkruarje por asnjėherė
shkruarje pėr tė shkruar.

Pra s’ka asnjė instancė kritike te ju?


Pikės i re. Asnjėherė nuk them: tani do tė shkruaj.
Do tė ishte e tmerrshme pėr mua.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė